Ministria e Financave paguan eurobondin 322 mln euro të emetuar në 2010

4 Nëntor 2015, 16:43Ekonomia TEMA

Ministria e Financave bën të ditur se ka paguar eurobondin e emetuar në vitin 2010.

“Më datën 4 nëntor 2015 ministria e Financave pagoi eurobondin e emetuar në vitin 2010.

Shuma e paguar nga ministria është 322.5 milionë euro, nga e cila 300 milionë euro është vlera e principalit dhe 22.5 milionë euro është kësti i fundit i interesit.

Fondet për pagesën u siguruan:

• 250 milionë euro nga një kredi (me garanci të Bankës Botërore) e marrë në tregjet ndërkombëtare;

• 50 milionë euro nga instrumente të emetuara në tregun e brendshëm.

Eurobondi me shumë 300 milionë euro u emetua më 4 nëntor të vitit 2010, me maturim 5 vjet dhe normë interesi 7.5% dhe ishte emetimi i parë i Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare të kapitalit me qëllim financimin e deficitit buxhetor”, thuhet në njoftimin e MF.

5 komente në “Ministria e Financave paguan eurobondin 322 mln euro të emetuar në 2010”

  1. Katunari says:

    Si gërqia….

  2. Tarrasi says:

    O sa mire paguajme borxhet me borxhe te reja.

    Te pakten na japin akoma leke borxh pavarsisht interesit te larte nuk jemi as keq sa Greqia.

    1. Jeto dhe ler te jetojne says:

      E si mund te paguhen ndryshe borxhet e nje shteti te varfer, pervecse me borxhe te reja?! Biles edhe shtetet e pasura si USA, Anglia, Gjermania vec sa i zevendesojne borxhet e tyre me borxhe te reja. Pastaj kemi edhe shembuj te shteteve si Greqia qe jo vetem qe borxhin e zevendesojne me borxh, por jane aq te “zgjuar” sa edhe interesat e borxhit i “paguajne” me borxh dhe biles ngaqe nuk i dalin taksat e mbledhura per te paguar vec te tjerave edhe “pensionet” e Turkofagasit me shoke, ja fusin edhe nje borxhi te ri shtese (mesatarisht rreth 25 Miliarda Euro ne vit). Dhe pastaj i thone Evropes: nuk kemi, i kemi ngrene te gjitha keshtu qe duam akoma me. Po c’te beje Shqiperia e shkrete qe nuk i eshte ngjitur si morr/plesht Evropes qe t’ja fusi edhe ajo me te njeten taktike si Greku!

      1. Tarrasi says:

        Mor byraze edhe une me ty jam por jo te marrim borxh dhe ti falim CEZ-it 600 Milione Euro

        Jo te marrim Borxh dhe te shesim 50% te koncesionit per scanim te mauneve qe ka vlere 150 Milion Euro per 5 mije lke te vjetra.

        Jo te marrim Borxh dhe te na vjedhin nepermjet hajduterve sic eshte Lulezim Basha ne ndertimin e rruges se kombit ku vlera e vjedhjes eshte 200-400 milion Euro.

        Jo te marrim borxh per te lare borxhet por per te investuar ne zhvillimin e rrjetit Energjitik ku njerzit Berishes mos na shesin energjine dyfish per dekata me rrradhe?

        Mund te vazhdoj keshtu gjithe diten te tregoj vjedhjet qe arrijne ne biliona EURO por shkurt muhabeti

        “Boll vodhet o qelebesira pushtetare te korruptuar deri ne palce. Boll ja faturuat jeten femijve te shqiptareve. Boll e shkaterruat kete komb. Nuk ikin njerzit nga vendlindja e tyre se kane qejf! “

  3. saimir says:

    ne kete gjendje qe eshte ekonomia jone duhen 10 miliard euro nga BE te cilat te injektohen ne ekonomine tone ne forme kredie nen mbikqyrjen e rrepte te BE. MOS TI LIHET NE DORE TE qeverise se pastaj behen rrush e kumbulla.kjo eshte zgjidhja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje