Rregullat e reja për patentat, ja kush nuk mund ta marrë

18 Nëntor 2015, 20:54Kronika TEMA

Qeveria ka miratuar Kodin e ri rrugor. Vendimi më i fundit i Këshillit të Ministrave i heq të drejtën e marrjes së lejes së drejtimi çdo qytetari që vuan nga varësia e alkoolit, drogës apo ata të cilët kanë një sëmundje të rëndë.

“Patenta nuk i jepet drejtuesit të mjetit në gjendje varësie ndaj drogës si dhe abuzon rregullisht me to. Leja e drejtimit të mjetit nuk i lëshohet edhe kandidatit të prekur rëndë nga shqetësime psikike apo me prapambetje mendore”, thuhet në Kodin e ri.

Nuk mund të pajiseni me patentë edhe nëse vuani nga çrregullime të rënda të ritmit të zemrës. “Leja e drejtimit të mjetit nuk i lëshohet drejtuesit të mjetit të me diabet të Grupit 2, të prekur nga Diabeti Melitus, që trajtohet me insulinë”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Edhe personat që me krizë epilepsie nuk mund të marrin patentë. Këshilli i Ministrave argumenton se mosdhënia e lejeve të drejtimit për një sërë kategorish është bërë për të parandaluar aksidentet, raporton NOA.

“Në përgjithësi, leja e drejtimit të mjetit nuk i lëshohet ose i rinovohet kandidatit apo drejtuesit të prekur nga një sëmundje e rëndë, e cila mund të formojë ose të përcaktojë një paaftësi funksionale, të tillë sa të komprometojë sigurinë rrugore, në momentin e drejtimit të mjetit ”, – janë disa nga ndryshimet në Kodin Rrugor.

12 komente në “Rregullat e reja për patentat, ja kush nuk mund ta marrë”

  1. shume te aresyeshme pikat e mosdhenies se lejes se drejtimit .

    psh ; nji shqiptar ne Greqi ,vrau disa njerez ne rruget e Athines ,midis tyre dhe nji fatkeqe grua shqiptare 26 vjece ,dhe donte tu cfajesohej policeve ,duke i thene ,se ;vuante nga epilipsia ,ose semundje toke ,e thene popullorce !

  2. Tunxh, bir says:

    Po qe ne Shqiperi,95% e deputeteve jane me keto siptoma semundjeje

  3. Tunxh, bir says:

    Po qe ne Shqiperi,95% e deputeteve jane me keto siptoma semundjeje hahaha

  4. mimoza tufa says:

    te gjithe politikanet ne shqiperi jane te semure nga pasuria te gjithe te vjedhur si dhe te droguar s.duhet tu jepet patente

  5. Antares says:

    Edi Rames duhet ti hiqet urgjentisht patenta me ligjin e ri.

    Stimulimi i rrjepjes se ketij populli vazhdon. Me kaq analiza qe kerkohen, duhet te bredhesh nje muaj neper dyert e spitaleve dhe ambulancave me nje thes me para me vete. Normale qe keta ligjet i njerrin per te rrjepur, dhe jo per te zgjidhur. Nuk ka vend ne bote qe aplikon keto lloj kinezerirash qe behen ne Shqiperi. Edhe per Astronaut per ne planetin Mars, nuk te kerkojne kaq shume gjera.

    Turp e per faqe te zeze. Mjere ai popull ne ate vend me ata hajdute qe e qeverisin.

  6. eklipso says:

    Jam dakort që të ketë një vizitë mjekësore, por ky është prapë abuzim.

    1. mark tanushi says:

      ato idiota qe e kane miratu kete ligj a nuk e dine se sikur kane kalu ne komisjon mjekesh kane me kalu prap,u dhjefsha ligjin bashke me ata qe kane votu pro ,3 vjt qeveri provash ne kurriz te shqiptareve 360000 vende pune i shenderroj ne taksa dhe padrejtesi ndaj popullit,u dhjefsha ligjvenesit dhe qeverine.

  7. lartegjatesia e tij edvin vet rama says:

    Diabetikeve u jepet ne perendim.
    Vetem kur drejtojne maune e autobuza nuk u jepet atyre me insuline.
    Ne i shtremberojme ligjet se i marrim te intwrpretuara nga emigrantet

  8. Arti says:

    Ej po spo dine me si ta torturojne e rrjepin qytetarin.Rregulla me ekstreme ne vendin me ekstrem te korruptuar. Jo po te shkruajne ne patente eshte pederast apo jo. Aman po ku mendohen kaq shum ata te momisionit te ligjeve. Ne hale, se vetem atje vijne keto lloj idesh

  9. ZahoKoka says:

    Per ata me semundje te renda eshte diskriminim dhe bie ndesh me te drejtat e njeriut, megjithate une nuk kam makine. ky ligj bie ere aotoritarizmi.

  10. Te bashkuar says:

    KUR MJEKET JANE TE PA AFTE, E KEQJA BIE MBI NJERZIT QE DUAN TE JETOJNE SI GJITHE TE TJERET. EDHE QEVERIA BEN SI MJEKET E PA AFTE ??????????!!!!!!!!

  11. alfa says:

    Mendoj qe te gjithe qytetaret duhet ti nenshtrohen dhe nje kursi te dyte ,per marrjen e patentave konform rregullave Europiane . Drejtuesit tane te automjeteve jane me te dobet ne Europe dhe Ballkan , Ato nuk respektojne asnje rregull ,kjo ndodh jo se ata nuk duan ,por ata nuk i njohin rregullat e qarkullimit ,pasi ata patenten e kane blere .
    Ne Europe provimi i patentes eshte i veshtire ,ka mbi 2000 pyetje . Shqipetaret nuk jane nenshtruar ketyre pyetjeve per marrjen e asaj patente .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje