Të investosh në bujqësi nuk do të thotë se mund të kesh vetëm para, por duhen edhe dije. Kryeministri Edi Rama e deklaroi këtë gjatë një takimi me investitorë në Rinas, ku u bëri thirrje atyre që të investojnë në këtë sektor, duke shtuar se bujqësia ka rritje të qëndrueshme ekonomike.
“Bujqësia nuk është thjesht çështje parash, por çështje dijesh dhe mekanizmash. Jo më kot, kemi ftuar këtu disa që kanë filluar ta bëjnë këtë gjë. Njerëz që janë bërë të pasur me biznese të tjera dhe kanë kthyer sytë nga toka. Sigurisht nuk do thonë të gjithë sesa fitojnë, pasi ne i kemi shpallur luftë informalitetit”, theksoi ai.
Sipas kreut të qeverisë, bankat nuk kanë probleme me kreditë e fshatit, ndaj kreditë jepen më kollaj në këtë drejtim.
“Ne kemi qenë të vendosur ta ndryshojmë qasjen, pasi duam ta shohim bujqësinë si një territor ku mund të ndërtohet një nga sferat më të rëndësishme sociale. Ka një fakt që është domethënës. Që në kushtet e sotme, një nga problemet kryesore që ne kemi për sa i përket financave janë kreditë e këqija. Ato shkuan deri në nivelin e 25 për qind, një kërcënim real. Ne kemi bërë përpjekje bashkë me BSH dhe kemi sjell një ulje të arsyeshme, edhe pse jo të konsiderueshme duke e çuar në 20 për qind. Fakti interesant është se një pjesë e kredive të këqija, nuk figurojnë kreditë e dhëna për fshatin. Fshati mund të duket pjesa më gri dhe e pakontrollueshme. Por e vërteta është se asnjëherë bankat nuk kanë pasur probleme me kreditë që kanë dhënë për fshatin”, tha Rama.
Kreu i Qeverisë theksoi rëndësinë e investimeve në sektorin e bujqësisë duke u shprehur se “ajo që mund të investoni është me rëndësi. Janë shumë më pak investimet sesa “turn over” që përfaqësoni ju këtu. Fragmentimi i tokës nuk është problem, qasja e dështuar për shumë vite për të bashkuar tokën dhe për të krijuar struktura të imponuara nga lart ka qenë e panevojshme dhe na ka humbur shumë kohë. Vetëm këtë vit ne kemi 100 % rritje të eksporteve të perimeve dhe zarzavateve”.
Sigurisht, zotikryeministër!
Bujqësia nuk është vetëm çështje parash, madje as edhe çështje dijesh.
“BUJQëSIA ËSHTE ÇËSHTJE E TË GJITHË POPUPLLIT”
E ka thënë për 45 vjet me rradhë shoku Enver Hoxha.
Prandaj edhe u bonifikua Shqipëria fund e krye, prandaj edhe u ngritën institutet shkencore të tokës, të farërave, të misrit e orizit, të perimeve dhe patates; prandaj edhe u përgatitën mijëra specialistë të agrikulturës dhe veterinarisë.
Prandaj edhe u investuan qindra milionë për kete degë të ekonomisë.
Me siguri, në 1990 ti kur ulurije kundër Enverit nëpër mitingje apo refleksione, mund të jesh tallur nën buzë me këtë parullë bujqësh dhe nuk të shkonte ndër mënd tu bëje thirrje turmave të egzaltuara: Ruajini veprat bonifikuese, fermat dhe stacionet e mekanikës bujqësore, pemëtoret e mëdha dhe institutet shkencore të agrozoteknisë!
Tani që je thinjur e zbardhur dhe je kryeministër, ndofta kupton diçka më shumë nga kjo gjë, por do kalojne edhe 25 vjet të tjera që bujqësia shqiptare të jetë në binarët e duhur dhe nën mbrojtjen e duhur të shtetit nga konkurenca rajonale e prodhimeve bujqësore.
Por, më mirë shumë shumë vonë, se sa kurrë kurrë!
Kjo situate mund te rregullohet vetem ne nje menyre drastike. meqenese me ne fund ne Shqiperi eshte themeluar oligarkia financiare me qender tek LSI – ja, qeveria te vendose ligje per privatizimin total te bujqesise mbi bazen e parimit ” toka i takon atij qe nuk e punon “. Pra, shoket kryesore te byrose politike te oligarkise, si : Meta, Koka, Panariti, Haxhinasto, Kryemadhi, Ndocaj,Naco, Manjani, Ahmetaj, Beqaj, Cani, Kodheli, Koleka – Harito, Gjermeni, Lame, Gjiknuri, Leskaj, Leka ( RTV ), Teneqexhiu, Kraja, Ndreja, Ruli, Mehdiu, Imami, Fullani, Kule, Tahiri, Shullazi, Frroku, Veliaj, Braho, Briseida e Portokallise, Spiropali, Klosi, Papuli, Carapuli, Franga, Bushati, Fevziu, Stefani, Zheji, Angjeli, Fino, Xhafaj, Sejko, Cuci, Fagu, etj, etj. me qindrat e milionave euro qe i kane fituar me djersen e b…s, t’i pervishen maleve e t’i bejne ato me kodrinore se fushat. Vetem keshtu realizohet amaneti i babit te tyre politik, xhaxhit Enver Hoxha ” bujqesia ceshtje e gjithe popullit, duke perjashtuar fshataresine punonjese “. Kuptohet se ky ” revolucion ” i madh nuk mund te realizohet pa supervizionin e strategut Edvin Kerstaq Rama ( me ” headquarter ” ne Surrel ).
ky ska rjedh por ka pjerdh