Tmerri në Gjermani, 45-vjeçarja vrau 8 fëmijët pasi ishte “e dehur”

16 Nëntor 2015, 17:19Bota TEMA

Është rrëfyer para policisë 45-vjeçarja gjermane që akuzohej se kishte vrarë tetë fëmijë.

Para pak ditësh u gjetën trupat e pajetë të tetë foshnjave dhe si e dyshuar u arrestua femra që banonte në atë shtëpi.

Në momentin kur u gjetën trupat e dyshuara nuk ishte në banesë por ka pranuar gjithçka në komisariat.

Ajo thënë se i vrau kur ishte në gjendje të dehur pasi nuk donte të zbulonte se kush ishin baballarët e foshnjave.

Vrasja e fëmijëve kishte ndodhur rreth dy muaj e gjysëm më parë dhe kur i gjeti policia foshnjat ishin mbështjellë me peshqirë ose qese plastike.

Sipas “Bild”, pas vrasjes gruaja u largua nga banesa dhe nuk ishte kthyer asnjëherë në dy muajt e fundit.

Ngelet mister arsyeja e vrasjes dhe kush janë baballarët e fëmijëve pasi 45-vjeçarja ka deklaruar se i ka bërë me meshkuj të ndryshëm.

 

2 komente në “Tmerri në Gjermani, 45-vjeçarja vrau 8 fëmijët pasi ishte “e dehur””

  1. baba tfgs says:

    …edhe kjo me “siguri do te jete islamike”…

  2. ganiu says:

    8 fëmijë të vrarë?
    Këtë lloj shkrimi nuk po e kuptoj dot.
    Nuk ka dashur që të dihet se kush janë baballarët? Po ti ketë lindur të gjithë njëherësh, duhet të kenë një baba, ose mund të pretendojmë për një! Nëse i ka bër me ciklin normal, një në 9 muaj, ka pasur boll kohë për ta pyetur.
    ? shumë i çuditshëm. Në kufi idiotësie. Flas për artikullin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje