Rikthehet "Rozafa", fabrikë moderne për konserva peshku në Elbasan

16 Nëntor 2015, 16:25Ekonomia TEMA
Rikthehet "Rozafa", fabrikë moderne për konserva peshku

Kompania “Rozafa”, emri shqiptar i industrisë së peshkut në tregjet e huaja,  rinisë jetësimin e kompleksit më të madh të përpunimit të peshkut, në Elbasan. Kryeministri Edi Rama premtoi mbështetje për rilindjen e kësaj industrie në një takim të zhvilluar sot në Labinot të Elbasanit me investitorë spanjollë dhe italianë të angazhuar dhe të interesuar në këtë sektor.  Ky është një investim që ka krijuar punësim real dhe  gjatë vizitës që bëri sot në fabrikë Kryeministri u njoh nga sipërmarrësi  me planin e investimit. Me përfundimin edhe të dy fazave të tjera të investimit, sipërmarrësi planifikon punësimin nga 300 aktualisht në rreth 1300 punonjësve.

Reforma e naftës, heqja e akcizës së karburanteve për sektorin e peshkimit i ka dhënë frymëmarrje edhe industrisë së peshkut në Shqipëri. Falë kësaj reforme, por edhe lehtësive të tjera, si përfitimi i kontratës së qerasë me 1 euro dhe rritja e kuotave të peshkut për Shqipërinë në tregjet europiane në 20% i kanë mundësuar Gjergj Luces rikthimin ne tregun e peshkut ne Shqiperi.

“Industri që do të rilindë plotësisht, duke i rikthyer Shqipërisë prezencën dhe forcën në tregjet ndërkombëtare përmes prodhimeve tërësisht të vetat,” – u shpreh Kryeministri.

Produktet “Rozafa” prej shumë kohësh janë të njohura në tregun rajonal dhe europian. Me ngritjen e kompleksit të ri, sipërmarrësi thotë se synimi është zgjerimi i gamës së përpunimit të produkteve të peshkut me destinacion tregun europian dhe atë japonez.  “Do të kthejmë të gjithë traditën e munguar dhe do të dalim me shumë dinjitet edhe me eksporte në Europë me prodhimet “Made in Albania.” Reforma e naftës, e vetmja reformë që i dha jetë gjithë sektorit tonë. Numrin total të punëtorëve do ta çojmë në 1200-1300 vetë. Kjo do të marrë përmasat e një zone shumë të madhe ekonomike,” – tregoi për  planet e investimit sipërmarrësi.

Qeveria, siguroi Kryeministri, do të mbështesë çdo përpjekjeje dhe nismë të tillë për ta zhvilluar këtë industri në Shqipëri. Një përpjekje e tillë është edhe ngritja e merkatove të peshkut në vend, ku i pari treg pritet të ngrihet në Durrës.

“Ne jemi shumë të inkurajuar që hapi që ne hodhëm me naftën ka filluar të japë rezultat dhe në radhë të parë ka dhënë si rezultat motivimin e gjithë njerëzve të sektorit dhe pastaj nxitjen për të parë shumë më larg sesa deri dje, kur faktikisht ishim në kushtet e një beteje të përditshme për mbijetesë. Unë jam absolutisht i bindur që është rruga e duhur dhe është koha që edhe në Shqipëri të kemi merkatot e peshkut, ashtu siç janë në të gjithë botën. Në fund të fundit janë instrumente për t’i dhënë vlerë reale këtij malli kaq të çmueshëm, që ne e kemi me shumicë, prandaj dhe nuk e kemi vlerësuar asnjëherë sa duhet. Kështu që edhe në këtë aspekt do ta mbështesim fuqimisht çuarjen përpara të këtij programi dhe në portin e peshkimit në Durrës do të jetë merkato e parë,” – garantoi Kryeministri.

Kryeministri vlerësoi edhe një aspekt të veçantë, anën sociale të këtij investimi, me ngritjen e çerdhes dhe kopshtit në ambientet e kompleksit, çka krijon, theksoi Kryeministri, një standard tjetër në trajtimin dhe mbrojtjen e dinjitetit të të gjithë punonjësve.

24 komente në “Rikthehet “Rozafa”, fabrikë moderne për konserva peshku në Elbasan”

  1. Dean says:

    Bravo,shume mire! Eshte Turp qe me Evrope te shesin konserva Senegali dhe Maroku ndersa Shqiperia qe eshte ne Evrope te jet jasht ketij tregu.
    Suksese biznesit dhe Keshtu zbut sado pak varferine ne Elbasan.

  2. zamir says:

    Respekte z. Edi, vendi po ngrihet nga gropa e bandes se Saliut & Co.

  3. Ferdiu says:

    shof nje puntor aty tek makineria me duket si fyryre e pare,nuk qeka shum i lumtur , i lutem pronarit ti a rrise rrogen, tek e fundit individ i pasur shtet i forte

  4. erion says:

    kyo eshte vertet fillimi i mire.. por njekosisht shikoni dhe ritjen e rrogave se jane per faqe te zeze.. jo rrogat e qeveritareve por ato te njerezve qe punojne ne keto fabrika

    1. Niku says:

      Ne Shqipëri mungojnë njerezit e kualifikuar. Sot punetoret kane rroge minimale sa e parashikon ligji. Sidoqoftë punetoreve u eshte thene se do te paguhen me 1000 leke (vjetra) kg/peshk i perpunuar. Sot punetoret bejne veten 4 kg ne dite kur koleget e tyre ne Itali bej ne 22-26 kg ne dite. Kur te bejne me shume do te zgjedhin page baze apo me kg. Si tu leverdise.
      Pronarit i leverdis sa me shume peshk te perpunuar.

  5. XXL says:

    KOMPLIMENTE DHE SH MIRE PER POPULLIN E ELBASANIT POR ME PESHK KINEZ ….KUR NE VLORE GJEN EDHE PESHKUN ,PESHKAREXHET SI DHE EKSPERIENCEN E TRADITES ME KOMBINATIN ME TE MADHE NE BALLKAN ME KONSERVAT ME VAJ ULLIRI VLORE BIO ME FAME …….NE BOTE PER ATE KOHE !!!!!!????????????????
    -EH SI PUNOJNE KAPITALISTET E RINJ SE CAJNE FARE TRAPIN PER VENDIN DUKE HARUAR NJE NJE GRUSHT DHE DO TE MARIN ME VEHTE….!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    1. Niku says:

      Rozafa ka fliten e saj te peshkimit me te madhen ne Shqipëri. Gjynah qe shpif. Eshte pa burrni.

  6. nini says:

    Modernizim i industrise se peshkut ,duhet te jete dhe ne stradegjine e punesimit dhe rritjes se eksporteve nga qeveria shqiptare . Dihet se perpunimi rrit proceset e punes ,pra me shume punetor ,dhe me teper vlere e shtuar ne cmim . Porti i ri i peshkimit ne Durres (qe per mendimin tim duhet te ishte pak me I madh ,per aresye te veshtiresise ne manovrime te anijve te medha te peshkimit ) duhet te shoqerohet me ndertimin e marketit te madh qe te sherbeje dhe si grumbullim ashtu dhe shitje te produkteve te peshkut . Peshkimi ,sic u ndihmua per naften duhet te ndihmehet dhe me ngritjen e nje kantieri detar , jo shume te madh qe anijet mos te cohen per riparime ne Itali dhe Mal I zi ,por te behen ketu ,ku dhjetra sprecialiste te ish kantierit detar ,jane rrugeve pa pune ,dhe keshtu ndihmojme punesimin,si dhe nuk lejojme valuten te dale jashte . Ky ishte premtim i kryeministrit Rama ne prag te zgjedhjeve ,dhe mendoj qe me nje investim sa gjysma e kostos se ndertimit te portit peshkimit mund te ngrihet nje kantier modern dhe i mjaftueshem per riparimin e anijeve tona .

    1. Niku says:

      Ne portin e Durrësit eshte lene vendi per kantierin, por ai duhet te ngrihet nga privati. Shteti ta jep me qera 1€ dhe ndertoje.nuk mund ta ndertoje shteti dhe menaxhoje shteti.

  7. Janullatos ngrenesi says:

    Kjo eshte picke e zeze. Vlora, Saranda, Durresi dhe Lezha skane fabrika per perpunim peshku tani na del qe ka Elbasani.
    Ketu vjen era peshk i qelbur por nga koka.

  8. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Po investohet ne nje vend,ku mungon lenda e pare!
    Vetem nje tru peshk,mund te investoj per konserva peshku,ne Elbasan !
    Mos i kini premtuar subvencion nga shteti !

  9. Wtf? says:

    Hahaha, fabrike moderne peshku ne elbasan!!! Q… jeten sa rrot k… ! Ne korce ta kishe bere me mire se atje eshte me i fresket peshku i detit ? leqe ti i biri luces je mesuar ti furnizosh shqiptaret me peshkun “teper te fresket” te frigorifereve te grekut e italianit! Cuditem sesi ka shqiptare qe i blejne prodhimet e tua fosile! Matrapaz plehre!

  10. Mentari says:

    Shum mire dhe me mjaft zgjurasi “ekonomike” Te merret peshku nga bregdeti dhe te shkoj e te transportohet ne Elbasan per perpunim eshte me mjaft zgjuarsi ekonomike? Oh zot se jeni bere per tu qeshur.qeverisin si ne kohen e Enverit qe merrte hekurnikelin nga Pogradeci dhe e binte ne elbasan dhe transporti i ngrinte koston e prodhimit qe ne ate Mtarlugji hekuri apo Giza shqiptare me cilesi te dobet kushtonte 2 here me shtrenjt se ajo e Japonise apo ajo e turqise e Bashkimit Sumllastik.Po ku i kane gjetur keto kodosha ekonimiste qeveritar qe mendojne keshtu si ajo Fabrika e peshkut qe po ndertohet ne Elbasan?Ku jetojne keto njerez pa asnje klase shkolle?ku i kane marre dipllomat ?

  11. KY PRONARI EHSTE BASHKEPRONAR ME RAMEN E ARTAN GACIN TE ROZAFA TRENIT;TE TRE KANE QENE TE ARTET.
    KONKLUZIONI U HOQ TAKSA E KARBURANTIT PER KETE PRONARIN GJERGJ LUCA QE ESHTE CUNI NDERK LUCES QE TE DHIHET NE LEK EDI RAMA E ARTAN GACI;
    SHIKONI FOTOT E RAMES DHE DO GJENI ARTAN GACIN DUKE QESH
    PA DIPLLOME E ME DILPOME JURISTI TE BLERE E FUTI RAMA DEPUTET KUNDREJT PAGESES QE I BERI
    ARTAN GACIT I DESHTOI BUTIK FIRENCE DHE KAPI LUCEN DUKE PAS SIGURI TE RAMA BEN TRESHEN QE JA FUT GJITH POPULLIT PER TAKSA E 14 PESHKAREXHAT E LUCES QE NJIHET SI MASHTRUS JANE NE DET TE HAPUR ME NAFT GJYS CMIMI PRA PA TAKSAAAAAAAAAAAAAAAAA
    E HONGRET PESHKUN SA KRAHU? bye

  12. bobi says:

    O Daku sikur te gjithe peshkarexhat te dalin ne gjueti nuk e ngopin prodhimin ditor te kesaj nderrmarrje.Bravo i qofte qe po investon ne perpunimin e peshkut qe vjen nga jashte.Pse peshku qe konsumojme ne perdita mos eshte i fresket.Ose eshte i huaj ose eshte rezervati.Nuk ka shanc te hash peshke te fresket me 8500 apo 9000 lek kg.Po te pakten te punesohen njerez dhe te shikohen pak kushtet e punetoreve qe te marrin 1 rroge te mire te mbajne familjet e veta se ne Elbasan ka papunesi super te theksuar.Vetem mbyllja e Kurumit hodhi ne rruge 250 familjare.Biznesi po qe eshte cope cope.Keshtu qe sh.mire qe popunesohen njerez

  13. hec aty says:

    Nigjoni dajen, e para qe peshku vjen nga Afrika jane sardele dhe acuge,e dyta mas mylljes te Xibrakes po ne Elbason hapet Luca coca cola..import&perunim&export…….

  14. Cari mallosh says:

    Numrin total te punetorve do ta cojme ne 1200-1300vete,ku jane edhe 29999.0
    vende pune qe i premtove popullit qe te dhane votat,mor cigani kristaqenver

  15. Cari mallosh says:

    o kqirac rama,edhe enveri i exportonte konservat(sardelet) jashte shteti,kushtonin 3 cent per kuti dhe nuk i blente njeri se ishin made in albania(no bullshit)

  16. koco says:

    Mendoj seduhet te jete nje hap Gjigand e i menduar shume mire . Elbasani eshte epiqendera e Shqiperise ku kryqesohen rruget nga Jugu ne Veri , nga ana strategjike i gjithë bregdeti ka te percaktuar Turizmin dhe zhvillimin e Agro – Eksportin bisnesin bujqesise pririoritare . Dhe zhvillimin e kesaj Industrie te peshkut grumbulluese – perpunuese dhe Shperndarese ne gjithe vendin dhe per eksport eshte zgjidhja e duhur e mire menduar , kjo mbase dhe per hapjen e nje linje kuti konservash te vilat mbase do shkojne ne numur ne miljona cop , kur eshte per te pyetur per invertime kaq te medha e afat gjata , nuk ka vend te pyetet ” Hoxha e fshati,por pyete Doktori dhe llogarite behen ne qender si duhen ” AJ me krahe te lehta e mbare e mire , Nisme kjo qe nderon Sipermarjen e Qeverine .

  17. koco says:

    Mendoj se ky perpunim i peshkut ne Elbasan , do sjelle e perfitime te tjera te medha te pa imagjinuar nga edhe shume komentues si te mesipemit te cilet e shikojne me miopizem e mediokritet . Perse ? zhvillimi i kesaj industrie perpunuese do shtoje e rrite prodhimin e gjyetin e peshkut, me Vijen Bregdetare , Liqeneve , Lumenjeve , Rezervateve , Shtimit te Ekonomive qe kultivojne Rasatin e disa lloje peshqish , kjo industri do prodhoje me mijera ton Ushqim per mbarshtimin e Shpendeve , Derrave , vet Peshkut etj . do ndikoje ne shtimin e prodhimeve e produkteve nga ky sektor , do iguroje nje rritje e zenje te mijera njerezve me pune ne gjithe vendin , si dhe do permiresoje cilesine e jetes me shtimin e sasise se konsumuar per fryme ne krejt vendin .

  18. hec aty says:

    KOCO 3K BRAVOOOOOOOO ……………….PO KU KA PESHK DETI LUMI LIQENI NE SHQIPERI O CARI E KA ZHDUK DINAMITI…..

  19. Bujar says:

    Gjithmone Gjergji eshte nga me te miret

  20. Ilir says:

    Bravo i madhi Gjergj Luca. Jam shume i kenaqur qe endrat e tua po behen realitet..
    Cdo gje qe ke dashur e ke bere realitet sepse
    je djal punetor dhe jo llafasan. Me kujtohet
    ato kohe kur shkonim ne shengjin dhe gjuanim per persh gjithe naten. Pasioni jot
    per peshkun ishte i papare, per tu admiruar
    dhe resultati eshte i permasave gjigande.
    Respekt Lilja

  21. I sakte komenti i Janullatus ngrenesit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje