
Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Philip Hammond, folën para gazetarëve rreth qëllimit të vizitës së tij në Shqipëri, e cila është një nga vizitat më të rëndësishme politike mes dy vendeve.Ne qender te bisediemeve ka qene kordinimi per luften kunder terrorizmit, lufta kunder krimit te organizuar dhe prespektiva evropiane e Shqiperise
Kryeministri Edi Rama:
Është kënaqësi t’i urojmë mirëseardhjen, Sekretarit të Shtetit për Punët e Jashtme, ndryshe ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, në një vizitë të posaçme, me kënaqësinë po ashtu që na jepet mundësia të diskutojmë lidhur me sfida gjithmonë e më të përbashkëta kundër barbarisë së ekstremizmit dhe të gjitha formave të shfaqjes kërcënuese të saj, si një kërcënim për civilizimin tonë dhe për gjithçka është arritur nga familja e madhe e botës demokratike, me të cilën Shqipëria jo vetëm ndjehet e lidhur shpirtërisht dhe moralisht, por edhe e lidhur në aspiratën për t’u bërë pjesë integrale e saj. Po ashtu është kënaqësi që na jepet mundësia të ndajmë sëbashku edhe bindjen se sot më shumë se asnjëherë tjetër, Europa ka nevojë për Ballkanin njësoj siç Ballkani ka nevojë për Europën. Mes Europës dhe Ballkanit dhe posaçërisht Ballkanit që është ende jashtë Bashkimit Europian, është koha për të forcuar edhe më shumë marrëdhënien e bashkëpunimit në çdo fushë dhe për të ecur dorë për dorë, që një orë e më parë edhe Ballkani, i gjithi të jetë pjesë e Bashkimit Europian.
Sekretari Philip Hammond:
Zoti kryeministër, faleminderit për faktin që gjetët kohë të më prisnit sot, këtu. Është kënaqësi e madhe të vizitoj Tiranën, është vizita ime e parë në Tiranë.
Ne kemi një raport të shkëlqyer dypalësh, bashkëpunim mjaft të fortë, sidomos në punët e brendshme në këtë portofol, duke luftuar krimin sëbashku, duke luftuar së bashku migracion e paligjshëm, kontrabandimin e drogërave, si dhe trafikimin e njerëzve. Kësisoj do të doja që të përmendja dhe t’i nderoja të gjitha përpjekjet që ju keni bërë si qeveri dhe si ministri, për të kryer reforma që janë shumë të rëndësishme dhe zhvillime në këtë fushë. Kemi gjithashtu, bashkëpunim të shkëlqyer në siguri, në mbrojtje e bashkëpunim ushtarak. Shqipëria është një partner mjaft i mirë në NATO dhe gjatë viteve të kaluara kemi filluar të punojmë sëbashku, duke organizuar manovra të përbashkëta ushtarake, qoftë edhe këtu në Shqipëri. Në fakt presim me padurim që të zhvillojmë më tej bashkëpunimin në të ardhmen, gjithashtu edhe që ju të modernizoni ushtrinë tuaj dhe të rrisni kapacitetet tuaja si pjesë e familjes së NATO-s.
Gjithnjë në Mbretërinë e Bashkuar kemi qenë mbështetës të mëdhenj të zgjerimit të Bashkimit Europian dhe e mbështes me forcë atë që ju thatë, nevoja që Ballkani të ecë drejt Europës, duke bashkëndarë vlerat dhe aspiratat e Bashkimit Europian dhe po kështu, programin reformues që ju po zhvilloni, si një hap thelbësor në këtë rrugëtim, që i sjell përfitime të mëdha në vetvete Shqipërisë, por nga ana tjetër e lejon Shqipërinë të ecë përpara në trajektoren e vet europiane, sidomos sa i përket reformës në sistemin e drejtësisë, e cila e di që është e vështirë, por absolutisht thelbësore për të krijuar mjedisin e shtetit të së drejtës, çka do të jetë baza e investimeve në ekonominë shqiptare, që në fakt qëndron në themel të vlerave tona të bashkëndara në BE, për të ecur përpara. Në qoftë se do të vazhdojmë së bashku, qoftë mbi baza dypalëshe dhe përmes Bashkimit Europian, për të forcuar rrugëtimin e Shqipërisë drejt Europës, presim me padurim ta bëjmë këtë dhe do t’ju japim çdo mbështetje e inkurajim që mundemi, në vazhdimësi të këtij rrugëtimi.
U bashkuan 2 male, polli nje mi..
Kane marre shume moni moni prej Rames keta .
llafe,llafe llafe sepse bajraktaret e agallaret e rinj nuk duan te hyjne ne Evrop
Ngrini sa te mundni minarete se ashtu do tu pranojne me shpejt ne Europe. Kerma islamike qe shkateruat vendin e ilireve!
minaret do ti fusim ne bythen tende
Edhe pse nuk tregohet arsyeja e vertete e vizites kam pershtypjen se ajo behet per tu siguruar qe pabuksit shqiptare duhet te presin hajdutet dhe biznesmenet e e droges shqiptare ne Britani.
Cfare lajmi esht ky o tema? Na jepni ndonje lajm per ate qe kane folur me te vertete, jo vetem per rrugen tone ne BE. Kte gje e degjojme sa here vjen dikish nga europa ne shqiperi.
vika per drogmenet dhe burgaxhinjte lexoje ketu
http://smarkos.blogspot.al/2015/11/philip-hammond-to-discuss-organised.html
po pse te gjitha do ti dish o popull kot e kemi kryeministin ne
Po te ishte burr Rama e aq me teper po te ishte shqiptar nuk priste tetilla kalbesira shpirterore. Ti kishte thene ketij Filipit qe nqs donte te dinte me shume per miqesine dypaleshe dhe prespektiven europiane atehere mjafton te lexoje medien britanike sepse shkruajne perdite per kete pune!
Ps. Qebsirlleqet e ktyre ne dem te shqipetareve kan 150 vjet dhe lista eshte e pafund. Haram qumshti I nenes shqiptare atyre qe perfaqesojne polullin shqiptar dhe rrine si te dhjere ne breke perpara ketyre pordhaceve te peshtire!