Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka thënë se reformat në ekonomi kanë qenë të domosdoshme, edhe pse nga shumë njerëz ato konsiderohen si masa shtrënguese.
Deklaratat e tij janë bërë në mbyllje të bisedimeve mes qeverisë shqiptare dhe misionit të radhës të Fondit Monetar Ndërkombëtar, kur u zhvillua konferenca e përbashkët për shtyp.
“Të gjitha reformat që ndërmarrim, që dikush mund t’i quajë edhe masa shtrënguese, në themel kanë përmirësimin e ambientit ekonomik, të ligjshmërisë ekonomike apo të ligjshmërisë në total. Nuk ka investim apo investitor të huaj që të shkelë në një vend ku nuk paguhet energjia dhe nuk paguhen taksat. Fakti ka treguar që investimet e huaja janë shtuar, në vitin 2014 janë 1.1 miliardë dollarë investime të drejtpërdrejta të huaja që është një shifër shumë e rëndësishme dhe, në qoftë se shifrave të kaluara do t’i hiqnim privatizimet, atëherë 2014 ka shënuar një moment të ri në tërheqjen e investimeve të huaja.
Kjo është e para.
E dyta që është po kaq e rëndësishme. Në qoftë se nuk ka ligjshmëri ekonomike, sigurisht të gjithë benefitet ekonomike shkojnë jo aty ku duhet dhe jo në kahun e duhur, por përfitohen nga njerëz apo entitetet të cilët nuk janë kontributorë. Fakti është që kompanitë e huaja, te regjistruara në Republikën e Shqipërisë, janë rritur në mënyrë drastike me 29 për qind. Vetëm vitin e kaluar ka pasur 948 kompani të huaja të regjistruara rishtazi dhe ka pasur 16,700 regjistrime të reja, kompani të reja vitin e kaluar, gjë që tregon se investimet kanë ecur në kahun e duhur. Meriton të përmendet dhe shifra e gjashtëmujorit, e cila është shumë e rëndësishme: 268 milionë euro në tremujorin e parë dhe 198 milionë euro në tremujorin e dytë.
Gjasat janë që sërish të shkojmë pak më sipër se 1.1 miliardë dollarë. Pra, të gjithë cinizmat e qëllimtë për një skenar grek duhet të gëlltiten mbrapsht tani. Dita e sotme është koha kur të gjithë cinikët qëllimkeq ndaj ekonomisë shqiptare, duke promovuar skenarin grek, do të duhet ta gëlltisin mbrapsht, sepse faktet, shifrat dhe indikacionet tregojnë se ekonomia shqiptare e ka lënë mbrapa atë helmatisje kaotike që trashëguam. Përsa i përket marrëdhënies me biznesin. Dua t’ju kujtoj ju, por edhe publikut, që dje ne promovuam atë lehtësim që po i japim biznesit me mundësinë për t’u vetëkorrektuar, në bazë të ndryshimeve të fundit në ligjin e procedurave tatimore. Kam rastin që ta kujtoj sipërmarrjen sërish nëpërmjet këtij momenti që në datën 12 të këtij muaji hyjnë në fuqi ndryshimet e ligjit për procedurat tatimore, të cilat i japin një mundësi të madhe sipërmarrjes për t’u vetëkorrektuar, për t’u vetëdeklaruar, për të futur në themel të marrëdhënies me tatimet pikërisht atë, e them si filozofi të paguarit të taksave, vullnetarizmin në pagesën e taksave dhe vetëdeklarimit. Nuk kemi ndryshuar asnjë gjë”, ka thënë Ahmetaj.
Ai ndërkohë u shpreh se nuk ka rritje taksash.
“Nuk ka rritje taksash. Ka ulje taksash. Edhe turizmi, meqë është një nga sektorët më të rëndësishëm që prodhon shumë rritje këto dy vitet e fundit, do të shërbehet me ulje. Edhe një lajm tjetër porsa i përket investimeve publike, vitin tjetër rekord, 800 milionë dollarë investon buxheti, drejtpërdrejt nëpërmjet buxhetit dhe fondit të rajoneve 800 milionë dollarë, duke ulur borxhin”, tha Ahmetaj.
Te vazhdohet lufta ndaj informalitetit, formalizimi i bizneseve eshte i domosdoshem. Ne asnje vend te zhvilluaar nuk ekzistojne biznese te pa formalizuara aq me teper ne mes te kryeqytetit. Vetem permes zbatueshmerise se ligjit mund te ecim perpara.
Nqse kto reforma nuk do ishin ndermarr do kishim perfunduar me keq se greqia sot edhe me keq se gjendja qe ajo kaloj dje. edhe pse reformat ishin te renda per nje pjese te shoqerise tone jane te domosdoshme qe neser te kemi nje ekonomi te shendoshe!
sa i perket turizmit duhet perqendruar me shume nga qeveria sepse ky sektor eshte nje nga me te rendsishme per ekonomiine tone. ulja e tvsh te turizmit do jete nje menyrat me te mira per thithjen e investitorve te huaj per ta kthyer vendin tone te konkurueshem ne venddet e rajonit edhe me gjere!
Sic e la sala ekonomine e vendit tone nje reforme rrenjsore ishte e rendesishme per ekonomin tone sepse vendi do shkonte ne renie te lire edhe sdo kishte me reforma qe do e ndihmonin ekonomin. Edhe puna qe kjo qeveri po kryen eshte e mire edhe frytet qe do japin do ndihen shume shpejt ne ekonomine e vendit tone!
Formalizimi i tregut ishte i rendesishme per vendit tone sepse ajo lloj ktrahure qe ishte ngritur ne vendin tone do sillte vetem shktraime per ne. Nuk mund te vazhdohej me kshu se demtonte edhe konkushmerine e ndershme te bizneset sepse nuk eshte e drejte qe njeri te paguaj edhe tjetri jo. prandaj vazhdimi i ksaj reforme eshte shume e rendesishme per vendin tone!
Reformat e ndermarra nga qeveria si: pagesa e energjise elektrike, formalizimi i bizneseve, zbatueshmeria e ligjit, etj, jane nje mase e domosdoshme. Eshte teper e rendesishme qe masat e marra te vazhdohen me tej e te dergohen deri ne fund.
Vazhdoni punen.Vetem keshtu ne arken e shtetit do akumulohen me shume para’, te gjitha keto do perkthehen ne investime per qytetaret si: infrastrukture, spitale, kopshte, shkolla, ne rritje pagash per qytetaret etj.
reforma ne ekonomi jo vetem qe eshte e domosdoshme por edhe thelbesore per ndertimin e shtetit tone.
Robt ku ti kesh. Hajdut muti.
Jo qe sduhet te ngrihen taksat por duhet te merni shembullin e Maqedonise qe i ka taksat sa 1/3 (nje e treta) e taksave tona dmth 12.5% duke i mbledhur gati 100% ndersa ne i kemi 37% dhe dhe nuk mblidhen as 30-40% prandaj duhet ti ulni edhe gjysem per gjysem duke i mbledhur pastaj 100% se ky nivel i larte taksimi favorizon korupsionin dhe kontrabanden ne cdo istitucion.
hahhahahahahhahaha
ALBANISTAN e keni hak dhe eshte pak
Kane dale trollerat e Ahmetajt ne pune, dhe komentojne njeri tjetrin. Sa i peshtire eshte ky njeri. Ky me sa duket komenton vete me pseudonime te ndryshme.
Po s ka minister finacash dhe dr tatimesh qe llap ti o trushkulur. Nese s ka hiqini dhe shkurtoni shpenzimet e me keto leke ndihmoni te varferit te hane nje kafshate buk me uje. Rrumpalla s ka perkufizim me te mire se sa ky qe min ekonomise ne nje vend pa ekonomi ben punet e te tjereve edhe pse s di nga lidhet gomari. Ti s duhet te ekzistosh jo me te thuash gjera qe nuk i di. E po zoti km mbyllja gojen se na tmerroi fare ky me brockulla