Tryeza e tretë e organizuar nga Fondacioni për Liri Ekonomike në kuadër të fushatës sensibilizuese “Jo taksave të larta! Jo taksave të shumta! Jo ndryshimeve të shpeshta!” ka bërë bashkë përfaqësues të Dhomës së Tregëtisë Shqiptare dhe asaj Amerikane, sipërmarrës dhe ekspertë të ekonomisë. Fokusi i këtij takimi ishte sërish aksioni qeveritar për formalizimin e ekonomisë shqiptare por edhe niveli i taksave dhe roli i biznesit në ekonomi. Ajo që u theksua gjatë takimit ishte mungesa e një vizioni të qartë për zhvillimin ekonomik dhe niveli i lartë i taksave e privon vendin tonë nga mundësia e konkurimit në rajon. Përfaqësuesit e sipërmarrjes u shprehën se e kanë pritur prej kohësh luftën ndaj informalitetit si një garantues të konkurencës së ndershme, por janë kundër një aksioni të tillë që bazohet në masa represive dhe gjoba asfiksuese. Drejtori Ekzekutiv i FLE-së, Besart Kadia, duke folur mbi arsyet që e çuan këtë fondacion që të ndërmarrë këtë fushatë sensibilizuese dha disa shifra që sipas tij duhet të jenë një alarm për qeverinë se ku po shkon ekonomia. “35 vende është ulur Shqipëria në klasifikimin e Bankës Botërore “Doing Bussines”, 7.4% është rënia e importeve, 3.2% është rënia e konsumit në tre mujorin e tretë. Vetëm 2.3% parashikohet të jetë rritja ekonomike sipas BERZH e riparë me ulje”, tha ndër të tjera ai.
Në një kohë kur flitet për shumë modele të taksave dhe procedurave tatimore, Mark Craëford, nga Dhoma Amerikane e Tregëtisë mer përsipër të bëjë një sqarim të kësaj situate në vendin e tij. Ai shprehu nevojën e përshtatjes së nivelit të taksave me realitetin ekonomik, social dhe kulturor të vendit ku ato aplikohen. Përfaqësuesi i Dhomës Amerikane të Tregëtisë tha se taksat duhen aplikuar në konteksin ekonomik dhe social të vendit. Duke sjellë shembullin e Shteteve të Bashkuara ai tregoi se shtete të ndryshme kanë nivele të ndryshme taksash. Alaska nuk aplikon taksën mbi shitjet, Teksasi e ka zero taksën mbi të ardhurat personale ndërsa Nevada ka zeruar si taksën mbi të ardhurat personale ashtu edhe mbi koorporatat. Në vazhdën e shembujve të sjellë nga vendi i tij, zoti Craëford tha se shteti duhet të garantojë lehtësinë e të bërit biznes dhe të japi një imazh pozitiv te investitorët e huaj. Puna për sjelljen e kapitaleve të reja në Shqipëri dhe jo rritja e taksave është çelësi i suksesit për rritje ekonomike të ndjeshme.
Jaka: Jo gjoba të papërballueshme ndaj biznesit
Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë Tiranë ka shprehur rezerva në lidhje me mënyrën e zhvillimit të aksionit dhe pasojave negative që do të ndihen shumë shpejt në ekonominë shqiptare. “Është shumë e rëndësishme që çdo projekt, çdo propozim, çdo ligj dhe çdo akt nënligjor të jetë në rradhë të parë transparent, i sugjeruar dhe i dialoguar me grupet e interesit, në harmoni me këto interesa dhe në fund i drejtë në implementim. Aksioni i fundit, lidhur me formalizimin, gëzon mbështetjen jo vetëm të Dhomës së Tregëtisë por edhe të gjithë sipërmarrësve. Ne kishim vite që e kërkonim një ndërhyrje kundër informalitetit pasi kjo ishte kthyer një plagë të rëndë për sipërmarrjen, garantimin e konkurencës dhe cilësinë e produktit.” Në vazhdim, zoti Jaka vuri theksin në mospërputhjen e aksionit qeveritar me realitetin në bazë, pasi në momentin kur mbi 35,000 biznese, shifër kjo që korespondon me 25% të totalit të sipërmarrësve shqiptarë, i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për formalizim, qeveria rrit masat ndëshkuese si në ligjin për procedurat tatimore ashtu edhe në propozimet për kodin pendal. “Në ligjin për procedurat tatimore janë shumëfishuar gjobat pa pasur parasysh as proporcionalitetin e masës së shkeljes së bërë nga sipërmarrja dhe pa kaluar në një fazë që përfshin kualifikimin, edukimin dhe ndërgjegjësimin e sipërmarrjes private në mënyrën e të bërit biznes”, u shpreh zoti Jaka. Në fund ai sugjeroi konkretisht aplikimin e penaliteteve më të vogla me qëllim që të jenë të administrueshme nga ana e biznesit dhe rekrutimin e një administrate të kualifikuar në shërbim të sipërmarrjes.
……si thoni ju, nese tavani i taksave shkon 70%? jo per gje, se 23% eshte shuuuuuume per juve. nese kerkonit ishujt cayman, gabuat vend.
Dhoma amerikane e tregetise ka shume te drejte, ajo e bene krahasimin me shtetin amerikane, me shtetin qe ka ne qender rritjen reale te mirqenies se qytetarit, me shtetin qe nuk persekuton biznesin, me nje shtet ku k/ ministeri nuk del si cube dhe tu tregoje burgun qytetareve te tij. Ketu ore zoteri drejtojne komunistet, qe ne thelb jane kunder prones,qe po e varferojne kete popull perdite me taksa te larta,me shantazhe,me burgosje me rritje cmimesh,me gjykata e ligje te korruptuara,me noter qe zhvasin popullin, etj.etj.nje sistem i tere i korruptuar dhe tani po behen gati te miratojne dhe ligjin e agjitacion-propagandes per te futur edhe gazetaret ne burg. Nje vend i vogel,i paperfillshem,me ekonomi te degraduar, mban nje parlament gjigand prej 140 vetash,qe nuk begenisin te shkojne ne pune ne parlament me mjetin e tyre personal por duan makina te fjales se fundit te blera nga shteti,duan zyra e sekretare,me,me nje administrate shteterore gjigande,ku populli jeton ne varferi dhe punon vetem per rrogat e tyre.Nje shtet qe i ka hapur lufte bisnesit per ta shkaterruar ate.
Keta imperialistet gjithnje me hile ja kane pasur popullit tone. Po sa te kemi partine me shokun Edvin ne krie te na marrin te keqen! Dil o shoku Brace dhe perplasja ne fytyre tigrit prej letre.
I gjithe faji qe gjendja hariti deri ne kete pike eshte juaji si dhoma te tregetise sepse ku ishit ju deri me tani dhe nuk u kujtuat me pare qe te mos ngriheshin taksat dhe doganat apo cmimet e energjise ujit etj etj qe kur u cua TVSH nga 12.5% ne 20% kur u cua energjia nga 45 lek ne 150 leke kur u cuan sigurimet shoqerore nga 3500 leke ne muaj ne 6000 leke kur u ngriten taksat per makinat dhe taksat e qarkullimit apo mos valle perfitonit ndopak edhe ju vete sepse helbete keni mare edhe ju ndonje koncesion gjate ketyre 10 vjeteve dhe keni ngrene edhe ju ndonje luge corbe dhe tani dilni si kofini mbas te vjelave dhe tani sikur doni te mbroni bisneset e vogla dhe te mesme por doni te mbroni Bisneset e medha dhe VIPAT prandaj duhet te punoni per uljen e taksave te cdo niveli dhe cmimet e produkteve qe ka shteti ne varesi qe te rimekembet ekonomia se po spati pune bisnesi vogel dhe i mesem do falimentoni ju pa te vegjlit nuk kane shume pasuri cfare te humbasin.
35% paguaj une ne shba + sigurimet shendetsore, dhe taksen per te papunet.
Late kokrren e namit , me kete forum ,qe nuk eshte gje tjeter ,por departamenti ekonomik rrumpall i PD ,ku pjestar pervec Jakes dhe Kadias ka dhe Mark Granhofin .Ky nuk tregon tew verteten qer per cdo shtetas amerikan ka taksa mbi 30% ,por don qe ne Shqiperi te mos kate fare . Po ju pelqeu me 15 % taksa mire ,ne rast te kundert ikni fare si dhome tregtare , Shih personat. gjoja ekspert ,por jane ish antar dhe militant te PD . Duroni sa te behen zgjedhjet dhe beni fushate si tani per Bashen ,por shqiptaret jku njohin se ju nuk doni rregull dhe taksa ,por doni te perfitoni sic bete 8 vjet te qeverise se Saliut ,deri sa e falimentuat Shqiperine .
Keta kane te drejte pasi te gjithe shqipetaret qe i thone vetes tregetar nuk e kane paguar kurre taksen e duhur ose nuk kane paguar fare taksa (ne kete drejtim ishin ne socializem akoma)ne keto 20 e ca vite dhe tani normalisht qe ju duken shume
Mua ketej më shkon taksa 39% e të ardhurave vjetore. Ky marku qenka një koker injoranti. Shqiperia eshte Europe. Dhe Emerika jote e ka ender sherbimin social europian