Heqja e taksave për biznesin e vogël “tremb” Greqinë

20 Nëntor 2015, 20:02Rajoni TEMA

Lajmi i heqjes së taksave për biznesin e vogël nga Qeveria shqiptare është pasqyruar në dhjetëra media greke dhe është komentuar në mënyrë të veçantë edhe si një rrezik për largimin e bizneseve vendase drejt Shqipërisë.

Në fillim me një kryeartikull në faqen e parë të saj gazeta “Estia” i referohet në numrin e së premtes në mënyrë të hollësishme kësaj mase që sipas saj u jep një frymëmarrje mijëra bizneseve të vogla në vend.

“Rama ka hequr taksat për rreth 86000 biznese të vogla me xhirro vjetore deri në 36000 euro të cilat do përfitojnë nga kjo ulje e rëndësishme taksash”, shkruan gazeta greke në artikullin me titull “Taksa zero në Shqipëri!” dhe me nentitull  “Rreziku i joshjes së bisneseve greke”.

“Estia” analizon edhe faktin se përveç kësaj reforme në ekonominë e shtetit fqinj, Qeveria shqiptare dhe Kryeministri Rama, ulin nga 7,5% në 5% edhe tatimin mbi të ardhurat e biznesit të mesëm me xhiro vjetore nga 36.000-58.000 euro .

Gazeta greke bën krahasimin me reformat e dhimbshme financiare që po kalon Greqia dhe rritjen nga 26 ne 29% të tatimit mbi të ardhurat që u vendos vetëm para dy muajsh nga Qeveria “Tsipras”, ndërsa edhe tatimi paraprak u rrit nga 80% në 100%.

“Taksë zero për bizneset e vogla me xhirro deri në 36400 euro”, shkruan edhe uebsaiti ekonomik “Sofokleusin”. “Shqipëria ndihmon sipërrmarjen dhe biznesin me taksë zero ndaj bizneseve të vogla”, thekson “The caller”. “Përforcon biznesin Rama”, është titulli i artikullit nga portali “Neësbeast”.

Megjithëse sipas shifrave të fundit që tregojnë se Greqia këtë vit nuk do të ketë reçesion, pasi nuk regjistrohet reduktim i PBB, duke parë rritjen e taksave, rritjen e kontributeve shoqërore që duhet të paguajnë për punonjësit si dhe parashikimet negative për vitin që vjen me recension në 0.7%, mijëra biznese greke vlerësohet se do të emigrojnë në Shqipërinë fqinjë.

Mediat greke theksojnë gjithashtu se Shqipëria pati një rritje të nivelit ekonomik në 2,1% në 2014, me tendencë për të arritur sivjet  shifrën prej 3% dhe për të shkuar në 2016 ne 3.4%.

Siç shkruan në mënyrë karakteristike “Estia”, edhe FMN në një raport të fundit,  vlerëson se do të shënohet në Shqipëri rritje e shpejtë e investimeve të huaja, shumë prej të cilave mund të jenë grekë thekson gazeta./ TCH

13 komente në “Heqja e taksave për biznesin e vogël “tremb” Greqinë”

    1. ben says:

      Vetem po erdhi ndonje burazer nga isis.

      Se europian ne kete situate politike dhe fetare nuk shpenzon asnje € as per humanizem ne shqiperi.

  1. Fotaqi says:

    Po nuk ndryshuat mentalitetin, korrupsionin, krimin e organizuar a fshatarllekun skeni investime aty, vetem batakcij e kriminele do vine.

    1. Tironci says:

      ashtu them dhe une, dhe ju fotaqi, janaqi, turkobithaqi, klimaxaqi, adriatikaqi palikaraqi etj etj dhe shume qi te tjere do shelluheni nen diell, e do vini ne Gjirokaster te bleni nje buke 80 leke si dikur ne kohen e xhaxhi verit.

      1. Arturi says:

        … do u japim gerrqireve edhe buke, edhe ndonje patate ne bithe, qe te lumturohen … ?

      2. lulja says:

        Me lot kam qesh o Tironci…Rrofsh !

    2. Argita_B says:

      Taqi me qef grekun, po e presim se eshte mesuar te mos paguaj taksa. Tani qe Europa ja vuri me kusht pagimin e taksave do te cijne ne Shqiperi ku nuk ka taksa.

  2. valbona says:

    po edhe po erdhi per tju rjepur do vi se leket e bisnesit qe do hapi ne greqi do i coj fundja afendiko eshte dhe shqiptrte argat me lopata do ngelen gjith jeten

  3. iliri says:

    O Tema boll me propagande se jeni bere trumbeta e qeverise. I iku zari Greqise…jeni ne terezi apo jo. Pse nuk flisni per trefishimin e takses te profesioneve te lira apo nuk ben pjese ne linjen editoriale te partise? Media skqndaloze. Ju ka kapur Edi per bolesh te gjitheve.

    1. Et says:

      Po gazetat greke propagande te Rames bejne>!

  4. tr says:

    Jevgjitet e Anadollit gjithe jetes te trembur kane qene o le le turku

  5. POPULLI!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! says:

    PO CA MUTIN KENI ME POPULLIN GREK ME BUK U MBAJTI ATJE HAPET SYTE U PASURUAT ME PUNE TE NDERSHME POR EDHE ME MOTRAT E NENAT KURVA TE NJE PJESE NGA JU ,U EDUKUAT ATJE SI TE PASUROHENI U KTHYHET NJE PJESE DHE HAPET BIZNESE DHE NJE PJESE ME E VOGEL U PASUUAN SHUME FAR ,CA TE TJERE KANE BERE EDHE KRUSHQI ATJ…
    SI PERFUNDIM CA TE SEMES SDOBNI O PJESE INJORANTE E KETIJ POPULLI QE PO JU VETE PO E MBANI PENG…..IK PIRDHUNU SE JU SDINI ME KE JENI AS ME VEHTEN TUAJ PRANDAJ TALLIN K…. TE TJERET ME JU POR EDHE ME NE!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  6. hotelxhiu says:

    cfare komentesh pozitive te nje vendi i cili po jeton 1. ne kufijte e mbijeteses se shtetit perballe keq-menaxhimit te indikatoreve te tij financiar; dhe 2. ne periudhen me te erret kur kupola e shtetit ndodhet totalisht brenda xhepit te krimit dhe mafjes. Kjo sitate po shenon periudhen kur shqipetare me shume se cdo here ne keto 25 vjet po kerkon qe ti largohet Shqiperise dhe kjo jo vetem per arsye mbijetese apo ekonomike.
    Gazeta TEMA nuk po arrin qe te pasqyroje ne menyre realiste dhe transparente kete situate. Natyrisht vijon t’i “rendoje” periudha kur gdhihej dhe ngrysej duke akuzuar qeverine e perpara 2013.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje