Presioni i lartë ndaj bizneseve nisur që nga 1 shtatori, kur qeveria nisi aksionin ndaj informalitetit rezulton të ketë frenuar aktivitetin ekonomik këtë muaj, siç e dëshmojnë pothuajse të gjitha statistikat zyrtare. Ndonëse qëllimi i qeverisë në luftën ndaj informalitetit, që është mbi 50%, është absolutisht i drejtë, debatet ishin të shumta mbi mënyrën si u zhvillua ai, si thirrjet se kjo është luftë, përqendrimin fillimisht te bizneset e vogla, ashpërsimin e gjobave, që hyjnë në fuqi nga 12 nëntori (ashpërsimet në Kodin Penal janë ende në diskutim), konsiderimin si fajtor vetëm të bizneseve, çka krijoi ngarkesë negative tek bizneset e individët, që rezulton se kanë frenuar konsumin dhe investimet, në një ekonomi që ishte tashmë e brishtë dhe ku zhvillimet e vetme janë lajmet e shumta për koncesionet në shumë fusha.
Kjo tendencë konfirmohet nga të dhënat e shtatorit, të publikuara zyrtarisht deri tani, që janë zhgënjyese dhe flasin për një frenim të ndjeshëm të aktivitetit ekonomik:
-Paraja gjithsej në qarkullim ka rënë me 4.5 miliardë lekë, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, duke reflektuar një ngadalësim të aktivitetit ekonomik në vend dhe shpejtësisë me të cilën qarkullon ajo, çka nënkupton tkurrje të vëllimit të aktivitetit fizik të prodhimit e tregtisë.
-Komisioni Europian paralajmëroi se konsumi do të jetë i dobët përsa kohë që individët dhe bizneset do të jenë të pasigurt derisa politikat e qeverisë të jenë të paqarta.
-Euro ka rënë në nivelet më të ulëta në gati dy vjet, duke zbritur poshtë 139 lekë në fund të javës së kaluar, teksa tregtarët kanë stepur aktivitetin e tyre dhe kanë reduktuar blerjet jashtë vendit.
-Importet në shtator ranë me 7.4%, duke paralajmëruar për konsum të dobët.
-Zyrtarisht në dy tremujorët e parë të vitit, konsumi ka rënë përkatësisht me 1.1 dhe 3.2% dhe sinjalet, nisur nga shifrat e deritanshme, janë që kjo tendencë do të vazhdojë.
-Banka e Shqipërisë rishikoi sërish së fundmi me ulje rritjen ekonomike në 2.5%, ndërsa BERZH i uli më tej pritshmëritë në 2.3%. Edhe rritja prej rreth 2.7% në 6 – mujorin e parë ka qenë e nxitur nga elementë rastësorë e të paqëndrueshëm, si energjia në tremujorin e parë dhe ndërtimi (nga punët publike në prag të zgjedhjeve) në tremujorin e dytë.
-Eksportet kanë qenë në pikiatë për gjithë vitin dhe për 9 – mujorin tkurrja ishte gati 4%. Rënia është gjithsesi më afatgjatë dhe e lidhur dhe me faktorë të tjerë, si humbja e konkurrueshmërisë së bizneseve, apo kërkesa e dobët, gjithsesi sipërmarrësit e këtij sektori tremben se nga aksioni rrezikojnë të goditen më shumë të ndershmit.
-Kredia e re për ekonominë ishte minimale në shtator, me huanë në euro që ishte në nivelin më të ulët të 10 viteve dhe atë në lekë, që nuk ishte parë nivele kaq të ulëta që prej 4 vitesh. Rënia e vazhdueshme e stokut të huasë në 7 nga 9 muajt e këtij viti është një tregues i qartë i frenimit të investimeve.
-Të ardhurat buxhetore për 9 – mujorin ishin 7 miliardë lekë më pak se plani i rishikuar me ulje në mes të vitit dhe në muajt në vijim pritet të ndryshojnë pak, pavarësisht vrullit të aksionit. Në kahun tjetër kjo nënkupton se financat do të jenë të detyruara të kryejnë më pak shpenzime për të ruajtur deficitin buxhetor të pandryshueshëm, duke hedhur më pak para në ekonomi./ Monitor
Te na rrojne patite sh.p.k. e Edit dhe te Ilirit!
qe do kete pakenaqesi kte e dime te gjithe !
fundja cdo reforma ka kundershtaret e tij po kjo kurrsesi nuk do te thote qe reforma nuk duhet te vazhdoje ne po te njejten mase..
A nuk duam te behemi si te gjithe shtetet e tjera qe i marrim shembull ? edhe ata e kane kaluar kte faze,sigurisht shume kohe me pare po kjo eshte shqiperia jone..ne kte gjendje e katandisi berisha qe reforma qe duheshin bere vite me pare duhet te behen tani !
Ate qe do te mbjedhe qeveria e idiot EDI RAMES, ate do te korri. Por fatekeqesia eshte se me kete rast shkaterrohet ekonomia dhe mireqenia e dobet shqiptare.
Perseri vendi me i varfer SHQIPERIA, ne EVROPE, ne RAJON dhe ne BALLKAN. TURP dhe VETEM TURP.
More idiot EDI, merr shembull si veprohet me biznesin e vogel vendet SKANDINAVE, KANADAJA. Edhe nje kandidat per president ne SHBA, thote te mesojme nga vendet SKANDINAVE ne politike, ekonomi dhe financa.
Biznesi i Vogel eshte pesha kryesore e zhvillimit te nje vendit dhe qe mbart punesimin me te madh ne shoqeri.
per ate pune te gjitheve na vjen keq per bizneset qe po mbyllen por aksiooni kunder informalitetit ishte mese i domosdoshem !! gjendja ne shqiperi nuk mund te vazhdonte me e tille ku te gjithe nuk paguanin tatime dhe taksa e jo me qe kuponat tatimor sbehej fjale ti jepte njeri
Nese duam nje shtet me baze ligjore duhet ti perballojme te gjitha pasojat e tij qofshin kto te mira apo jo
O flori qe lufta ndja informalitetit eshte e nevojshme ska dyshim!!! Por ama ka nje ndryshim se si zhvillohet kjo lufte.
Vendosen procese pune, nje administrate e kualifikuar dhe luftohet korrupsioni. Ky aksion ka pasur vetem per qellim qe te mbledhe para per funksionaret e PS dhe te LSI dhe per ti bere presion biznesit qe po mendon te financoje levizje kundra Rames.
Me kete aksion Rama po mundohet te gjunjezoje biznesin qe ai te jete mbreti, po ndjek te njejten taktike qe ndoqi Berisha gjate dy zgjedhjeve te fundit por vetem ne menyre me te eger.
Informaliteti luftohet vetem kur te luftohet korrupsioni ne gjyqesor dhe administrate cdo gje tjeter eshte vetem propagande komuniste!!!
Cfare terrori thoni? Ne cilin vend te zhvilluar mund te mbash hapur ne mes te kryeqytetit nje aktivitet te paregjistruar. Shamgia e taksave eshte nje plage qe e vuajme prej kaq viteve demokraci. Te gjithe sipas ligjit. Vetem keshtu do ecim perpara.
Jo or Jo. Lufta ndaj informalitetit te vazhdoje me tej e te dergohet deri ne fund. Vetem duke paguar taksa mund te mbahet ne kembe nje shtet. Pagimi i taksave nenkupton me shume para’ ne arken e shtetit. Keto para’ shteti ua kthen qytetareve ne investime infrastrukturore, si rruge, shkolla, spitale, etj, po ashtu edhe rritje te rrogave.
te vazhdoje …. te vazhdoje por probelmi eshte qe keto taksa nuk po i marrim mbarpsht me sherbime , por po na zhduken per qejfe personale te kryeministrit
Ja qe biznesi im nuk eshte mbyllur. Po te jesh i rregullt askush nuk ta mbyll biznesin. Lufta kunder informalitetit garanton konkurencen e ndershnme. Fundja ky eshte kapitalizmi, te ish e thjeshte do kishin te gjithe shqiptaret biznese. Sa i perket shifrave, gjeja do pare ne rrafsh me te gjere, ne nivel makro, po ku marrin vesh gazetaret e Meros, copy paste.
Shqiperia eshte mbushur me aktivitete private te vogla ne cdo cep.Keto aktivitete kane jetuar duke mos u regjistruar , kuptohet qe me regjistrimin privatet nuk kane leverdi . Qytetaret duhet te blejne tek TEG .
ti agamemut paguji taksat pse nuk i paguan. apo bej si them une dhe mos bej si bej une. taksat ti paguajne te gjithe por te gjithe ama paperjashtim dhe vetem taksa jo dhe taksa dhe leke.
Po sa idiot dhe militant mund te jesh qe te shprehesh ne kete menyre , Arkat jane me bosh si pasoje e kesaj levizje o servil injorant . Me informalitet mblidhje me shume , ca po na tregon o injorant dy qind vjecar qe ke harruar te vdesesh. Kerkojne rregulla me te rrepta se ne Amerike ndersa niveli i jeteses eshte si ne Afrike .Edhe parkingjet me leke si askund ne bote. Lufte klasash kerkoni perseri o injorante komuniste.
Ate do keni ,vetem se ne fund do i dali tymi ketij vendi , dhe kete rradhe nuk besoj se do ja hedhim aq kollaj sa ne 97 .
aksioni eshte i drejte por keto renie jane te justifikueshme sepse duhet kohe qe shqiptaret te mesohen me shtet.
cdo reform ka pasoja e saj negative kte e dime te gjithe ..aq me pak ne nje shtet si shqiperia qe te jemi te sinqerte nuk eshte se mbahen per kushte te mira ekonomike .. por aksioni kunder informalitetit ishte mese i nevojshem per vendin tone..fundja a nuk po kerkojme te gjithe nje shtet ligjor?? ketu fillon baza e nje shteti ligjor,kur te gjithe zbatojne ligjin !
Po mor Po , ashtu eshte. Te paguhen taksat se ashtu zhvillohet vendi. Nuk u ndertua 100 metra rruge per dy vjet dhe mendohen te blihen Jaguare?! U shpenzuan aq sa mund te strehoheshin 50 familje per viziten dy oreshe te Papes. Kemi nje administrate shteterore te kalbur qe vetem vjedh e mbahet ne Kembe me parate tona. Shikoni spitalet dhe e kuptoni se ku shkojne taksat tone, te gjitha ne Rinas bileta avioni per qeveritaret. Popull kot! Popull frikacak.
bisnezet e vogla ne shqiperi jane formuar ne baze te informalitetit se ato i kane rene lapsit dhe kane nxjere xhiron ditore pa paguar taksa,doemos po u erdhen taksat e ligjshme ato jane te destinuara te mbyllen sepse se ngrijne dot baren e taksave dhe ska njeri qe do te bej bisnes me pak me shume se zero leke ne dite
Por jo more zoterinj te administrates, qe per te ruajrur ate mut vend pune qe e keni blere apo fituar me menyren me te ndyre ne nje ekonomi qe pretendon, me njohje, beni si gore e thoni fjale qe te bejne per te vjelle. Jo,infotrmaliteti nuk luftohet me aksion, pervecese ne shtete grabitqare, apo ne shtete qe veprimtarine ekonomike e konsiderojne nje angari per te cilen nuk kane asnje detyrim. Me nje fjale nje shtet, apo me mire perfaqesues me mentalitet skllavopronar. Detyrimet, pagesat, taksat per nje shteti jane si feymemarja e njeriut, do te ekzistojne sa do te ekzistoje edhe ai. Por, ajo here behet e rende (kur ftohet,jo ne bythe ku jeni ftohur ju, por ne meshkri), here acarohet etj. per te cilat kurohet deri ne normalizim, e jo te kapet per fyti e ti zihet edhe nje gram mundesi frymemarje. Kur ne krye ke drejtues qe nuk kane lidhje me ekonomine, te pakten ata zyrtare prej jush qe marin dicka vesh, duhet te sugjerojne rruget e rregullta e jo koburen. Sepse koburja eshte mjet revolucionar dhe revolucioni eshte taktik e ruges e jo e zyrave o te mjere. Po keshtu eshte kur atij te parit tuaj i pelqen vehtja e i beson keto sektore personave si puna e asaj rrembythjes te tatimeve, te cilat pa dashje ja kane gdhendur “varrin” e kryeministrit te shpreses e i kane pregatitur portretin copes te mishit me dy sy.
sa per foton e ketije bisnesi me mire te mbyllet se na trembi…
Reforma te mos ndalet! Biznset kane pranuar qe te humbasin nje muaj apo dy qe te fitojne ata e jo reforma. Sigurisht ,pjesa me e madhe jane ‘Hajdutet demokrat” e ata qe i shkojne prapa Sali Lulzimes.
..une jam dakort me te gjitha mendimet pro dhe kunder,por pritshmeria negative ka per baze politiken e cila ja hedh paq gjithmone
Normale qe terrori dhe kerbaci ndaj bisnesit te vogel dhe te mesem do ta sillte frenimin e ekonomise se ka 25 vjet rumpalle nga qeverite e kaluara por nuk duhet me represion ndaj bisnesit te vogel dhe te mesem por duhet te ulen taksat doganat cmimet e sherbimeve shteterore etj ne menyre qe ti jepet frymemarje ekonomise dhe duke u rregjistruar 100% te gjithe bisneset dhe duhet te mos kete bariera dhe burokraci nga shteti dhe te vendoset nje takse kombetare unike per te gjitha llojet e bisneseve dmth perqindja te jete 1% deri ne 10 milion ose 2% der ne 20 milion e xhiros dhe te kontrollohet xhirua per te gjitha bisneset dhe te hiqen shkallezimet ose te ritet niveli per bisneset e vogla dhe te mesme nga 8 milion ne 20 milion qe te mos behen manovra me cmimet dhe xhiron por te behet xhiroa reale duke paguar secili perqindjen qe i takon dhe te mos kete pa takse asnje lloj bisnesi por te jete me 1% e xhiros per zejtaret apo zanatcinjte sepse prap do te kete manovrime.