Bankat shqiptare interes të lartë për Eurobond-in

6 Nëntor 2015, 16:04Ekonomia TEMA

Bankat tregtare dhe fondet e investimit në Shqipëri mësohet se kanë shfaqur interes të lartë për të blerë nga eurobondi shqiptar, që u emetua sot, nga i cili qeveria shqiptare siguroi 450 milionë euro.

Sipas burimeve nga bankat, interesi lidhet me kthimin e kënaqshëm nga ky investim, me yield-in final që rezultoi 6.875%, ndërkohë që kosto e depozitave e mbatjes së depozitave në euro është më pak se 1%. Bankat së fundmi po vendosnin paratë e tyre të lira në insitucionet financiare jashtë vendit me kthime tepër të ulëta, ose dhe negative, ndaj Eurobond-i është një alternativë shumë e mirë.

Arsyeja e dytë lidhet me lehtësimin që u është bërë nga banka e Shqipërisë.

Në qershor, institucioni monetar qendror miratoi një rregullore, që ulte ponderimin e rrezikut të bankave nëse blinin borxh në valutë nga qeveria shqiptare.

Sipas kësaj rregulloreje, nëse një bankë ble 1 euro bono të emetuar nga qeveria, investimi quhet me rrezik 0.5 euro në mjaftueshmërinë e kapitalit, ndërkohë që më parë ishte 1 euro.

Këto ndryshime lidhen edhe me kushtet kur financimi në monedhë të huaj i qeverisë shqiptare shihet si një mundësi e mirë investimi nga bankat, pasi përqendrimi i depozitave në monedhë të huaj është i lartë dhe kërkesa për kredi qëndron ende në nivele të ulëta.

Nuk bëhet ende e ditur shuma që kanë blerë bankat shqiptare nga totali i emetuar prej 450 milionë euro./ Monitor

1 komente në “Bankat shqiptare interes të lartë për Eurobond-in”

  1. eklipso says:

    Dmth banka e Shqipërisë u thotë bankave që të financojnë qeverinë me euro.
    Po sikur qeverisë ti mbarojnë eurot, kujt do ja marrë qeveria? Atyre që ndryshe futen në burg, natyrisht.

    Unë them që më mirë qeveria të legalizojë të vetmin produkt eksporti që mban vendin me euro, dmth kanabisin…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje