Rebani Jaupi, zëvendësi i Çakos në Policinë e Shtetit

18 Nëntor 2015, 13:09Kronika TEMA
Rebani Jaupi, zëvendësi i Çakos në Policinë e Shtetit

Rebani Juapi do të jetë numri 2 i Policisë së Shtetit.

Ai u prezantua sot nga Drejtori Haki Çako gjatë një takimi me Drejtorët dhe me shefat e sektorëve në Polici.

Urdhri për emërimin e Jaupit mban firmën e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Rebani Jaupi ishte deri sot Drejtor i Drejtorisë për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda, në Drejtorinë e Policisë së Shtetit. 

Ai ka mbajtur më herët detyrën e numrit 2 të Policisë së Tiranës dhe vjen nga një karrierë e gjatë në rradhët blu.

Gjithashtu u prezantua edhe Drejtorit të ri për Krimin Ekonomik e Financiar, Lutfi Minxhozi.

Ligji i ri i Policisë parashikon veç Drejtorit të Policisë edhe një zëvendës të tij, i cili emërohet për herë të parë pas hyrjes në fuqi të nismës.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje