Shqipëria emetoi 450 milionë euro bonde sovrane sot me interes prej 5.75% dhe me afat maturimi pesë vjet, bëri të ditur Ministria e Financave.
Sipas njoftimit, 115 investitorë shprehën interesin për të vënë në dispozicion të Shqipërisë borxhe me vlerë të përgjithshme prej 750 milionë eurosh, nga të cilat, qeveria shqiptare pranoi 450 milionë euro.
Kjo është hera e dytë që Shqipëria emeton eurobonde. Herën e parë, në vitin 2010, Shqipëria emetoi 300 milionë eurobonde me kupon interesi prej 7.5%. Interesi më i ulët kësaj here duhet të interpretohet si rezultat i gjendjes së përgjithshme të ekonomisë botërore.
Borxhi i qeverisë shqiptare vlerësohet në B1 me parashikim të qëndrueshëm nga “Moody-s” dhe B me parashikim pozitiv nga S&P.
“Transaksioni përfaqëson një kthim triumfant në tregjet ndërkombëtare të kapitalit pas bondeve të para të emetuara më 2010, të cilat u maturuan më 4 nëntor dhe u ripaguan në përputhje të plotë me detyrimin”,- thuhet në një njoftim të publikuar “Deutsche Bank” dhe “J.P.Morgan”, bankat që udhëhoqën Shqipërinë në këtë dalje në treg.
Sipas njoftimit, 23% e këtij borxhi u mor nga kompani amerikane të regjistruara në parajsa fiskale, 30% nga blerës në Mbretërinë e Bashkuar dhe 46% nga vendet e tjera europiane.
Menaxherët e fondeve blenë 71% të bondeve ndërsa bankat dhe blerësit me pakicë morën pjesën tjetër.
Të 450 milionë eurot e marra borxh sot do t’i kushtojnë taksapaguesve shqiptarë rreth 26 milionë euro në vit në formën e interesave.
Shqipëria ka një portofol borxhesh prej 7.6 miliardë eurosh për të cilat paguan interesa vjetore prej 400 milionë eurosh në vit.
He me ju lumte !
Deri 5 breza pas nesh e kane te siguruar borxhin mbi kurriz.
Gjithe ato milliona borxh edhe asnje fabrique te hapur!
Do blejne makina te blinduara
Vetem keshtu mund te mbulojne gropen e madhe qe gjeten dhe zmadhuan duke rjepur shqiptaret, qe jane akoma tyryryry
Rams krenohet me kete borxh eshte nje arritje e madhe .
sa me shume borxhe aq me shume varferi.. edhe hajdute..
Me gjith kto milion euro munden mu bo 10 fabrika punsohen njerzit e nuk ikin azil viti 2015 turp.!!!si kosove si shqiperi shteti udhehiqet nga mafia ,hajnat te cilet mendojn vetem per veten e tyre dhe familjet e tyre personale.!
Problem nuk është sa borxh merr, problem është se ça bëhet me atë borxh? A është investim apo përdoret me ble makina?
Pse borxhi emetohet në euro, mbi vlerën e së cilës banka e Shqipërisë nuk ka asnjë kontroll?
Nga ekonomia nuk mar shume veshe, po nje gje e kuptojn shteti shqiptar po mer borxhe me interes shum te larte spania italia me interes1.5 kurse shqiperia 5.75. Dhe nje dicka tjeter un kam ca euro ne banke dhe raifajzen banke me jep interes 1 perqinte, pse shteti shqiptar nuk mer keto eurot e mia dhe de cdo shqiptari tjeter e te na japin interes 5 perqinte. Te fitojme ne fukarenjte po dhe shteti. 400 milhon euro interesa ne vit jan hsume per nje buxhet 3 miljarde sa e ka shqiperia.
Shteti shqiptar, pasi vodhi gjitshka qe mund te vidhte ne kete Shqiperine tone te varfer (i kini parasysh si i shiten, i dhane me koncesion etj gjithe pasurine e vendit), pasi e rropen mire e mire kete brez, po mendojne te vjedhin edhe brezat qe akoma s’e kane pare driten e diellit. Marrin borxh, e vjedhin, dhe “kusurin” apo interesat sic i thone me gjuhen e sotme ja faturojne atyre qe do vijne. E kuptoni cfare behet ne kete vend apo jo?! Mire qe e sotmja eshte bloze, por po i heqin cdo mundesi edhe te nesermes qe te jete me e mire.
Berisha mori me shume se 1 miliarde dollare per rrugen Durres-Kukes, edhe 400 milion te tjera per ate Tirane-Elbsan dhe e “ndreqi” ekonomine. Sikur gjysma e atyre parave te ishin shpenzuar per arsimin e bujqesine (qe ne fakt jane te vetmet fusha qe mund ta justifikojne marrjen e borxhit) sot do kishim shkolla me te mira, njerez me te ditur, ushqime me te lira e me te mira, e njerez me pak te varfer.
Fatkeqesisht edhe kjo qeveri po ecen ne hapat e asaj te pares. ah…veshtire se do vijne dite te bardha per kete vend. fatkeqesisht
Mos kini merak per borxhet. Deri ne 200 milion euro garanton vete Rama ose i vellai, 200 te tjera mund ti garantoje Basha.