Eshtë hapur nga Muzeu i Shkodrës ekspozita me reliket e Luigj Gurakuqit, një ndër personalitetet më të shquara pas Rilindjes Kombëtare. Ekspozita vjen në prag të 103-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, ku Luigj Gurakuqi ishte ndër protagonistët kryesorë të asaj ngjarjeje madhore, pasi hartoi Deklaratën e Pavarësisë dhe ishte nënshkruesi kryesor i saj pas Ismail Qemalit, në qeverinë e të cilit iu besua posti i ministrit të Arsimit.
Më pasi ai do të bëhej një ndër figurat më të njohura të parlamentarizmit shqiptar si deputet i Shkodrës, opozitar i vendosur përkrah Fan Nolit, demokrat me cilësitë më të vyera të një intelektuali të kohës të nivelit europian.
Tërheqin vëmendjen në ekspozitë e objekteve të Luigj Gurakuqit kostumi i tij i shpuar nga plumbat, deri sendet më të thjeshta apo tryeza e punës.
Shumë nga këto objekte u sollën dekada më parë nga i ndjeri Gjon Kamsi, i cili ndodhej në Itali ditën kur u vra Luigj Gurakuqi.
Më pas u ruajtën në Muzeu e Shkodres, fatmirësisht, për të mbërritur tek kjo ekspozitë, që për shumë nga të pranishmit ishte hera e parë që njiheshin me këto objekte të një rëndësie të dorës së parë për periudhën e nga Shpallja e Pavarësise e deri në vitet 30-të.
Por me këtë rast nuk munguan as reagimet ndaj faktit që ka munguar kujdesi per këtë figurë. Nga skulptori Ferit Kola, autori i shtatores së Luigj Gurakuqit, si dhe studiuesi Pjetër Logoreci, u cilësua si skandaloz fakti që shtëpia muze e Luigj Gurakuqit në Shkodër u shkatërrua në harkun kohor të viteve 1993 -2000, ndërkohë që pushteti lokal në Shkodër mbajti një qëndrim krejt mospërfillës ndaj këtij akti të shëmtuar.
Luigj Gurakuqi lindi në Shkodër më 2 shkurt të vitit 1879 dhe u vra në Bari të Italisë më 2 mars të vitit 1925. Plumbat e tradhëtisë ia morën jetën në moshën 46-vjeçare.
Tesheshi.com
Dhe katunari zog na pershendet cdo dite ne sheshin para stacionit te trenit!!
Plumbat e tradhetise ja moren jeten? E ku ka pas ndonjehere Shqiperia tradhetare. Eshte i vetmi vend ne bote qe nuk ka tradhetare.
Po kush e vrau Luigj Gurakuqin?
Mos valle paraardhesit e atyre qe e qeverisin Shkodren tash 25 vjet? Por keta jane heronj.
Atehere po del se tradhetari qenka vet Luigji.
“Lymi” Reliket e Luigj Gurakuqit prezantohen ne kuader te perkujtimit te Pavaresise. Ka qene firmetare i Aktit te pavaresise dhe formulues i tij.
Ky eshte rasti !
Luigj Gurakuqi mund perkujtohet edhe si ish minister i disa qeverive shqiptare,ose si kontribues kryesor ne Alfabetin Shqip ne Kongres te Manastirit.Si drejtor i pare i normales se Elbasanit .Perkujtohet edhe si publicist.Si dhe perkujtohet edhe si politikan ku patjeter tregohet rasti i vdekjes,.
Mendoj qe nuk e vrau askush personalisht. Luigj Gurakuqin e vrau politika e kohes.Vrasesi konkret u arrestua nga policia italiane ( e di tashme qe ishte fashizmi ne Itali ne ate kohe)dhe ne gjygjin qe u be ne qytezen Trani vrasesi nuk u denua.
Ketu eshte “politika”. Si e spjegoni qe ne ato vite Vritet Esat Pasha ne Paris dhe Luigj Gurakuqi ne Bari dhe “vrasesit doras” nuk u denuan ?!!!
Sa idiot qe je!
Fatmiiiir!
Dhe ty ta qifsha fen tane
LUIGJ GURAKUQI, patriot i madh, mendimtar i madh, nderi dhe lavdia e Shkodres dhe i gjithe Shqiperise.
Figura me e shquar qe njeh Shkodra, u vra nga nje B. STAMBOLLA ne Bari te Italise.
Pastaj atentatori u vra ne burgun e Peqinit nga nje njesit gueril.
Nuk e di pse ju shemb shtepia ku kishte lindur dhe banuar LUIGJ GURAKUQI ne Shkoder, te na tregoje ndonje qytetar nga Shkodra si ka qene problemi dhe kujt i ka interesuar Shtepia Muze e L. GURAKUQIT te shkaterrohet.
Shiko kush flet, kaka-islamiku i Sales! Ptu fare e keqe, antishqiptar!
TEMA, na tregoni pak per lidhjet e Zhelefina Leshit:
1 – me pasardhesit e vrasesit te Luigjit, dhe
2 – me prishjen e shtepise se tij muze!