Rama: Marrja e Eurobondit, tregues i përmirësimit ekonomik

9 Nëntor 2015, 11:48Ekonomia TEMA

Në një takim me Dhomën e Tregtisë dhe Shoqatat e Biznesit, kryeministri Edi Rama deklaroi se marrja e eurobondit është një tregues i qartë i përmirësimit ekonomik të vendit.

“Përfunduam me sukses operacionin e Eurobondit dhe fakti që tregjet u përgjigjën me pozitivitet është përgjigja më e mirë për të gjitha pretendimet se ekonomia nuk po ecën mirë dhe se financat nuk janë të shëndetshme. E kundërta është e vërtetë. Pikërisht se po bëjmë reformën e duhur dhe se ekonomia po jep sinjale të qarta rritjeje të qëndrueshme, përgjigja ishte edhe më e mirë nga ç’e parashikonim”, u shpreh Rama.

Qeveria shqiptare siguroi 450 milionë euro borxh me afat 5-vjeçar nga emëtimi i Eurobondit në tregjet ndërkombëtare. Interesi mesatar me të cilën është marrë borxhi, ka rezultuar 5.75 përqind.

Në lidhje me operacionin kundër informalitetit, Rama nënvizoi se po merren rezultate mjaft inkurajuese që tregojnë se kjo është e vetmja rrugë për shpëtimin e ekonomisë: “Ankesat janë mendësia e së kaluarës. Ne do të veprojmë me agresivitet për t’u ndarë nga e kaluara informale. Biznesit legjitim po i krijojmë hapësirën e konkurrencës së lirë, duke e mbrojtur nga konkurrenca e pandershme”.

Ndërkohë, ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj deklaroi se aksioni kundër informalitetit “nuk ka pasur asnjë rëndesë te biznesi i vogël”.

“Vetëm 2.8% të gjobave kanë qenë për të vegjëlit. Gjithashtu, nuk ka pasur arbitraritet të administratës tatimore. Formalizimi i biznesit ka përmirësuar klimën e të bërit biznes”, theksoi Ahmetaj.

Ministri shtoi se “beteja kundër informalitetit është betëjë kundër pabarazisë”.

Ndërsa ministri i Financave, Shkëlqim Cani deklaroi se ky aksion do të vazhdojë dhe koha do të tregojë të mirat e kësaj reforme./ TCH

12 komente në “Rama: Marrja e Eurobondit, tregues i përmirësimit ekonomik”

  1. valbona says:

    ca thote ky gomari i trashe te marresh kredi pa e ditur si do e shlyer tregon permiresimin ekonomik te ripjelljes

  2. Asgani says:

    merr sa me shume qe te tregosh shenja akoma me te mira!
    palle…

  3. Xhaja says:

    Arbitraritet? E degjuat , krisma nuk ka patur !!!! Ahmet o medet .

  4. megan says:

    na hengshi m…. o legena qe na fyeni inteligjencen kaq shume!!!

  5. selim rroshi says:

    Mer e mer borxh i jep europa 5 lek te mbaje ne kembe ngrehinen e shtetit se harxhon me shume europa te shembet shteti.
    Po dihet difekti me ulerites i Rames e rilindjes eshte do e bej kete gje po se si do e beje sdi kurre ta thote. E cdo gje qe ka prekur corap e ka bere. Qe kur njerzit moren arratine e shume te tjere aty e kane mendjen eshte turp ti degjosh kur bejne terapi sugjestionuse vetes se vet me suksese qe askush nuk i shikon.

  6. Bra,ho,ho says:

    Si la gje Saliut,kopjo,kopjo…

    Marin borxhe vetem per te justifikuar vjedhjen politike.

  7. ardi mamurrzaku says:

    Urgjentisht jauguaret na duhen.!

  8. Muzapopullore says:

    Ne fakt eshte pozitive kjo gje. Nder te paktat kohet e fundit

  9. MEDIA SHKATERRUSE e SHOQERISE says:

    Booo cfar po i bejne shqiptareve keta derra…

    Shlyen disa borxhe FMN dhe Bankes Boterore me xhepat e shqyer te biznesit te vogel, dmth me xhepat e shqiptareve dhe marrin te tjera borxhe qe keto organizata ti japin me thase se vetem kjo KAMATA dhe INTERESI eshte e vetmja menyre qe ekzistojne keto banka .

    Me keto forma keto organizata kontrollojne gjith aktivitetin ekonomiko-politiko- financiare te vendeve qe i kreditojne dhe ju VJEDHIN pasurit strategjike per 5 groshe..

    Dhe gomari na e quan zhvillim borxhin qe nuk e shlyen dot sepse ska asnje burim pervec rritjes se taksave dhe shtrylljes ne shum forma te xhepave te qytetareve .

    Hipokrizia po arrin majat dhe kur arrin majat duhet te zbrese…

    Po kur ??????

  10. Deda says:

    Eshte borxh!!!!!!!!!!!

  11. Majlinda says:

    Kür Merr borgj me interes te lart eshre e kuptueshme se e je per te lare borgjet e vjetra.
    Pra jeni nje hap pa shkuar te Greqia
    E sigurisht FMN ti jep per ti lare borgjet e vjetra po FMN
    KJO ISHTE LOJA……..

  12. ky eshte kryeministri me legen ne historine tone!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje