Një kompani e huaj private i ka paraqitur Qeverisë shqiptare propozimin për të marrë me koncesion administrimin e sistemit për mbledhjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, si dhe të drejtën për të organizuar të ashtuquajturën lotari të kuponave.
Top Channel ka mësuar se kompania quhet “Em post” dhe vjen nga Hong Kongu.
Koncesioni është një propozim i pakërkuar. Pra jo ide e qeverisë, por një mundësi e identifikuar nga vetë kompania private. Në thelb të propozimit qëndron ngritja e një sistemi të posaçëm kompjuterik, i cili do të regjistrojë në kohë reale çdo transaksion që ngarkon tatim mbi vlerën e shtuar, pra çdo kupon apo faturë tatimore që lëshohet gjatë transaksioneve biznes me biznes, apo biznes me konsumator final.
Paralelisht, sistemi gjeneron dhe të ashtuquajturën lotari tatimore, pra lojën promocionale, e cila synon të nxisë qytetarët të tërheqin kuponin, duke i shpërblyer me çmime të ndryshme.
Burime i thanë Top Channel se, mbledhja e TVSH-së do të vazhdojë të kryhet nga administrata tatimore dhe baza mbetet vetëdeklarimi i bizneseve. Por, sistemi kompjuterik që do të ngrejë kompania private, do të shërbejë si pjesa logjistike dhe inteligjente e administrimit të kësaj takse. Kjo do të thotë se, çdo vetëdeklarim TVSH-je i bizneseve do të kryqëzohet me informacionin e regjistruar në sistemin kompjuterik, për të zbuluar deklaratat e rreme.
Propozimi i kompanisë është i tillë, që investimi për ngritjen e sistemit kompjuterik dhe shpenzimet për funksionimin e tij të financohen nga shteti, ndërsa ajo të marrë një përqindje të caktuar mbi rritjen e arkëtimeve nga TVSH-ja, si shpërblim për njohuritë dhe administrimin e sistemit. Por, sipas burimeve nga Financa, Qeveria duket se do të kërkojë të tjera kushte.
Së pari, atë që investimi dhe shpenzimet operative të përballohen nga kompania dhe, së dyti, tarifa e shpërblimit të saj të jetë gjysma e çdo të ardhure shtesë që do të mblidhet nga TVSH, mbi normën mesatare të rritjes së viteve të fundit. Pra, nëse gjatë viteve të fundit rritja mesatare e të ardhurave nga TVSH ka qenë rreth 11 për qind në vit, kompania fillon e merr shpërblim, nëse të ardhurat rriten mbi këtë normë.
Nëse rritja e tyre rezulton më e ulët sesa 11 për qind, atëherë pagesa që merr privati është sa 1/10-a e investimit të tij. Qeveria ka nisur një aksion të gjerë kundër informalitetit, i cili pritet të rrisë deklarimet dhe të ardhurat nga TVSH-ja mbi normën mesatare, çfarë mund të jetë një avantazh për kompaninë.
Nga ana tjetër, vitet e fundit, Shqipëria ka koncesionuar në seri një sërë të drejtash dhe shërbimesh publike në fushën fiskale, të cilat kanë hapur debate të nxehta politike, por edhe mes ekspertëve, mbi efektet në ekonomi.
Ide e shkelqyer me cmim te ulet oferte.. Bejeni per nje kontrate 5-10 vjecare me te drejte kancelimi ne qoftese kompania thyen rregullat dhe pas kontrates te gjitha pajisjet jane prone e shtetit… Clironi dhe ILKPD-ne nga male me tranzeksjone..
E para : Për TVSH-në , ne s’po merrena vesht shqip e jo mo t’merrena vesht kinezçe . Hajde mendje hajde.
E dyta : Teoria e llotarisë , është një poshtërsi disa planëshe . TVSH-në e paguaj unë e shumë të tjerë e ndoshtë në vlefta të konsiderueshme sipas blerjeve , dhe ta përfitojë me llotari ai që ka kuponin e kafes apo piprrës. Ky është një absurditet , që e dështon që lehonë problemin , stimulon dhe llotarinë ,që në fund të fundit është njëlloj bixhozi dhe të cilit po ja shohim hajrin me gjithë këto që janë hap çdo 5 metra.
E treta. Për TVSH-në stimulo familjet shqiptare që e paguajnë sipas sasisë së blerjeve , dhe do të shikosh , që jo vetëm gratë ,që dihet se nuk të falin , por s’do ketë guxim asnjë burrë të shkojë në shtëpi me mallra të blerë dhe pa kuponin , se e di se ç’do heqi. Bëje serioze , reale dhe llogjike këtë stimulim dhe ja ku janë pronto 500 mijë tatimorë , e ska nevojë për ato 10-15 mije.
Ed rama bashke me qeverine jep doreheqe ,po e pranove dhe kete koncension ,dhe mos ju drejto me socialisteve per vote . Jeni vazhdimi i keq i qeverisjes ,ku ne shendetsi ,transport ,ekonomi tani dhe tek financat po ipni cdo sherbim me koncension ,si forma me ewmire e korrupsiopmnit nepermjet seksereve . Tregoji popullit meqe miqte e Hon kongut ku bere dhe ekspoziten ta bene propozimin ,me rrjep nje tjeter burim financash ne vend te shkonin pere buxhetin . Populli duhet te ngrihet kunder rrjepjes se pasurive publike ,nga Rilindasit e Rames, qe i dhame v oten dhe na mashtruamn duke ndjekur program liberal si qeveria e Saliut ,ku rol japin miqte e Rames nga Harvardi ,qe duan ti vene shqemin pasurise publike . Po qe se jeni te pa afte ikini dhe lerini socialistet e vertete te krijojne qeverine e tyre dhe jo ju qe nuk ju lidh asgje me ate parti te majte dhe historike . Mjaft ju duruam, ikni nga PS dhe krijoni partine tuaj ,me mjaftista ,bllokista dhe farefisin tuaj qe kane marre gjithe aparatin shteteror .
Koncesioni i tille nje model i DIas me elektrikun nje poshtersi e re qeverise.
Po duhet ,eshte nje element I protektarizmit te propozuar nga F nano,por ky quhet protektorizem I heshtur segmentar gradual ,me perfaqesues shumekombesh ,jo nga nje shtet I vetem ,eshte protektorizem modern I sofistikuar,nuk ka asgje te keqe ,perkundrazi,……praktikisht ,banken e kemi me nje guvernator te huaj hije,shume mire ,tranierin e futbollit e kemi te huaj,kontrollin doganor dhithashtu ,kokat e fese I kemi te huaj,nuk ka asgje te keqe ,te gjitha keto jane te nevojshme ,sidomos ne rastin tone kur tentojme te bejme dicka dhe deshtojme,kur nuk arijme te zgjidhim problemet tona dhe detyrat qe na cakton komuniteti europian…..
E paska bo nje marreveshje Rama.
Po transparenca cope cope
-perse nje terror te importuar…ah po ,te pasurohet kushdo, vetem e vetem shqiptari te ngelet cullak,apo ka tjeter domethenie…pas eksperiencave te shumta te eksperteve te huaj ne shqiperi,perpos punes qe eshte menderosur ..na kane ngelur ne dore gjobat ne dore..,sepse bota ka ligje …
-perse nje terror te importuar…ah po ,te pasurohet kushdo, vetem e vetem shqiptari te ngelet cullak,apo ka tjeter domethenie…pas eksperiencave te shumta te eksperteve te huaj ne shqiperi,perpos punes qe eshte menderosur ..na kane ngelur gjobat ne dore..,sepse bota ka ligje …