Me trefishimin e taksës së siguracioneve, çmimet automatikisht do të pësojnë rritje. E përkthyer në vlera monetare, çmimet e siguracioneve të automjeteve do të rriten 1064 lekë deri 1113 lekë më shumë.
Rritjen më të lartë të çmimit të siguracioneve do ta kenë makinat e prodhuara para vitit 2005. Aktualisht, këto makina kanë çmime më të larta siguracioni se makinat e prodhuara pas vitit 2005 për shkak të ndikimit të lartë që kanë në ndotjen e ambientit, por me rritjen e primit, për të gjithë ata që disponojnë një makinë të tillë, tarifën e siguracionit do ta paguajnë më shtrenjtë.
Rritje të konsiderueshme do të pësojnë edhe makinat që kanë fuqi motorike mbi 2500 kubikë. Nga rritja e çmimit të siguracionit nuk do të shpëtojnë as drejtuesit e furgonëve, autobusëve dhe motorëve, por edhe fermerët që disponojnë makineri bujqësore.
Çmimi i siguracionit të makinave paguhet sipas tri ndarjeve që i bëhet fuqisë motorike dhe vitit të prodhimit të mjetit para apo pas vitit 2005. Për makinat të prodhuara para vitit 2005, me fuqi motorike deri në 1600 kubikë, për 2016- n çmimi i siguracionit do të jetë 16,274 lekë apo 1064 lekë më shumë. Rëndesë në çmimin e siguracioneve do të ketë edhe për ata qytetarë që disponojnë një makinë të prodhuar pas vitit 2005, me fuqi motorike deri në 1600 kubikë.
Aktualisht, për këto lloj automjetesh çmimi i siguracionit është 15,210 lekë në vit, kurse për vitin e ardhshëm çmimi do të jetë 15,739 lekë apo 1029 lekë më shumë.
Për automjetet mbi 1600 kubikë deri në 2500 kubikë të prodhuara para vitit 2005, aktualisht çmimi i siguracionit do të pësojë rritje 1061 lekë, kurse për ato të prodhuara pas 2005-s, çmimi i siguracionit do të jetë 1148 lekë më shumë.
Nga ana tjetër, kush disponon një makinë me fuqi motorike mbi 2500 kubikë të prodhuar para vitit 2005, do të paguajë 1148 lekë më shumë siguracione vitin e ardhshëm. Kurse për këtë lloj makine, por të prodhuar pas vitit 2005, çmimi do të jetë 1113 lekë më shumë.
Nga rritja e çmimeve nuk do të shpëtojnë as motor- ët, ku edhe drejtuesit e tyre do të paguajnë çmim më të lartë siguracioni pas 1 janarit. Rritja e çmimit për motorët deri në 150 kubikë do të jetë 392 lekë, kurse për ato mbi 150 kubikë do të jetë 602 lekë. Ndryshimi i primit të shkruar do të sjellë rritje të çmimeve të siguracioneve për të gjitha kategoritë, por nga ana tjetër, Financave do t’u sjellë më shumë të ardhura, shkruan “Panorama”.
Në paketën fiskale të vitit 2015, qeveria hoqi TVSH-në 20 për qind të primit dhe vendosi vetëm taksën 3 për qind, kjo sipas llogaritjeve do të sillte çmime më të ulëta të siguracioneve për qytetarët dhe më shumë të ardhura në buxhet. Këto ndryshime me qëllim balancues nuk reflektuan as në tregun e siguracioneve, por as edhe në rregullimin e të ardhurave në buxhet.
Nga ana tjetër, Financat janë duke diskutuar me Misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar projektbuxhetin e ardhshëm dhe paketën fiskale, ku shqetësimet mbi nivelin e lartë të borxhit publik dhe përmirësuesve të treguesve fiskalë mbeten pikat më të forta të debatit.
Rrofte Rilindja! Bar do hame dhe Rilindjen nuk e tradhetojme.
Rritini rritini…ne Spanje pushimet veren e ardhshme !
Qe kur u shtuan siguracionet , nje shoku im jeton ne fshat, rruga cakull , skandal , te thyhet makina ne mes po nuk ike me 5 km ne ore , gjeti nje zgjidhje,
morri target e makines I dorezoi , deklaroi makina u prish , dhe ka dy vjet qe ka kursyer reth 1 milione lek te vjetra nga taksat
kontroll ska , levizjet I ben deri tek rruga kryesore ose afer qytetit dhe e parkon anes rruges , natyrisht qe harxhon kohe me shume por , jqj esh tu kursyer lek boti , ato para punon token me traktor , dhe I zoti traktorit esht shume I kenaq pasi po mbledh me shume kliente
jo vetem I kenaqur por edhe sa here ngre dolli , thote rrofte rame palla ,
pasi skishte nderment te dorezonte targat po mos te ishin rritur taksat.
rofte rame palla, rrofte ripjellja,
shihemi ne 2017.
Kur nuk ka shtet, kur ne cdo gje e bejne ligjin ca kapter e ish oficer pak do i ngrikan. Se cpune kane sigurimet me ndotjen vetem kardi morina dhe avnia e dine. Ketu nuk shihet ke patur aksident, nuk ka bonus sipasse cilit te ngrihet ose ulet pagesa. Ketu jemi ne bjeshke dhe keta mbulojne Ministrin e Mjedisit ne kote paguajme taksa mjedisi me mire jua japim kapterit
Makine e prodhuar perpara vitit 2005 kushton me teper sigurimi se nje maksimalisht ne e prodhuar pas vitit 2005!! E thene ndryshe, nje makine me e lire në treg kushton me shtrenjte ta sigurosh se nje makine me e shtrenjte ne treg!!
Nuk e di se ke a askan mare per keshilltare ekonomik po Shqiperia po shkon per lesh se vet kryetari qeverise nuk mer vesh nga ekonomia!!
E VERTETA ESHTE QE MAKINAT PO SHTOHEN SHUME , KU NJE PJESE E MIRE E TYRE UDHETOJNE NGA CEPI NE CEP VETEM PER TE SHETITUR KAFE ME KAFE .
Mire rritja e takses ,,, por ne asnje vend te botes nuk vuan drejtusi i mjetit diten e tmerrit per te mbajte rradhe ne gjoja kualidimin e mjetit qe ne fakt Rama e ka harruar premtimin per liberalizimin e pikave te kualidimit , Rama po vazhdon avazin e Saliut , kot nuk thonë se shef rrushi rrushin e piqet para kohet , me duket se po e mbyll me kte mandat .
Motrat ku ti ken
Shqiptaret jane te marre, ose me mire te semure mendore. Cfare lidhje ka sigurimi me ndotjen, çfare lidhje ka siguracioni me vitin e prodhimit? Vetem nje shqiptar mund ta kuptoje kete. Siguracioni ka lidhje me kilometrat e pershkuara, me aftesite e drejtuesit te mjetit, me gjendjen e rrugeve etj etj, edhe konkurrencen. Me konkurrencen, psh. perpara shtate vitesh paguaja gati 1000 euro per sigurimin e makines, e sot paguaj rreth 300 euro.