Qeveria "zbutet" edhe për kuponin tatimor

16 Nëntor 2015, 18:44Ekonomia TEMA

Qeveria zbut qendrimin në lidhje me ato biznese që nuk lëshojnë kupon tatimor duke ulur dënimin për shkëlësit.

Pas kritikave nga grupet e interesit, opozitës por edhe nga brenda mazhorancës, në Komisionin parlamentar të Ligjeve u vendos që moslëshimi i kuponit tatimor te mos konsiderohet më krim qe dënohet me 3 vjet burg siç u propozua fillimisht nga mazhoranca, por kundravajtje penale duke ulur masën e dënimit në 1 vit, raporton Report TV.

E thënë më thjesht, kushdo që nuk lëshon kuponin tatimor fillimisht do të ndëshkohet me gjobë, në rast se shkelja përsëritet për herë të dytë apo të tretë, por bëhet fjalë për mallra me çmime të vogla, atëhere sërish biznesi në fjalë do ndëshkohet me gjobë. Në rastin kur kuponi tatimor nuk është lëshuar për vlera të mëdha të shërbimeve të shitura, atëherë shkelësin e pret 1 vit burg. Për këtë ndryshim opozita ka dhënë mbështetje duke votuar pro bashkë me PDIU-në.

Ndërsa për mos pajisje me kasë fiskale qeveria nuk ndryshon qëndrim dhe parashikon 3 vjet burg. Në këtë pikë opozita votoi kundër ne Komisionin e Ligjeve.

7 komente në “Qeveria “zbutet” edhe për kuponin tatimor”

  1. E po kjo pune! says:

    po c’jane keto burgje!!!! Boll me gjoba, shtojini ato por mos prishni familjet sepse do futen mileti ne burg dhe do ngelen te tjeret pa perkrahje. Ne doni ta filloni me burg, filloni e rrasni njehere politikanet qe kane vjedhur 25 vjet dhe na bejne moral akoma.

    1. tt says:

      Shume gabim. Qe sot tek nje kafe qe rregullisht na jepnin kupon tatimor, nuk na dha. Kur e i thashe per kuponin, me tha se kishte prere goxha per sot, tani do bente pushim

  2. Berja Durresit says:

    Zbythet…

  3. Mezani Celoja says:

    Para se te denoj me 3 vjet burg per mos pajisje me kase fiskale, Qeveria tu bej te qarte diten me diell bizneseve se kujt i takon te mbaje kase fiskale me detyrim dhe kujt jo, sepse tatimoret po sillen sipas qejfit me kete ceshtje dhe po leshojne letra me referenca ligjore absurde.

    Nje studio avokatore, qe punon vetem me kontrata me biznesin dhe qe gjitha transaksionet i kryen vetem me banke, dhe nuk pranon pagesa me para ne dore, sipas ligjit nuk ka detyrimin e mbajtjes se kases fiskale.

    Sipas ca vietnamezeve qe drejtojne Tatimet, qe bejne sikur nuk e kuptojne ligjin mqs studio avokatore nuk eshte sharretar pylli (i perjashtuar nga kasa edhe nese kryen veprime me leke ne dore) i bie qe duhet te mbaje kase.

  4. zekthi says:

    ligje qesharake qe te hane mune. me pare hik ram legeni.

  5. Wc says:

    Aman ore se shpetova nga mamaja e Veliajt,”adopto nje shurrtore” thoshte e ngrata,qe te shtoheshin shurrtoret dhe halete e Tiranes se te birit.Edhe une trapi adoptova Komplet nje Hale,dmth nje shurrtore dhe nje hale,me nje legen uji ,qe freskoj njehere ne 2 dite,por pa leter higjinike.Bera nje katror plastmasi 1.5×1.5 m. ,dhe per dere perdora nje nga postkartat e fushates elektorale te mamase se Veliajt.Por menjehere me erdhen tatimet me kupon ne dore,ku e ke kuponin e shurres per cdo klient qe dhjet tek kjo shurrtore.Flas une ,eshte pa para ose FREE sic i thone tani,eshte Adoptim,po ku pyesnin tatimoret e shtetit.Dhe une mbylla shurtoren,CLOSED shkruajta,por me keq ,rreth e qark u mbush me pagera dhe vinte ere qe nga Bashkia.Ska gje ,thonin le te vije ere ,duhet kuponi sepse eshte e rregjistruar.Per ta crregjistruar duheshin para prape,iu luta mamase se Veliajt,por kurre nuk ktheu pergjigje.
    Tani me kete vendim te qeverise,une do te hap prape shurrtoren time,sepse nuk ka kupon per bizneset e vogla,ky hyn dhe haleja imeFREE.Ju lumte o rilindasit e diellit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje