Ahmetaj krahason borxhin publik dhe të ardhurat me qeverisjen Berisha dhe shifrat flasin ndryshe

5 Nëntor 2015, 18:26Ekonomia TEMA


Arben Ahmetaj ka bërë një krahasim të borxhit publik që la Berisha dhe të ardhurave në buxhet dhe shifrat flasin për një situatë të pazakontë

“Kur e morën detyrën, mungonin në buxhetin e shtetit mbi 200 milionë dollarë; kur e morëm prisnim që në thesar të paguheshin (por nuk paguheshin nga qeveria e atëhershme) 90 milionë dollarë fatura, mes tyre edhe fatura të medikamenteve dhe fatura të rëndësishme të spitaleve të cilat e kishin të kthyer atë shërbim në një shërbim non-eksiztent për qytetarin. Në të njëjtën kohë kishte një situatë rritjeje të borxhit, borxhi kishte shpërthyer me kohë mbi 60%, që ishte rënë dakord që të ishte nivel më i lartë i borxhit publik dhe mbi të gjitha kishte një faturë afërsisht 726 milionë dollarë borxhesh që nuk i ishin paguar ndërmarrjeve , kompanive private apo edhe për faturat e shërbimeve publike, borxhe të cilat nuk ishin llogaritur në borxhin publik të atëhershëm. Ekonomia kishte marrë të tatëpjetën dhe rrezikonte me datë, që nëse ne nuk do të kishim ndryshuar asgjë dhe të vazhdonim të numëronim çdo ditë në të njëjtën mënyrë siç keni numëruar ju, në 23 tetor të 2015, nuk do të kishte para për të paguar rrogat, pensionet apo shërbimet publike. Kjo është një vërtetë e madhe dhe e patjetërsueshme pavarësisht çfarë diferencash kemi për filozofitë ekonomike të njërës apo tjetrës palë. Po flasim për fakte dhe këtë të mirë e ka buxheti faktik, të kthen pas në kohë dhe të skanon vërtetësinë e atyre që i ke marrë si supozime dhe të gjykon për atë që ke gjetur dhe atë që ke bërë.

2013 u mbyll me një rritje ekonomike 1% dhe kishte më se shtatë vite që ekonomia binte çdo ditë. Duhet ta dini, kjo nuk është debat mes pozitës dhe opozitës, është një e vërtetë me qytetarin shqiptar për të kuptuar sesa afër greminës kemi qenë dhe çfarë duhej të bënim që ta kthenim kahun e ekonomisë në drejtimin pozitiv ashtu sikurse statistika dhe fakti tregojnë.

Të ardhurat. E para, kur pretendoni se keni mbledhur 3.3 miliardë dollarë për katër vjet rresht, asnjë cent më shumë nuk keni mbledhur dot. I keni mbajtur biznesit minimalisht 220 milionë TVSH të parimbursuar. Edhe sipërmarrjen e keni varfëruar akoma më shumë dhe e latë të përplasej në dyert e bankave me kredi me nga 12% interesa në kurriz, pra dyfishim i varfërisë për një vit.
Ne kemi mbledhur aq sa ju keni tentuar të mblidhni në pesë vite. Pra shuma e rritur e juaja në pesë vite, u mblodh për një vit nga administrata fiskale dhe nga kjo qeveri, për të treguar efektivitetin që keni pasur në administrimin e taksave.
Çfarë ndodhi në 2014? 2014 ishte një vit i vështirë që frenoi rënien ekonomike dhe riktheu rritjen. Nëse në 2013 ekonomia u rrit diku tek 1%, në 2014 u dyfishua ritmi i rritjes në 2.1%. unë e theksoj dhe do vazhdoj ta përsëris deri ditën që ekonomia të kapë rritjen në vlerat e 4%, që nuk është e mjaftueshme. Por është dyfishi i ritmit. ashtu siç e keni lënë do duhen vite e vite për ta ndryshuar dhe prandaj ne kemi një program të qartë edhe për atë që kemi bërë dhe buxheti faktik 2014 e tregon qartë në shifra se çfarë është bërë.

Injektimi në ekonomi. E kishit lënë vendin pas asnjë kokërr leku. Brenda një viti, u injektuan në ekonomi 1.1 miliardë dollarë vetëm nga pjesa e investimeve dhe shlyerjes së borxheve. Llogaria kapitale së bashku me fondin e zhvillimit të rajoneve shkonte 800 milionë dollarë të hedhura në ekonomi dhe afërsisht 350 milionë dollarë shlyerje borxhesh, bëjnë pak më shumë se 1.1 miliardë dollarë. Nga ana tjetër, pak më shumë se 1.1 miliardë dollarë kanë qenë nga ana tjetër investimet e huaja pa numëruar këtu privatizimet, siç e keni bërë ju, pra në total 2.2 miliardë dollarë në një moment kur sistemi bankar mos e harrojmë që kishte një rritje të kredive të këqija në 25% për shkak të një trashëgimie që e keni lënë ju”, tha ai.

14 komente në “Ahmetaj krahason borxhin publik dhe të ardhurat me qeverisjen Berisha dhe shifrat flasin ndryshe”

  1. yrjana says:

    Qeveria e berishes e la kte vend ne gremin ekonomike se ne 8 vjet nuk u morr per halet e popullit por vetem per te mbush interesat personale te femijve edhe te klaneve qe ishin mbas tij!

    1. klajdi says:

      eshte e rendesishme qe ekonomia po shkon ne shinat e duhur edhe nuk po vazhdon ne renie te lire.u ndermerron reforma qe ishin te dhimshme per ekonomine e vendit si ajo e luftes kundra informalitetit edhe asaj ne energjitike por me nje perfundim te mire qe do ti sherbej ekonomise se qytetarve neser!

      1. liza says:

        Punen e mire qe qeveria ka bere per ekonomine e vendit e tregojne edhe raportet e bankes europiane per zhvillim edhe rinderitim. ku ne saj te reformave qe kjo qeveria ka ndermarr parashikohet nje rritje pre 3.3 perqind per 2016!

        1. andi says:

          Zoti minister vazhdoni kshu sic jeni se jeni ne rrugen e duhur reformat qe po ndermerrni jane per te miren e ktij vendi edhe pse opozites nuk mund ti pelqejne. ashtu cic e lane ato vendin ne 2013 qe ishte e barabarte me katastrofen nuk mund te vazhdohej me. ky vend duhet te eci perpara duke patur nje ekonomi te qendrueshme edhe jo nje ekonomi ne renie te lire!

      2. flori says:

        Qe do kete pakenaqesi kjo esht e sigurt de nuk duhet te harrojme qe ky popull ishte mesuar ne informalitet per kaq shume vite. Nuk eshte e lehte te pershtatet me kushtet e reja ekonomike e As e ka te lehte te kuptoj qe ato detyrime qe po paguan po per veten e tij i ka .
        Por Reformat duhet te vazhdojne sado te veshtira te jene per te gjithe ne .. fundja te gjithe nje shtet ligjor duam.

      3. Arjon says:

        Berisha kte pune ka patur gjith kohen ! Ky dhe langot e tij. Vetem te mashtrojne e te vjedhin dine. Ua ka marre doren i gjith populli nuk I beson me njeri.
        Pastaj si mund te dale PD tani te beje eksperTin e ekonomise ku keta vete e katandisen vendin ne kte far feje ku ndodhet sot!!

  2. Kostandini says:

    Ore vazhdoni reformat se Berisha ate pune ka. E zhyti vendin ne rrumpalle e tani llomotis lart e poshte. Masat e marra te vazhdohen e te dergohen deri ne fund. Vetem nepermjet formalizimit te ekonomise ne teresi do mund te ecim perpara. Kete nuk e kemi shpikur ne por keshtu ka vepruar e gjithe europa e zhvilluar.

    1. gjyshi says:

      E verteta eshte se keqqeverisja tete vjecare e te djathtes vetem sa e zgjeroi edhe me shume gropen e hapur. Kujtojme qe qeverise aktuale iu desh te merrte borxh ne menyre qe te paguante borxhin e fshehur te cilen qeveria Berisha kishte akumuluar. Rruge, rruge, rruge, ishte motoja e z. Berisha, por kompanite qe ndertonin rruget nuk ishin paguar. Per te mos folur pastaj per sektoret e tjere.

      1. Patrioti says:

        Reformat shoqerohen me pakenaqesi pasi prekin pjesen derrmuese te qytetareve. Mirpo shume shpejt do japin edhe efektin e tyre pozitiv. E kujtojme te gjithe informalitetin ne energjitike, gropen e krijuar ne KESH, situata sot eshte krejt tjeter. Po ashtu lufta ndaj informalitetit do sjelle me shume te ardhura ne buxhetin e shtetit gje qe perkthehet ne me shume investime per qytetaret.

    2. Donald says:

      Ne duhet te kuptojme diçka . Jo vetem ne vendin tone po ne çdo vend tjeter te botes pavarsisht shkalles se zhvillimit te tyre, ne momentin qe vihet ne pune nje reforme e re , gjendja veshtiresohet per te gjithe dhe sigurisht qe edhe njerez qe e kundershtojne ka plot por kjo nuk do te thote qe Reforma esht e gabuar. Aq me pak ne nje vend si I yni ku nje aksion I tille ekonomik ishte mese i nevojshem.

  3. ▌sit..back..and relaks ▌ says:

    ath si shpjegohet kjo deshire per ikje masive per shkaqe ekonomike nga shqiperia kur ekonomia qenka rritur me dyfish. kur ju paskeni mbledhur ne 1 vit sa ka mbledhur saliu ne 5 vjet. si shpjegohet renia e konsumit, keqesimi i klimes se biznesit, uljet nga te ardhurat ne dogana etj etj. ore budallenj i dini njerezit ju. ka nje menyre matje shume te mire populli, shikon portofolin kur merr rrogen dhe e shikon per sa dite i zbrazet, e cfare fut ne shtepi me ate rroge, nqs fut me shume dmth eshte mire nqs fut me pak dmth eshte keq, e kam pershtypjen qe njerezve po ju zbrazet portofoli gjithmone e me shpejt e duke futur gjithmone e me pak produkte ne shtepi. ca kuptimi ka rritja ne shifra e ekonomise kur kjo nuk perkthehet ne mireqenie per popullin. sme rruhet fare sa taksa ke mbledhur, me intereson sa eshte rritur konsumi, fitimi dhe te ardhurat per shumicen e shqiptareve.

  4. elton says:

    Patrioti qenka 1 nga 150 spiunet e tatimeve

  5. klea says:

    Ahh vetem kur e kujton se ne cmenyre e katandisi Berisha vendin , te dhimbset shqiperia dhe ky popull ne kulm. Te mendosh qe ne vetem punonim nderkohe Berisha dhe klani i tij vetem mbushnin xhepat ne Kurriz in tone !!
    Plehra qe duhen zhdukur nga faqja e dhe ut e jo me te dalin ne media e aq me pak te jap “mend” per ekonomine.

  6. Ajaxs says:

    Socialiste qorra. Berishen po e shajme tani, por ndertimet qe beri qeveria Berisha si Autostradat dhe asfaltimin e rrugeve te Fshatrave , qeveria Rama do 5 shekuj qe ti beje. Qeveria Rama per 2 vjete e gjysem nuk ka bere 1 Km autostrade. Qeveria Rama duhet lavderuar per prishjet me Dinamit, per shkaterimin e SHqiperise. Pyesni Qytetaret se kur kan jetuar me mire ? Ne qeverin Berisha apo qeveri Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje