Banka e Shqipërisë ka vendosur që të ulë sërish normën e interesit duke e ulur me 0,25 përqind.
Norma e interesit zbret kështu në një rekord historik prej 1,75 përqind.
Kjo është ulja e 14-të radhazi që Banka i bën normës së interesit.
Në një njoftim të lëshuar nga Banka thuhet se Këshilli Mbikqyrës e vendosi këtë masë pasi mori në shqyrtim Raportin Tremujor të Politikës Monetare.
Pasi u njoh me zhvillimet më të fundit ekonomike, monetare e financiare në vend, si dhe në vijim të diskutimeve mbi ecurinë e pritur të tyre, Këshilli vendosi ta ulë edhe me 0.25 pikë përqindje të tjera normën bazë të interesit.
Perseri eshte shume e larte, ajo duhet te jete % interes, konsumatorit qe merr kredi duhet te paguaje per kredine jo me shume se 2% ne vit, ai qe merr kredi nuk merr kredi thjeshte dhe vetem per interes te tij, marrja e nje kredie eshte e nderthurur edhe me interesin e pergjithshem shoqeror, marrja e kredise deri ne 2% interes mund te coje ne rimbekemjen ekonomike te vendit, ku qytetaret po e braktisin dita dites per shkak te sistemit fiskal dhe mundesive drejte zeros qe ofron vendi me ligjet qe ka ne fuqi dhe shkalla teper e ulet e konsumit ne treg.
Kjo ulje eshte reciproke apo vetem per interes te bankes.
Pershembull: Une do te marr nje kredi x lek dhe interesi qe do ti jap bankes duhet te jete ulje 0,25pike ne perqindje, qe nuk e besoj te ndodhe.
Po BSh-ja e di qe edhe po ta coje ne negative normen, sic e kane bere vende te tjera, si p.sh. Suedia, serish bankat e nivelit te dyte do te vijojne te vjedhin me thase kete popull? Si nuk u kuptua nje here kjo ceshtje – kesaj t’i jape pergjegje BSh-ja.
Norma me e larte e fitimit, ne kohe krize, ulje konsumi, rritje taksash, ulje dergesash nga emigrantet, ulje investimesh te huaja, rritje te borxhit shteteror, ndodhi vetem ne nje sektor, ne sektorin bankar, dhe kjo per ato qe deklarohen, se fitimet individuale te drejtuesve te sistemit bankar as nuk kontrollohen as nuk maten, ato jane me shume se sa mendohet, mjafton t’i pyesni per pagen qe marrin, dhe per pasurite e paluajtshme qe kane, me emrat e tyre apo jo, dhe te jeni te bindur qe i kane blere “cash”, iu ka “falur” mami ose babi, ose kane ndonje kredi sa per te thene, se edhe kredine e paguajne “cash”.
Shume mire qe ulet norma e interesit nga BK ,por bankat e nivelit te dyte kane cuar ne minimum perqindjen e depozitimit ,qe sherbente per rritjen e konsumit ,dhe kane mbajtur perqindjen e kredise ne nivele te larta .Pra BK nuk i jep impuls ekonomise ,por varferon depozituesit ,dhe rrit riskun per kreditoret bisnesmen .Konkluzioni ndimohen bankat e huaja te nivelit te dyte dhe ekonomia nuk ka asnje te mire .Pse nuk i ulin Bankat e nivelit te dyte perqindjet e interesit per kredite ? Pse lejohen Bankat e nivelit te dyte ,qe me depozitat tona ,te kreditojne ekonomite e vendeve te tjera ? Ku eshte politika monetare e BK ,per te mbrojtur dhe ndihmuar ekonomine kombetare . BK me politiken qe po ndjek ,nuk po ndihmon ekonomine ,por Bankat e huaja .
Po sa per qind realosht paguhet ne shqiperi per te marr ktedi per shtepi?
Kush e din?