Një tjetër shërbim publik do t’i jepet me koncesion një kompanie private.
Bëhet fjalë për “mbledhjen dhe administrimin e të ardhurave nga TVSH-ja”.
E gjithë kjo marrëveshje me kompaninë do të bëhet në formën e një “koncesioni të pakërkuar”, ku vetë shteti nuk ka dashur ta ofrojë si shërbim, por është privati ai që e kërkon.
Në fund të vitit 2014-të, Ministria e Financave ka ngritur një grup pune për të vlerësuar propozimin e pakërkuar për “Sistemin e zgjerimit të mbledhjes së tatimit mbi vlerën e shtuar”.
Grupi i punës e ka kundërshtuar këtë kërkesë.
Në raportin që i është çuar ministrit Shkëlqim Cani, thuhet se sistemi bie ndesh me parimet themelore të funksionimit të sistemit aktual dhe propozon zgjidhje jo të përshtatshme.
“Kjo formë, nënkupton ndryshim të sistemit aktual dhe delegimi i autoritetit publik tek privati përsa i përket tatimeve vë në dyshim shumë elementë dhe qëllime të sistemit aktual që lidhen me rrezikun e keqadministrimit dhe keqpërdorimit të të dhënave, zhveshjen e shtetit nga autoriteti kryesor i mbledhjes dhe administrimit të të dhënave dhe do të ngrejë pikëpyetje të mëdha përsa i përket sistemit të ankimeve ndaj vlerësimeve tatimore etj, lidhur me subjektin që do të jetë palë e paditur nga tatimpaguesit që ankohen dhe me marrëdhëniet detyrimore koncesionar-shtet-tatimpagues.
Po ashtu, është shumë e diskutueshme zgjidhja e propozuar lidhur me pronësinë mbi asetet pas përfundimit të koncesionit”, raporton Vizion Plus.
Por pavarësisht këtij konstatimi, grupi i punës e ka rishqyrtuar edhe njëherë kërkesën dhe ka dhënë miratimin për vijimin e procedurave të koncesionit.
Menjëherë ministria e Financave e ka futur proçesin në fazën e dytë, dhe burime konfidenciale thonë se grupi i punës tashmë është duke hartuar termat e kontratës.
Vizion Plus ka kontaktuar zyrtarisht Ministrinë e Financave për të ditur mënyrën se si do të vijojë ky proçes, por përgjigjja e dhënë nga ky dikaster është se nuk ka asnjë informacion mbi kërkesën që është drejtuar.
E njëjta pyetje është bërë edhe në siten e kryeministrisë Transparenca.Al, por edhe këtu nuk është kthyer asnjë përgjigje.
Qeveria është në mesin e një fushate të madhe, pikërisht për mbledhjen e të ardhurave në buxhet nga TVSH-ja, ndërkohë që tani po mendon se këtë punë mund ta bëjë më mirë një kompani private.
Ekzekutivi përdori nje praktike te ngjashme me kompaninë britanike “Crown Agents” për të shtuar të ardhurat nga doganat, por pas vitit të parë, rezultatet konfirmuan dështimin e kësaj kontrate.
Ja doli dhe nje DIA tjeter ku parate e shqiptareve do te ndahen mes qeverise dhe privatit ose ne rastin me te keq do te zhduken ne kanale te paditura.
Jepeni dhe Shqiperine me koncension dhe bini rehat. Te afte per qeverisje nuk jeni. Kur kemi qene ndonjehere te afte, vec ne kohen e Hoxhes!
Ne fund le te vije nje qeveri e caktuar nga OKB ose EU a ku ta di une dhe keta dordolece te zhduken njehere e mire nga faqja e dheut.
Do te ishte gjeja me e mire per shqiptaret. Per kete jam i sigurte.
E mer cuna mer cuna, kete lajme e ka nxjerr vet Cani, sepse firma qe flitet ketu, nuk merr ne koncesion tvsh. Kjo firme ka zhvilluar nje sistem informatik qe ja bene pothuajse te pamundur tatimeve dhe canit qe te mashtrojne me shifrat. Kjo fimre nuk ka piken e lidhjes me mbledhjen e tvsh por thjesht me sitemin informatik. Canit dhe disa te tjereve nuk i leverdis kjo gje sepse skane me shance te vjedhin app te abuzojne. Une qe po ju a them, jam tej mase afer canit dhe tatimeve.
Ke harruar te japesh me koncesion policine, ushtrine dhe ne fund dhe sovranitetin!!! Mor te q…. kina robt! Ju doni tritolin ne goje, por kush t’jua vere. Ne kete vend per fat te keq ka vdekur gjithcka, qytetari nuk ka me as ndjeshmeri as ndergjegje!
Ato nuk i jep i nderuar se ne polici, ushtri etj, qeveria derdh para, nuk gjen ketu interesente ti marre keta ne dorezim.
Lukrative eshte kur parate derdhen nga populli ne arkat e qeverise. Aty mund te manovrohet mire dhe parate te shkojne ” ne drejtim te paditur”.
Dhe drejtimi i paditur ne kete rast vetekuptohet.
Me kusare dhe me te babezitur nuk kam pare ndonjehere.
Po privatizohé fitimet dhe po shteterohen humbjet!! E thene ndryshe Edi Ram = Mbreti Zog.
Jepeni edhe qeverine me koncesion ndonje firme private, sepse vetem ajo i ka shpetuar koncesionit deri tani.
Nje paaftesi absolute per te qeverisur vazhdon te manfestoje rilindja.Sikur pervoja e DIA-s nuk vlejti.Po s ka sesi te ndodh ndryshe.Kalamajte e kopeshtit qe Rama ka mbledhur rreth vetes, por dhe qe jane shtrire ne te gjtha nivelet e shtetit gjer poshte kete bylmet do te japin.Njerez me diploma te blera, femije baballaresh injorante qe jane pasuruar ne menyre te dyshimte, ministra as me shkolle te mesme, me shkolla nate, jasht profilit e me gjoja mastera llustra te mara ne perendim.Te gjtha mashtrime.Dhe rezultat ja:Shtet i dorezuar dhe ne funksionet bazike te tij.Turp dhe krim.Po s ke c ben…edhe popull dele…por edhe gjithe sistemi i vendosur pas 90-s nuk jep performance tjeter.Mjere vendi se ku po shkon.
Cudi?!…Ne kemi dhe tere ato universtete private si i Cilit qe nxjerre ekonomiste te niveit europan.Cila eshte performanca e tyre?Sigurisht nje page shteterore dhe pastaj disko, motele, vakanca ne hotele me 5 yje dhe bixhoz, vetem bixhoz.YYYYYYYYYYY skorje te komunizmit, si e katandiset kete vend!…
Jepe Kryeministrine me konçesion dhe merru me skica e piktura o zoti Rama
Une do te shkoje edhe me tej,detyren e Parlamentit dhe vete drejtimin e shtetit t’i jepet nje vendi te huaj, mundesisht Gjerman dhe te jeni te sigurte se punet do ndryshojne rrenjesisht per mire dhe vendi per nje periudhe te shkurtet do jete vendi me mdel i Europes.Ne kemi 100 vjet dhe nuk ndrtojme dote shtet, nje tender nderkombetar do ta zgjidhte perfundimisht problemin e vendit tone.
Ka ardh koha me blejt vezë…
Po a nuk ka nje shqiptar me thone stop me!?
Edhe detyres e kryeministrit ta japim me koncesion,bile do humbim pak!
Ministri Cani dhe grupi i tij i punes ,kane ngel te japin familjet e tyre me koncension dhe te pirdhen nga Ministria .Nuk late gje pa bere or edepsez, dhe kritikonit qeverine Berisha per te njejtat gjera qe ju po i beni sot . Do vije dita qe ministra si Cani , Haxhinasto ,Beqaj dhe Ahmetaj ,qe me koncensionet e kaluara qe lejuan dhe ato qe po firmosin vet, do te pergjigjen me burg dhe konfiskim pasurie me ne krye Ramen qe po i miraton . Te gjitha keto sherbime mund te kryeshin nga sherbimet publike respektive dhe kurseheshin milona $ . Por ju kujtoni se Shqiperia eshte prone e juaj private . Shembulli eshte OSSHE , qe si ndermarrje publike po del me fitim nga mire manaxhimi.
Komercializimi i pronës publike nga paternalizmi militariste Rama- Meta te ashtuquajtur Socia-listes -( Listes ne Greqisht kur i-ja shkruhet me -ita (h) perkthehet hajdut)- !!
Nuk mjafton aty kanibalizëmi social i sektorit privat por po e zgjeroni me tej?
–
Ne ke manual të mikroekonomisë dhe analizave ekonomike eshte vertetuar se efektshmëria dhe efikasiteti ekonomik nepermjet koncensioneve, sidomos te pasurive nevralgjike shteterore, arrin të alokoj në mënyrë efektive dhe në rritje te ardhurat e buxhetit?!!
Nga rasti ne Greqi me te ashtuquajturit socialistes jam bindur tashme se per te shitur pasurit kombetare gjithmone perdoren qeverit socialiste. Dhe kjo ka nje shpjegim. Te djathtet nuk guzojn deri ne kete derenxhe sepse te majtet i vene “flaken” vendit me demostrata. Sa jane ne opozite “lehin” papushim, pastaj harrojn gjithcka.
Eshte koncensioni i Arben Ahmetajt, do te dalin shume shpejt ne shesh pislleqet e tyre. Ky eshte nje tjeter kryehajdut i kesaj qeverie dhe keshilltari ekonomik i KM.
mendoni se c’behet ne kete vend??? As ne vendet afrikane me te prapambetura nuk ndodhin keto gjera.
Keta mendojne se si te vjedhin me kollaj ose me shume sepse po te duan qe te mbledhin me shume te ardhura nga cfaredo lloj gjeje qe taksohet keta vetem duhet te ulin cmimet dhe taksat apo doganat qe te mbledhin me shume dhe nuk do te kete shume iformalitet sepse pagesat po u ulen do te paguajne pjesen e tyre te gjithe dhe do te ritet baza e pagesave njesoj si ne Maqedoni qe taksat jane deri ne 12-13% dhe mblidhen ne masen 90-95% dmth evazioni eshte 5->10% ndersa tek ne bara e takses shkon deri ne 37% dhe mblidhen te ardhurat me pak se 50% dmth evazion shume i larte me shume se 50% plus qe favorizohen sipas klienteles dhe partive politike, ndersa po te jepet edhe me koncesion dmth te paguash si DIA dhe 10 fantazmet e tjera qe vodhen CEZIN dhe shteti nuk fitoi gje por humbi edhe ne kete rast ato qe do paguhen per firmat koncesionare me mire ulja taksat bisnesit dhe i paguan vete dhe brenda afateve ligjore por i keni lejuar vete te gjitha bisneset e medha per te mos paguar dhe tani gjoja do mblidhen por me shume do te vidhen parat e taksapaguesve te ndershem.
RRofte koncensioni, edhe kryeministria dhe tatimet duhen dhene me koncension