OSHEE: Nuk ka padi. Vonesa e pagesës, rumunët nuk plotësonin kriterin teknik

5 Nëntor 2015, 18:47Ekonomia TEMA

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka mohuar të ketë ndonjë padi ndaj saj, nga ana e kompanisë rumune “SC Aem”.

OSHEE kërkon të sqarojë se, nuk ka asnjë padi të ngritur ndaj shoqërisë.

OSHEE nuk është njohur nga gjykata me asnjë akt të pretenduar nga kompania rumune “SC Aem”, megjithatë, nga sa mësohet, kompania në fjalë ka paraqitur Kërkesë Për Sigurie Padie, dhe jo Padi për dëmin e shkaktuar.

Kërkesa për siguri padie, është një hap teknik ligjor drejt zgjidhjes së mosmarrëveshjes mes palëve.

Në lidhje me këtë fundit, OSHEE deklaron se i është përmbajtur detyrimit për të paguar kompaninë në lidhje me mallin. Vonesat kanë ardhur për shkak të mosrespektimit nga ana e kompanisë rumune në lidhje me plotësimin e dokumenteve teknike, të cilat nuk i zotëronte.

Së fundi, “SC Aem” e kanë plotësuar dokukumentin dhe shoqëria ka nisur shlyerjen e detyrimeve kontraktore”, thuhet në një reagim të OSHEE-së.

1 komente në “OSHEE: Nuk ka padi. Vonesa e pagesës, rumunët nuk plotësonin kriterin teknik”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Ta cojme ceshtjen ne Stratburg per 300 mije euro.. Me tutje ne OKB.. Eshte bere medja ku dhe pordhet duhen leshuar pa ze..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje