Ekspertët e ekonomisë: Dimër i vështirë për ekonominë shqiptare

5 Nëntor 2015, 17:31Ekonomia TEMA

Fushata sensibilizuese e iniciuar nga FLE ka zhvilluar ditën e djeshme takimin e rradhës duke u fokusuar në nevojën e reformave reale dhe jo aksioneve për vjeljen e detyrimeve tatimore.

Një dimër i vështirë parashikohet për ekonominë shqiptare. Ishte ky shqetësimi i ngritur gjatë takimit të dytë të organizuar nga Fondacioni për Liri Ekonomike në kuadër të fushatës sensibilizuese “Jo taksa të shumta! Jo taksa të larta! Jo ndryshimeve të shpeshta!”. Drejtori Ekzekutiv i FLE, Besart Kadia, vuri theksin në përdorimin e policisë për vjeljen e taksave si koncepti më i gabuar që dëmton partneritetin mes shtetit dhe biznesit. Duke iu referuar të dhënave mbi informalitetin nga Banka Botërore, Kadia tha se “Në Shqipëri 40% e firmave mendojnë se informaliteti përbën problem. Në dukje një shifër e lartë, nuk është edhe aq po ta krahasosh me vende të tjera të Ballkanit që janë edhe antare të BE si Kroacia me 48% dhe Bullgaria që e ka këtë shifër 59%. Argumenti kryesor i qeverisë është se informaliteti është kufizuesi kryesor i konkurueshmërisë, por vetëm 19% e bizneseve shqiptare e shohin këtë si problem real ndërsa në Bullgari fenomeni është më shqetësues pasi kjo shifër shkon në 32%.”

E pranishme në tryezë, Marinela Jazaj, Drejtore Ekzekutive e Shoqatës së Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA) u shpreh se ka munguar opinioni i biznesit në aksionet që qeveria po ndërmer dhe shumë prej masave që po zbatohen janë të papërballueshme nga biznesi i vogël. “Gjatë muajit maj në kemi nxjerrë disa rezultate mbi një vëzhgim që bëmë për 90 kompanitë më të mëdha në vend. Në fakt informaliteti ka qenë pika e dytë më shqetësuese pas sistemit gjyqësor. Ky fakt iu prezantua qeverisë që atëherë dhe në shtator ishim në pritje të një reforme që bazohej në konsultimin e gjerë me biznesin dhe jo një aksioni. Në fakt një komunikim i tillë mungoi aq më tepër për ligjin e procedurave tatimore”, u shpreh Jazaj duke theksuar pozicionimin e FIAA në krah të formalizimit të ekonomisë por në një masë më të butë për të shmangur pikërisht panikun e përhapur.

Ndërsa në këndvështrimin e Arben Malajt, janë tre problemet kryesore që shoqëria shqiptare po përballet sot: papunësi, pabarazi dhe populizëm. Duke sjellë në vëmendje edhe rastin e Estonisë, zoti Malaj më shumë se në madhësinë apo llojin e taksave e përqëndroi vëmendjen në administrimin e të ardhurave tatimore. Gjithashtu ai tha se zgjidhja e shumë problemeve duke iu drejtuar gjykatës është e dëmshme për ekonominë prandaj nevojitet një administratë që të jetë e angazhuar realisht për t’i shërbyer biznesit.

Erjon Uka

3 komente në “Ekspertët e ekonomisë: Dimër i vështirë për ekonominë shqiptare”

  1. Jobi says:

    Te dhjefsha expertet dhe ekonomin shqiptare qe nuk egziston fare nje thes fasule i fhua fukarallikut bej me ten

  2. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Ne kete dimer,”per here te pare” ne veshtiresi,ekonomia shqiptare !
    Ekonomistet shqiptare,nuk jane te edukuar,per te pranuar trasparencen reale,te ekonomise shqiptare.
    Malaj nuk del dot jashte ambicjeve personale politike,ekonomia jone,vazhdimisht ka qene “e semure”,problematike,ku akrobacite e shifrave,bejne show e rradhes,sipas orekseve te titullarve.
    Shqiptaret,po presin,mes drithmave,”uljen e standartit te mirqenies” !
    Si su lodhen, keta sharlatane analiste,ku Shqiperine e duan si “hoaz” ne shkretetire,te lulezoj,duke parakaluar ekonomite me te fuqishme evropiane !

  3. nini says:

    Me palo ekonomiste te Kopit si Kadia ,qe informalitetin nuk e quan problem kyc te ekonomise dhe te konkurences se ndershem Shqiperia falimentin sikuse e la Saliu ne 2013 .Mos u merni me loqe se ekonomia pa pagese taksash nuk ka as konsum .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje