Ashtu siç shkruante dje “Antena Brenda Familjes”, Blendi Fevziu është vënë në punë për të zgjidhur rastin e 10 vajzave nga Kosova që i ankoheshin atij me një letër.
Fevzo shkruan sot se është marrë intensivisht me rastin e vajzave.
Ja çfarë iu shkruan ai vajzave.
Sqarim: Shkrimi është i Fevziut, edhe pse ngjan shumë me Antenën e djeshme
Nga Blendi Fevziu
Mbasditen e djeshme në adresën time të emailit mbërriti një letër e dërguar nga një grup vajzash nga Kosova, të cilat denonconin një rast mjaft problematik dhe të frikshëm që ju kishte ndodhur në Shqipëri këtë fundjavë. Letra drejtohej me idenë që të përdorej në emisionin OPINION si sensibilizim për të shmangur rastet e ngjashme dhe problematike. Nisur nga fakti që një njeri që viziton vendin tënd duhet të jetë 10 herë më i sigurtë se sa vetë ti, e bëra letrën publike në Facebook, në adresën time personale. Me rastin isha njohur edhe më parë nga gazeta Ekspress. I premtova vajzave me email që do merresha me rastin e tyre dhe sot jam marrë intensivisht me të. Meqenëse vajzat nuk e bënë emrin publik, unë po ju drejtohem thjeshtë me të nderuara vajza, duke ju përgjigjur po ashtu publikisht.
Të nderuara vajza
Ju më bëtë publik dje shqetësimin tuaj përmes një letre që është botuar edhe në shtyp. Ju falenderoj shumë për të dhe besimin që më keni dhënë. Kur lexova lajmin për pata një ndejsi turpërimi nga ato që ndodhin jo rrallë kur flitet për bashkombasit e mi (por edhe tuajët sepse unë kurrë nuk i kam ndarë në shqiptarë e Kosovare, siç thoni ju, por në shqiptarë që jetojnë në Kosovë dhe shqiptarë që jetojnë në Shqipëri apo Maqedoni). Pata një ndjesi turpi që e shpreha edhe në Facebook. Gjëja e parë që bëra ishte të organizohesha për të marrë sa më shumë detaje që të ndërtoja një emision për të denoncuar rastin, që nuk dua kurrë, në asnjë rrethanë që të kthehet në fenomen. Komunikuam me Ministrinë e Brendshme, policinë e Lezhës, atë të Kufirit dhe me vendin ku ju po darkonit. Lexova disa nga deklaratat e dhëna dhe për fatin e keq ajo që del nuk përputhet aq shume me mënyrën se si e tregoni ju. Në mbrëmje, kur rilexova letrën tuaj, gjeta gjëra, që si një njeri më i madh në moshë, do t’ju sugjeroja që ti korrigjonit. Por për këtë do t’ju flas më vonë. Rikthehem tek ngjarja.
Sipas asaj që mësova nga burimet e mia ju keni qenë në Tiranë për një festë beqarie. Keni festuar në një nga pubet e famshëm të Tiranës mjaft të kënaqura. Këtë ja keni shprehur edhe personalit aty. Mbasditen e së dielës jeni kthyer në restorantin “Mrizi i Zanave” ku keni pasur një incident me kamarierët për arsye të pagesës dhe ku keni qenë të pakënaqura dhe keni folur ashpër për ‘shqiptarët” që nuk dinë të shërbejnë apo nuk dinë të sillen. Kjo, nëse është e vërtetë, më habit. Po jua përsëris edhe një herë, mos na ndani në ne dhe ju.
Ju thoni se pasi keni dalë nga restoranti, në afërsi të fshatit Fishtë dikush me motor ju ka ndjekur. Po citoj letrën tuaj:
“Pasi që e kaloi veturën tonë la motoçikletën diku në gjelbërim që të mos e shihnim dhe u shfaq pas disa sekondash tek dritarja e veturës, së pari duke i rënë fuqishëm xhamit të veturës e më pas duke tentuar të hapte dyert dhe të futej brenda. Meqenëse dyert tona ishin te bllokuara, ai filloi të gjuante me armë në ajër, ngjitur me veturën tonë, duke na tmerruar.
Në raportimin e policisë nuk rezulton në një hapësirë prej 1.8 km asnjë gëzhojë arme. Mbi të gjitha, në fshat, asnjë banor nuk ka dëgjuar të shtëna armësh. As drejtuesit e restorantit me të cilët kam folur dje dhe që janë nisur menjëherë në ndihmën tuaj. Ose ju nuk keni dëgjuar mirë, ose policia dhe banorët gënjëjnë.
Po, sipas policisë ka pasur një motoçikletë që është shfaqur në atë rrugë. Unë besoj se motoçiklisti mund të ketë tentuar t’ju ndalojë e mbase edhe t’ju grabisë. Nëse kjo vërtetohet ai është një keqbërës, një bandit, ndaj të cilit shteti dhe drejtësia duhet të japin një dënim shëmbullor. Askush nuk ka të drejtë të shqetësojë askënd, e aq më tepër të kërcënojë një grup vajzash të pashoqëruara. Për këtë, po ju kërkoj edhe publikisht forcave të rendit që personi të identifikohet sa më shpejt dhe të marrë ndëshkimin e merituar. Madje politika shqiptare duhet të forcojë legjislacionin dhe çdo agresion ndaj personave jo rezident në Shqipëri të ketë një ndëshkim më të rëndë se sa ai që jepet normalisht. Por nuk ka rast në botë, ku personi ose personat e kërcënuar të mos pranojnë bashkëpunimin e policisë. Ju thoni:
“Përpos tmerrit psikik të cilin e përjetonim dhe frikësoheshim se personi i cili na tmerroi do të telefononte dikë të na dilte në pritë diku në rrugë (duke marrë parasysh që raste të tilla në Shqipëri ndodhin shumë shpesh jo vetëm tek turistët kosovarë, por kemi edhe rastin e turistëve çekë të cilët u vranë dhe vrasësi i tyre tani u dënua me burg të përjetshëm), ne frikësoheshim të ndaleshim edhe tek Policia rrugore pasi në shumë prej emisioneve tuaja shohim se banditët dhe Policia janë të lidhur shumë ngushtë me njëri-tjetrin. Pa keqkuptime, këtu kemi të bëjmë vetëm me kriminelët dhe banditët të cilët shëtisin lirshëm në vendin tuaj.”
Nuk arrij ta kuptoj se një njeri i kërcënuar nuk kërkon ndihmën e policisë dhe mendon që policia është palë me kriminelët. Po, ka shumë raste denoncimi në Shqipëri, ka shumë raste që trafikantë dhe keqbërës bashkëpunojnë me policinë, por zonja të nderuara, trupa policore shqiptare ka 103 vjet që përballet me krimin dhe keqbërësit. Ka qenë aty në mbrojtje të qytetarëve. Nëse ju telefononi policinë dhe nuk ndaleni kur ajo j’ua kërkon, unë këtë nuk arrij ta kuptoj. Më pas vijoni:
“Meqë ishim në veturën të cilën e kishin sulmuar, vendosëm të mos ndaleshim askund deri te kufiri i Kosovës. Në ndërkohë, shoqet tona u ndaluan nga Policia e Lezhës për shkak të telefonatës së bërë nga ne duke kërkuar kështu më tepër informacion, gjë që është shumë e logjikshme. Çka nuk më dukej e logjikshme ishte fakti se ata insistonin që ne, vetura e sulmuar, të ktheheshim në Stacionin policor në Lezhë, në të kundërtën shoqet tona nuk do të liroheshin.”
Kjo sipas policisë, nuk rezulton e vërtetë. Në momentin që keni kërkuar ndihmë, duhej patjetër të jepnit shpjegime dhe të bënit edhe denoncim në polici. Kështu është ligji. Sipas policisë, Operatorja e shërbimit që keni telefonuar ju ka marrë mbrapsht disa herë dhe ju keni refuzuar të bashkëpunoni, madje edhe t’i jepni të dhënat se ku jeni. Për fat, të gjithë telefonatat në polici regjistrohen dhe avokati juaj mund t’i marrë dhe të dëgjojë se cili ka qenë komunikimi juaj me një vajzë të policisë që kërkonte të dërgonte në ndihmën tuaj patrullën e gatshme. Më pas vijoni:
“Kur ne dolëm të tronditura dhe të dërrmuara nga të qarat dhe ulërimat në veturë, dhe filluam të shpjegonim ngjarjen, policët kufitarë menduan se ardhja në kufirin e Kosovës ishte veprimi më i zgjuar që ne kishim ndërmarrë, jo për të fyer ndokënd, po për vet faktin se ngjarje të tilla këto kohët e fundit kundrejt turistëve kosovarë ka pasur shumë.”
Edhe kjo të nderuara vajza nuk më rezulton e vërtetë. Mund të shihni statistikat. Aksidente mbase po, por grabitje jo.
Së fundmi, jam i prirur t’ju besoj plotësisht, por pa denoncim dhe mbi të gjitha pa bashkëpunim nuk ka asnjë mundësi të zbulohen dhe kapen keqbërësit. Shpreh keqardhjen për çdo gjë që ka ndodhur, e cilësdo përmase qoftë ajo. Eshtë e dënueshme, është kriminale, është e patolerueshme dhe Policia Shqiptare duhet të japë urgjent një version përfundimtar.
Së fundmi, po ju them pak gjëra për mënyrën se si shkruani. Kam shkëputur 6 fraza nga letra juaj:
“Edhe ne kemi hallet dhe problemet tona, mirëpo probleme të tilla kemi më pak, për të mos thënë aspak në krahasim me ato që ndodhin në rrugët tuaja.”
Së pari kriminelët nuk kanë kombësi. Së dyti nuk keni asnjë statistikë që të tregoni se në rrugët e Shqipërisë shëtisin kriminelë. E treta ka gati 600 mijë shqiptarë të Kosovës që vijnë në Shqipëri dhe nëse kriminelët do shëtisnin rrugëve ata nuk do ktheheshin më.
Ju shkruani: “Ndoshta ju në Shqipëri jeni mësuar me ngjarje të tilla, mirëpo ne në Kosovë jo.”
Të nderuara vajza, mos i ndani shqiptarët në ju edhe ne. Mos shisni një moral fals se është turp për moshën që keni. Të thuash që Kosova është parajsa dhe Shqipëria është ferri, kjo nuk është thjeshtë qesharake, por është raciste.
Ju shkruani: “Duke u nisur nga fakti që një pjesë shumë e madhe e të hyrave në shtetin tuaj vijnë nga turistët kosovarë, çka ne marrim prej jush në këmbim në shumë raste është vjedhja dhe terrori që na shkaktohet në rrugët tuaja.”
Mos keqpërdorni çështjen e parave. E para, askush nuk dhuron para, por paguan shërbimin që merr. Paraja nuk ka kombësi, dhe madje e keni dëgjuar që më shumë para nga Kosova shkojnë në Serbi se sa në Shqipëri, por kjo nuk do të thotë asgjë. E fundit unë nuk di që shpërblimi për shqiptarët e kosovës të jetë vjedhja dhe terrori. Pyetini gjithë ata që vijnë në Shqipëri çdo javë për të qenë më realiste! Ky është minimalisht ekzagjerim.
Ju shkruani: “Pavarësisht faktit se a do të zbulohet e vërteta nga institucionet e juaja të ndjekjes, së paku ne do të ju hapim sytë vendasve tanë që të kenë kujdes dhe të mos udhëtojnë në Shqipëri gjatë natës, për të mos thënë të mos vijnë në Shqipëri fare.”
Mos merrni përsipër të flisni në emër të gjithë shqiptarëve të Kosovës. Zgjedhja është individuale. Si mundeni ju t’i flisni një shoqërie, me një megallomani të tillë?! Eshtë e pashembullt për disa vajza të reja, ku modestia dhe thjeshtësia, duhej të ishin virtytet bazë.
Ju shkruani: Me keqardhje më duhet të them se rreziku që i kanoset Shqipërisë jeni vet ju, qytetarët e Shqipërisë.
Kjo padyshim që është e vërtetë. Ne jemi të keqinjtë e vetes, ne jemi problemi yne. Por meqë flisni për këta qytetarë edhe unë po ju kujtoj diçka që ju se keni parë sepse keni qenë të vogla o mbase s’kishit lindur ende. 16 vjet më parë, këta qytetarë të Shqipërisë, këta të këqinj të vetvetes, mbajtën plot 1 milion shqiptarë të kosovës. Jo me “të hyra” siç thoni ju’ në skamje dhe varfëri, duke u ngushtuar dhe duke ndarë gjithçka kishin. Nuk pati asnjë rast problematik dhe s’pati asnjë moment që dikush të bënte letër publike apo të vajtonte. Dhe e dini pse? Sepse raporti me të vërtetën është jetik. Mjafton një ekzagjerim dhe ballanca humbet. Ndaj qëndrojini të vërtetës suaj; bëni detyrën tuaj, bashkëpunoni me policinë shqiptare pa e paragjykuar atë që keqbërësi të vihet përpsara drejtësisë. Ju premtoj që kjo temë do jetë pjesë e emisionit Opinion në rastin më të parë. Do të mundohem të bëj publike edhe materialet e ngjarjes. Procesverbalët dhe bisedat e regjistruara telefonike, por mbetem në pritje që policia shqiptare t’i japë një version final ngjarjes. Dhe uroj që raste si ky, të mos ndodhin kurrë dhe ju të riktheheni sërish në Shqipëri…
Si qe kjo puna e k’tyne feckave??? Paskon ardh’ per feste beqarie????
Shkoni mi lani ato levere ene ato pajata!!! O bon’ kosovaret e shqiptaret me festu feste beqarie?! Ku jeni ju mi? Ju s’keni akoma rend n’shpi tuj, ju mbikqyr Eulex-i.
U bon’ naret me imitu ameriqonet?! Ca s’po na nigjojn veshet.
Ket kojak qerosin nuk e kam qejf shume po ketu paska shkrujt me kembe ne toke..
Plotesisht DAKORD ty. Shkrimi nuk me duket aq sa per tu tallur me Fevzon.
Nuk e kuptoj fort se ku çalon aq shume ky shkrim sa qe “Tema” ta krahasoje me ato te “Antenes”.
Fevzo eshte ai qe eshte dhe une se pelqej fare, por kjo nuk dote thote se psh. kur thote Fevzo qe Moska eshte kryeqytet i Rusise kete duhet ta veme ne dyshim meqe e thote Fevzo.
Nje gazete prestigjoze si “Tema” duhet te gjykoje kryesisht mbi ato qe shkruhen dhe jo mbi ata qe i shkruajne, (siç ndodhte dikur gjate diktatures ky ne baze ishte lufta e klasave dhe biografia politike e njerezvz.)
hej Fevzo Ti sikur je dhe myzeqar i shartuar me Leshiane,se mire Gjin Xhoni dhender,Frangaj dhender,Lesi dhender,Manjani dhender,Zogaj jo dhender mos te duket dhe ty vehtja i bukur si Rodulf Marku, nga lesha,A e ke pare ndonjehere Markun te Ri kur nuk i mbyllej pasaporte nga hunda,asnje kurve nuk i afrohej se vinte era zhyl. prej malsie.Fevzo behu serioz se gjer tani vjen ere shurre nga myzeqeja e kallamishteve,mos abuzo me vajzat se per koken tende dhe te Rodolfit ato vetem mund ikin me vrap.Shemtim ne fytyre ,shemtim ne shpirt.Frangaj nuk di gje.
Sikur ta ketë shkrujt “Suzana Kosovë”.
Ajo shkruan kaq trash.
Bravo Fevzo.
Fevzo,po mundohesh me mbulu m…. me sh….Aty ka dicka,nuk genjejne dhjete vajza te rritura dhe te arsimuara.Policia e shtetit,ne shume raste,eshte e kapur nga Mafia dhe Krimi.Po makinen BW qe ia vodhen pushuesit kosovar ne Lezhe,ishte genjeshter kjo?Ik ore Fevzo mos perkrah mafine dhe trafikantet shqiptare qe jane,mjerishte, kampion(jo ne futboll)europian te krimit dhe trafikimit.I uroj vajzat per shpetimin e tyre nga banditet shqiptare,por i keshilloj qe mos te udhetojne kurre naten,por vetem diten.I apeloj vajzat qe mos te heqin dore nga Shqiperia, sepse ajo eshte toke e arte etnike kombetare.
Sigurisht,Faik Konica do te thoshte sot:E dhjere Shqiperia e dhjere Kosova!
Vajza te dashura nga Kosova,fatkeqsisht kam nje rast,aspak te pelqyeshem,nga Kosova dhe pikerisht,nga Prishtina.
Kthehesha nga udhetimi nga Turqia dhe rasti e solli te kaloja nga Prishtina.
Megjithese perdor Navigator,i bekuari,rruget e Prishtines nuk i njihte mire…Me thone se per te dale nga Prishtina duhej te kaloja nga sheshi Bill Klinton per te hyre ne autostrade…nderkohe qe marr nje kthese majtas per te kaluar tek nje tjeter djathtas ku 200 m me tej,drejt,ishte nje stacion policie…ne momentin qe marr kthesen djathtas,kuptoj qe eshte cpuar goma e majte mbrapa,dal jashte per te pare gomen e cpuar,i shpenguar,i lodhur nga udhetimi i gjate,ne makine brenda kam gjithcka,para ne cante,celesa,karte identiteti,telefona etj….Kqyrja e gomes nuk ka zgjatur me shume se nje minute dhe brenda ketij minuti,” i ndershmi hajdut ” me kishte marre canten me te gjitha sendet e mesiperme plus 2000 eur…kisha mbetur pa asnje lek ne xhep,pa karte identiteti,pa celesa,me pak karburant ne makine dhe me nje gome te shpuar ne mes te kater rrugeve te Prishtines…!! Fati e deshi qe policet e stacionit policor aty afer,pasi moren deshmine time,me ndihmuan te nderroja gomen rezerve dhe me aq karburant sa kisha,pa para ne xhep,te kthehesha ne Shqiperi…E dhimbeshme por e vertete dhe nuk me vinte mire kur mendoja se gjate luftes,i hapem dyert e zemres tre familjeve nga Kosova….
Nejse,keni me se te drejte te jeni te revoltuara por hajdutet kudo nje fytyre kane…
Ju uroj te mira !
Shkodra. Haaa Rrena te tilla dine te qendis vetem nje maloke i shpellave te veriut. Ne rruget e prishtines cdo minute kalojn alamet makina. Ferari llamborgini BMW Benza te klasit te fundit. Me tarda te vendeve me te pasura ne evrope. Dhe nje her ne vite munde te ndodhe ti vidhet dikujt makine edhe ate ne parkinge se ne prezence te pronarit bremda 2 minutav si kjo rrena qe ke qendis ti nuk besoj ti ket ndodhe dikujt.
Personalisht dy her ne vite shkoje per pushime ne kosove ase edhe njeher nuk me ka ndodhe te me vidhet makine aqe me pake brenda nje minuti ne prezencen time. Dhe tjesh i sigurte se kam makin me te shtrejte se ti.
Ket rren qe ke qendis ti ore malok i veriut e ke ber me qellim per me hape panike te njerzit me denigrue kosoven por nuk mbulohet dilli me shoshe, pasi gjithe shqiptaret e din se ne kosove dhe prishtine ka siguri maksimale si ne vendet perendimore. Ne kosove asnjeher deri sote nuk kan ndodhe marrezira te tilla si ato qe ndodhin gjdodit ne shqiperi e sidomos ne veri ku vriten edhe turistet per 1000 lek.
Ket rren vetem nje injorant i qmendur qe nuk e njefe fare kosoven mund ta besoj.
liburno
lëri këta shqipot mos u merr me ta!!këta nuk e njohin parajsën e kosovës!!nuk ja kanë idenë se sa makina ka atje,vetëm të shtrenjta dhe lluksoze!!ku kuptojnë këta nga ajo parajsë!!
këta janë si puna e atyre të vetvendosjes që duan ta shkatërrojnë parsajsën kosovare!parajsë që njerëzve ju ka ardhur në majë të hundës dhe mudohen çdo ditë të largohen prej saj!!me lamburginit e tyre të shtrenjta shkojnë në gjermani a suedi dhe kërkojnë azil!!thjesht për të fjetur në çdra dhe kampe!thjesht sepse jeta në pallatet lluksoze i ka velur nga gjithçka!!
or lali kur mbaron kjo kkoha e bukur që ti përshkruan!?
çfar bëni??
ta them unë!!
nëse ti punon në perëndim!
këthen makinën që ke marrë me qira!!makinë që e ke pafuar sa frëngu pulën thjesht për të “qit kanun”,për të gjet nuse ose më e keqja për të mashtruar ndonjë debil!!
nëse je me banim në kosovë!?
mbledh plaçkat dhe shkon në gjermani!!kërkon azil sepse ata që të kanë treguar lamburginat e tyre të kanë mashtruar!!të kanë thënë se atje është e kollajshme të kesh makina të tilla!!kur shkon atje ai që të ka mashtruar jo vetëm që stë hap derën por të fut dhe një shkelm bythës!!
unë nuk mund të të them se a është a sështë i vërtet tregimi i shkodranit,por një gjë ta them me plot gojën!!
që kosova nuk është ashtu si e përshkruan ti!!
mund të të them me plot gojën që ti je një gënjeshtar euforik!!një copë idioti sipërfaqsor!!
@Shkodra, ata qe te kane vjedhur kane qene nga Shqiperia, me saktesisht Shkodra.
Te gjithe lypsaret neper rruget e Kosoves i ke nga Shqiperia, shumicen e hajduteve poashtu.
Po ik mi budallaqe kush vjen ne kosove shumica e femrave kosovare flene me ushrat e kforit dhe eulexit ligjin ne vendin tuaj e ben amabasaada amerikane ne okb nuk jeni c lesh shteti jeni ju kosovaret jeni ca viktima keni dale gjalle nga meshira amerikane.Do zoti ju merr serbia mbrapsht se ju as dreqit nuk i hyni ne pune jo me Shqiperise.Ju as shkolla nuk keni pasur dhe ato shkolla dhe universitete qe keni ja u ka hapur Beogradi serbet ju cilivizuan ju ja kthyet me pabesi.
@daniel, shumica e femrave kosovare dhe mund te flene me ushtare te kforit por problemin e kam me ca konstatime tuajat qe kane te bejne me shtetin qe eshte bere nga meshira amerikane; Shqiperia sipas te njejtit racionalizim eshte bere nga meshira e Austriakeve si dhe me deshiren e flaket te disa kosovareve te cmendur qe luftuan per te. E kur ti flet per meshiren e Serbeve dhe civilizimin aty perfundimisht zbulohesh qe je nje funderrine qe vetem ka qelluar te flasi shqip!
bushtra jane ,sa per pagesen ca ju dukej se ishin duke ngrene sufllaqe,bushtrat bushtra lindin dhe ngelen po skane faj se ja u eshte qi nana me serbin dhe jane bere bushtra
Mbetje UDB-ashe o Fevzo
A jane identifikuar keto vajza? Jane shqiptare apo vetem shqipfolese? Nqs,jane”shqiptare”,atehere duhet qe te jene pjellat e atyre prinderve te tyre qe kane bashkepunuar dhe vazhdojne qe te bashkepunojne me kriminelet e serbise.Ndryshe,ketyre PISKURIQEVE,nuk I ka ndodhur asgje e keqe qe MUNDESHE TI KERCENOESHE JETA E TYRE,qe t’a kishin bere kaqe shume problem te madh!””
‘”Pavaresisht faktit se a do te zbulohet e verteta nga istitucionet e juaja te ndjekjes,se paku ne do tu hapim syte vendasve tane qe mos udhetojne ne shqiperi…..” dhe vajzat perdorin edhe shprehjen”NE dhe JUVE”! Keto thenje dhe shprehje te tyre,tingellojne sikur I thuane disa vajza(shqipfolese)te Cetnikeve Serbe dhe jo te shqiptareve! Sepse ne jemi ATA dhe ATA jane NE!Se po te jesh shqiptar,nuk mund te thuash:NE SHQIPTARE DHE ATA KOSOVARET! Shkurt:ketyre vajzave I vjen era”Corbe e prishur”SERBE.
lali
kjo që ka shkruar letrën është komentuesja e tredhur
SUZANA KOSOVË!
analizo shkrimin e letrës dhe të suzi superiores!!ajo që e bën çiçin në këmbë!!
ore topolak shkurtabic…nuk i ka shkruar suzana ketij qerosit, se Suzana eshte ne Perendim, une kam 3 muaj qe jam kthyer nga Kosova…ik ore pleher, nuk merrem me ty
Ju past nona kujdes, vishni na dy pale breke, se mire parte por mos ju sulmojne per gje tjeter.
Vajzat e reja kane shkruar ne menyre te egzagjeruar te influencuara nga rasti.
Shënim 1.
Fevzo, E ke perseritur dhe ne menyre te drejte,
Shpjegimet e disa vajzave te reja duhen verifikuar dhe megjithate nuk jane etalon i pergjithshem vleresimi.
Shënim 2.
Fevzo, E ke perseritur por ne menyre te gabuar,
Shpjegimet e tua dhe Shpjegimet e disa vajzave te reja, Nuk duhet te na bejne te flasim per racizem sepse jemi e njejta race. Une mendoj se nuk duhet te biem as ne kosovarizem dhe as ne shqiperizem.
JEMI SHUMË TË VEGJËL POR E NJËJTA RACË.
Shënim: 3.
Kesaj radhe ne shkrimin tend investigativ do te perkrahin disa shqipfoles vegla greke te shovinistit A.Janullatos te cilet sistematikisht kane bere dhe bejne gjithçka te nxisin perçarje dhe anarki ne Shqiptari.
kush duhet përkrahur mor lali??
këto debilet që shkruajnë sikur të jenë në favelas braziliane të 30 vjetve më parë??
mos valle kanë të drejtë këto vwajza për ato që thonë sepse janë në gjysmën veriore të bajgës??të asaj bajge që është ndarë për gjysëm!!
jo mor lal jo!!nëse ka gjë prej janulle këtu!?është kjo mënyrë e ndyrë si kanë shkruar këto idiote!!
çfar ndryshimi kanë nga shkrimet e turkosumës,entër e frank??
asnjë!!dhe ata thonë të njëjtat gjëra!!
këto tru thara as me klimaks klizmën dhe clausin nuk mund të barazohen!!dhe ata si janullistë nuk shkruajnë kaq keq si ato!!
nga ky shkrim dhe titulli i tij un nxjerr vetëm një përfundim:
në redaksinë e meros ka një ose dy debila që janë nga kosova!!e them kështu sepse këta kanë prurë më të keqen që mund të vijë prej atje!!kanë prurë një fodullëk injorant me ndjenja të fshehura fondamentaliste islamike!!ju duket vetja të zgjuar por harrojnë se janë thjesht debila të lexueshëm!!janë katnar të punësuar për hatër!!për hatër që i bën mero dikujt!!
Jam Dakord me te Gjitha Konstatimet Tuaja.
Shtoj per te saktesuar se, asnje vajze me mendje te tille, mua dhe çdo shqiptari te vertete nuk me ben te flas per racizem midis shqiptareve, jemi e njejta race shqiptare autoktone dhe kete gje Bledi Fevziu nuk duhet ta harroje.
Nqs behet fjale per ardhacake minoritare serbe aziatike te ardhura ne Mitrovice dhe minoritare greke afrikano-aziatike te ardhur ne Dropull, atehere behet fjale per raca fqinje sot por te ndryshme ne origjine.
Gjate gjithe letres tendence krahasuese anti-shqiptare….dava CRV
Mua me denuan p.rr. per driat qu nuk i kisha ndeze 1000 leke job…ku ashte ketu problemin?! U mundova te shpijegohem (per drita nuk denon kush ne Kosovë, Gjermani etj ), por kot… E kemi thy, knaq jemi. I Love Shqipnia
@Mali
Vlla, nuk e di ne Kosove e ne Gjermani se nuk kam udhetuar me makinen time neper to, por ne Mal te Zi me kane denuar me 100 euro gjobe pse udhetoja diten me drita te shkurtra. Duhen te gjata tha polici dhe ndaloi nje makine malazeze per te ma treguar. Te gjata i kishte.
Si perfundim me fali.
Ndoshta ky rast edhe ka ndodhe,dhe vajzat tanime te shokuara nga frika,nuk jane ne gjendje te rrefejne realitetin e ngjarjes.por kjo nuk don te thote qe te gjithe shqipetare te perfshihemi ne kete ngjarje,me tone kaq te ashperta dhe aspake te arsyshme,duke mbjelle urrejtje ndaj njeri tjetrit. tani kur duhet te jemi me te bashkuar se kurre.shpeshe ndodhe qe edhe vajzat per tu argetuar bejne edhe gabime,pastaje ndodhin gjera si kjo.por deri sa nuk kemi deshmi,nuk mundemi te gjykojm drejte,por vetem te supozojm,apo te japim mendimin tone.une personalishte vije per çdo vite ne SHqiperi,dhe do te vazhdoje te vije,edhe pse kemi vrejtje nga ana turizmit,por besoje qe me kohe do te permirsohen.
Ne Kosovaret kemi qene te okupuar ,te vrare e te pere ,te sakatosur e te perbuzur vetem e vetem se ishim shqiptare e jo sllave,ky fakte e ky realitet per dikend ose per momentin kur po shkruaj ndoshta i duket absurde dhe i pa baze.Udhtimi dhe eskurzioni ma i mire ne jeten time ka qene pas 11 marsit ku ishim nji grusht shokesh qe Shqipnin e kishim idol sepse ishte shpresa jone dhe vendi ame.Pershtypjet nga 17 dite qendrimi ne Shqipni jan ideale,pritja afrija dhe kujdesi qe na u be ne qdo hotel eshte nji kujtim qe as pershkruhet as flitet dote me fjale.Sido qe te jete krahinarizmat ,lokalizmat,familjarizmat etj etj jan gjana qe sna kan hije as duhet permendur sepse shkaktojne huti e plogshti te masat popullore.Ne jete na ndodhin shum raste por po i permendi dy qe me kan bere te ndihem keqe.Kur ishim studente ne Prishtine tek menza e studenteve ndodhi nji ndeshje komunikacioni dhe aty mbete nji djalosh i pergjakur i cili kerkonte ndiheme por se perkte e si ndihmonte kush nga kalimtaret ,na me Rexhen tani te ndjere e terhoqem nga makina dhe e quam ne spitale ku u perkujdesem dhe e rahatum ,shkuam te familja i lajmrum dhe u moren veshe,por ate djale tani eshte mjeke dhe familjen e tije i takuam por as sna pershendeten as sna u falenderuan kurre.E dyta kur u bene demostratat e 11 marsit ne grupin e pare te studenteve ishim nja 200-250 studente dhe mendoja se sa te mberrijme deri te korzo do te na bashkohen masat e popullit por mjerisht mini -borgjezija ose kjo klase e pavetedishme kombetarisht vetem u ndane ne dyshe anash e ne kaluam per te merri te menza ku u bashkuam me studentet revolucionare e liridashes te asaj kohe.Ky shkrim i gazetarit te mirnjohur mu duke pakez i mjegulluar sepse gjerat duhet te thuhen haptas e me sinqeritet .Deshira e qdo shqiptari e shqiptareje eshte e duhet te jete se ne si Kosova e Shqipnija jemi nji me shpirte e me zemer dhe te miren e te keqen deshtem ose sdehtem e kemi bashke dhe duhet policine tone ta persosim e ta ngrisim ne nivelet ma te larta ne menyre qe rastet si ky e te ngjashme te mos ndodhin kurren e kurres dhe ligji e shteti Shqiptare te ngritet larte e me larte .Rrnofte perjete Shqipnija pa dallim feje e krahine…..
Përshëndetje i nderuari dhe i respektuari Zotri Fevziu!Desha të them disa fjal për rastin e atyre vajzave që pretendojn se ju ka ndodhur ai tmerr në Shqipri për çka dyshoj edhe un shum se sa është e vërtetë sepse un ka 12 vite që udhëtoj dhe qëndroj me dit e netë të tëra dhe kurrë nuk kam pasur as më të voglin problem!!Qëllimi pse po t’shkruaj është ky: I nderuar kam shum simpati në përformancën tuaj si gazetar hulumtues por më habit fakti që një deklarat e “rreme” e një apo disa vajzave nga Kosova (unë konsideroj si régjion i Shqipëris)të motivoj të cekësh pritjen e “Kosovarëve”që ju bë nga vëllëzërit dhe shteti ËMË!!!!Nuk e kuptoj pse duhet përsëritur kjo gjë kur t’gjith e dimë madje duhej edhe ti ta dije që na e keni pas borxh siq që ja u kemi edhe në borxh që të jemi afër ju nëse është nevoja edhe të vdesim për njëri-tjetrin siç vdiqëm në të shkuarën!!Duke ju lutur të mos e vëni vetën në nivelin e tyre ju falemenderoj për mirkuptim Zotri,ju uroj pun të mbarë.