Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri priti sot në një takim Drejtoreshën për Europën Juglindore në Bankën Botërore Ellen Goldstein.
Ministri e informoi zyrtarën e Bankës Botërore në lidhje me ecurinë e reformës në sektorin energjitik.
Ne vlerësimin e ministrit Gjiknuri, reforma është duke i dhënë efektet e veta pozitive në sektor ashtu sikurse ka patur një mbështetje edhe prej qytetarëve të cilët i janë bashkuar ligjshmërisë në konsumin e energjisë elektrike.
“Nga një sektor gërryes i financave dhe Buxhetit të Shtetit, tanimë sektori energjitik ka filluar të kontribuojë në ekonominë e vendit”, u shpreh Gjiknuri.
Ministri theksoi se humbjet në rrjet është arritur të ulen në nivelin 31%, niveli i arkëtimit të faturave korente është rritur ashtu sikurse janë arkëtuar gjatë këtyre dy viteve edhe rreth 200 milion euro nga borxhet e prapambetura.
Gjiknuri sqaroi se tanimë qeveria po punon për modelin e ri të tregut, liberalizimin e sektorit të energjisë dhe projektin për krijimin e bursës së energjisë në Shqipëri.
Drejtoresha e Bankës Botërore, zonja Goldstein vlerësoi maksimalisht rezultatet që reforma në sektorin energjitik po jep. Sipas saj, zgjidhja e shpejtë e konfliktit mbi statusin e kompanisë së shpërndarjes ishte veprimi i duhur për t’i hapur rrugën investimeve dhe reformimit të sektorit.
Ndërsa u ndal në projektin e rimëkëmbjes së sektorit energjitik, zonja Goldstein e cilësoi shumë të mirë ecurinë e reformës së ndërmarrë. Sipas saj, efektet e reformës do të bëhen edhe më të prekshme me përmirësimin e shërbimit ndaj konsumatorëve.
Normal qe e pergezon,fitoj bb edhe nje kredit nga qeveria jone per te paguar 400 million et e Cez-it! Normal qe gezohet kjo cdo here qe i rase shqiptaret ma shume ne borxh,se nga keto borxhe jeton kjo ne kurriz te popullit tone!
Cdo bre do na pergezojnekur te marrim borxhe,edhe pse ashiqare duhet se nuk kemi me cka me paguar borxhet!
Lili je gruaja e Sales je ti?! Apo Lili tjeter. Ti qenke per te shpallur Banken Boterore pushtues imperialist. ha ha ha. I ke paguar faturat e dritave?
po vetem injorantet shqiptare hajdute te energjise nuk e kuptojne qe energjia paguhet
Shkoni fjalet e saj ‘investimi’ dmth hazar e paskan oferten per borxhin tjeter!
Po per TEC-in e Vlores folet more….se si BB me Salen ja futen Vlonjateve dhe e ndertuan n plazhin me te mire…pastaj ja futen tere shqiptareve se nuk u vu asnjehere ne pune e paguam 100 milion euro. Banka e Batakcinjeve
gjakpiresit e BB pergezojne ministrat tane qe kane ulur breket deri ne fund duke shitur veten, vendin, dhe cdo gje tjeter dhe duke ja dorezuar barkmedhenjve te pa ngopur te BB shqiperine duke kerkuar borxhe pa kuptim dhe duke ditur pamundesine e shlyerjes se ketyre borxheve??????
O Shefi ik tek Shqupi merr tasin me fasule shpejt se ta perlajne shoket. Keshtu ndodh kur pelcet nga fakti se njerezit po paguajne energjine. Ata qe vidhnin le te presion pas ca vitesh ndoshta rikthehet Sala ne pushtet me parimin beni palle, vidhni e mos paguani asgje.
Elda! Si e mendon ti nje perfaqsuese e BB takon ministrin hajdut? Se te shkaravisesh si gruaja e Saliut apo SHQUPI e degjojme perdite. Jeton ti ne Shqiperi apo ne hene,shikon ti varferine ketu apo ? Ka hyre viti i trete i qeverisjes dhe qeverria na krahasohet me qeverine e Saliut (dikur na krahasonin me vitin 1939). Bravo Elda na e mbush dhe ti mendjen qe hallet e shqipetareve mbaruan me ministrin Gjiknuri.