Një rrëfim i jashtëzakonshëm, një shpjegim i hollësishëm i një beteje, e cila është zhvilluar për më shumë se një mijëvjeçar. Përse edhe sot kërkohet që të shihet bota si e ndarë, mes “Shtëpisë së Islamit” dhe “Shtëpisë së Luftës”. Dy qytetërime që ndërruan vende. Me islamin e përfaqësuar nga Al Andalusi, që edhe kundërshtarët e thirrnin “stolia e botës”, dhe i cili e shihte “Krishtërimin”, si të prapambetur, me gra të pacipa dhe burra që nuk laheshin. Për të kaluar tek Kryqëzatat, tek rënia e Kostandinopojës, pushtimet e Vienës, dobësimi i qytetërimit të Islamit, imperializmit dhe kolonializmit të ideuar nga europianët. Për të mbërritur në një kohë, atë të sotmen, ku në mentalitetin e tyre, Mesjeta nuk ka marrë fund kurrë. Rreziku i kësaj mënyre të menduari është fatkeqësisht dhe brutalisht i dukshëm – një botë në të cilën, të rinj që vriten në një koncert rroku mund të mallkohen si “Kryqtarë”, është një botë në prag të çmendurisë. Lexojeni këtë zbërthim brilant të historisë
Nga Tom Holland
Mëritë e terroristëve islamikë që kanë shkaktuar kasaphanat dhe gjakderdhjet në rrugët e Parisit, dy herë këtë vit, e kanë origjinën shumë pas në histori.
Në mendjen e tyre, nuk është thjeshtë një dhunë e papërmbajtur, por vazhdimi i një beteje, e cila është zhvilluar për më shumë se një mijëvjeçar.
Për këtë fliste Osama bin Ladeni, kur paralajmëronte botën myslimane në vitin 1996, “se populli i Islamit ka vuajtur gjithmonë nga agresioni, ligësia dhe padrejtësia që i janë imponuar prej aleancës së Sionistëve dhe Kryqtarëve”.
Sot, ISIS-i i ushqen në mënyrë po kaq të helmët, pakënaqësitë tij.
Në komunikatën plot ngazëllim që nxorri pas sulmeve terroriste në Paris javën që kaloi, Franca dënohej me terma mesjetarë: si kryeqyteti “i Kryqit”.
Kjo ndodh sepse xhihadistët e shohin veten si të angazhuar në një luftë të vjetër sa vetë Islami: një betejë për supremaci globale kundër Krishtërimit.
Një lexim i tillë i historisë reflekton faktin që, të dyja fetë, prej kohësh e kanë projektuar veten, si të destinuara për të mbizotëruar në të gjithë botën. Kështu që, tensionet me tyre nuk janë aspak të habitshme.
Në mesjetë, kishte të krishterë që besonin se Islami nuk ishte asgjë më shumë, se sa një plagjarizëm heretik i besimit të tyre, dhe Muhamedin e shihnin thjeshtë si një idhull gjigand të mbushur me xhevahirë. Në një frymë korresponduese, libri i shenjtë islamik i Kur’anit i akuzonte të krishterët se kishin korruptuar Biblën.
Në fillim të shekullit 7, kur Muhamedi nisi misionin e tij profetik, shumica dërrmuese e njerëzve në Lindjen e Mesme ishin të krishterë. Megjithatë, deri në vitin 650, më pak se 20 vjet pas vdekjes së Muhamedit në vitin 632, ushtritë arabe kishin pushtuar shumicën e Lindjes së Mesme, dhe kishin vendosur nën synimin e tyre, një numër të madh të krishterësh.
Perandoria që lindi u rrit shumë prej taksave që u merreshin të pushtuarve.
Po ç’ndodhi me të krishterët që refuzuan t’u binden arabëve?
Perandoria Bizantine – emri me të cilin historoianët quajnë gjysmën lindore, të mbijetuar të Perandorisë Romake – vazhdoi të mbahet, ndonëse kishte humbur Sirinë, Palestinën dhe të gjithë provincat e saj në Afrikën Veriore.
Deri në shekullin 8, 100 vjet pas vdekjes së Muhamedit, po bëhej e qartë se Kalifati Islamik që ishte krijuar, nuk ishte, në fund të fundit – siç kishin shpresuar fillimisht myslimanët – i destinuar që të pushtonte botën me një të zgjatur të dorës.
Ndonëse ishin shtrirë në perëndim deri në Marok dhe në lindje, thellë në Azinë qendrore, ushtritë arabe kishin ndeshur gjithësesi në kundërvënie të herëpashershme.
Armiqtë e tyre më të fortë, siç kishte ndodhur qysh prej fillimit, ishin Bizantinët, kryeqyteti i të cilëve, Kostandinopoja, u më mburoja e Krishtërimit.
Dy herë e rrethuar nga arabët, ajo qëndroi pa rënë. Në fund, arabët nisën ta shohin luftën e tyre me Bizantinët, si një qorrsokak, i destinuar të vazhdonte për shumë breza.
Pastaj, gjatë shekullit 8, myslimanët nisën ta konceptojnë botën si të ndarë, mes Shtëpisë së Islamit dhe një “Shtëpie Lufte” të Krishterë, e ligë në mosbesimin e saj, e ngurtë në sfidën që i bënte Kur’anit të Shenjtë. Në gojë të Muhamedit u vunë shprehje, që bënin thirrje për luftë në emër të Allahut, si një detyrë e Besimtarëve, si për shembull: “Unë u urdhërova të luftoj të gjithë njerëzit, deri sa ata të thonë: Nuk ka Zot tjetër veç Allahut”.
Vrasja e të krishterëve shihej jo vetëm si një zgjedhje për myslimanët e devotshëm, por edhe si një detyrim pozitiv. Një veteran i luftërave kundër Bizantinëve, bëri një kundërshtim të ashpër ndaj një miku të tillë jo të prirur për beteja, i cili mburrej për pelegrinazhet e tij paqësorë në Mekë dhe Medinë. “Adhurimi yt është thjeshtë lojë. Për ty, aromat e erëzave, por për ne aroma e pluhurit, dhe dheut, dhe gjakut që rrjedh në qafët tona – që janë gjithësesi më të kënaqshme”.
Ndërkohë, në perëndim të Europës, mbretërit e krishterë përpiqeshin të pajtonin mësimet e Krishtit për të kthyer faqen tjetër, me instiktet e tyre materiale. Kishin shumë pak zgjedhje. Piratët arabë mësynë në brigjet e Italisë dhe jugut të Francës, duke plaçkitur provinca të tëra për plaçkë njerëzore, ndërkohë që në Spanjë, myslimanët kishin pushtuar një perandori, e cila kishte lënë të krishterët e gadishullit, të rrethuar si ujqër nëpër male dhe rrafshnalta djerrë.
Al-Andalus, siç njihej ky kalifat perëndimore – Andaluzia moderne – ishte po aq brilant, sa edhe çdo rajon në Shtëpinë e Islamit: i pasur me prodhime drithërash, qytete madhështorë, dhe zbukuruar me artet e paqes, si shkenca dhe filozofia.
Edhe armiqtë e tij të krishterë e përshëndesnin si “stoli e botës”. Sigurisht, mbretëritë e grindura dhe të varfëra të Krishtërimit nuk mund të krahasoheshin. Prapambetja e tyre, për myslimanët e Al Andalusit, dukej si rendi natyror i gjërave.
Në vitin 997, në një demonstrim pikërisht të kësaj, një ushtri myslimane sulmoi Santiago de Compostela, vendi më i shenjtë i Spanjës. Këmbanat e katedrales së plaçkitur u varën në Xhaminë e Madhe të Kordobës, në jug, për t’u shërbyer besimtarëve, ndërsa të burgosurit e luftës u dërguan të punojnë në xhami.
Të tjerëve iu prenë kokat në publik, dhe kokat e tyre u shëtitën nëpër tregje, përpara se të vareshin në portat kryesore të qytezës.
Megjithatë, pavarësisht goditjeve si kjo, Krishtërimi nuk u shemb. në vend të kësaj, në epokën e Kryqëzatave, ai nisi të hidhet në ofensivë. Thirrur nga Papa në vitin 1096 për të mbrojtur vendet e shenjtë të Jeruzalemit, hordhitë e luftëtarëve të krishterë u nisën nga Europa perëndimore, për në Tokën e Shenjtë. Tre vjet më vonë, në 15 korrik 1099, një ushtri e krishterë hyri në Jeruzalem; dhe këtë herë, gjaku vërshoi në rrugët e qytetit të tretë më të shenjtë të Islamit.
Në fund të saj, kur vrasjet kishin marrë fund, luftëtarët triumfues të Krishtit, duke qarë nga gëzimi dhe mosbesimi, u mblodhën në varrin e shenjtë të Shpëtimtarit të tyre, dhe u gjunjëzuan në një ekstazë adhurimi.
Suksesi i Kryqëzatave reflektoi një militarizim të doktrinës së krishterë, që e bëri më se të barabartë me angazhimin e Islamit ndaj dhunës ushtarake.
Ndonëse Jeruzalemi mbeti në duart e tyre për më pak se një shekull, treiumfe të tjerë rezultuan më jetëgjatë. Në shekullin 11, Siçilia iu rimor pushtuesve të saj myslimanë nga normanët, ndërkohë që Al Andalusi u ripushtua në mënyrë progresive prej të krishterëve të SPanjës. Jo se myslimanët u dëshpëruan. Ata e tallnin Europën si barbare, të fragmentuar dhe të varfëruar, plot me gra të pacipa dhe burra që nuk laheshin kurrë.
Horizontet e tyre ishin pafundësisht më të gjerë. Deri në shekullin 15, një zinxhir i vazhdueshëm tokash myslimanësh shtrihej tashmë nga Atlantiku deri në Detin e Kinës.
Sado e fragmentuar politikisht e fragmentuar që mund të ketë qenë kjo perandori, kudo ku myslimanët udhëtonin, ata mund të dëgjonin arabishten e Kur’anit, dhe gjenin kënaqësi në sigurinë se kishte vetëm një besim të vërtetë global: Islamin.
Në vitin 1453 ndodhi një ngjarje që sugjeronte se feja myslimane mund të bëhej edhe më globale.
Pushtimi i Kostandinopojës nga turqit otomanë pa kryeqytetin më të famshëm të krishterë, të shndërrohet në një bastion të Islamit. Me pjesën më të madhe të Ballkanit nën sundimin otoman, u duk se e gjithë Eurpa do të binte para Islamit.
Vit pas viti, forcat turke vinin në provë mbrojtjet e të krishterëve, duke kaluar fushat e Hungarisë, apo sulmuar ujërat e Maltës me anijet e tyre të luftës. Në vitin 1529, dhe sërish në vitin 1683, një ushtri otomane pothuaj e mori Vienën.
Megjithatë, ajo do të ishte përpjekja e fundit për të shtrirë Kalifatin në të gjithë Europën. Ekuilibri global i fuqive po zhvendosej, dhe pothuaj një mijëvjeçar dominim mysliman, po merrte fund.
Ishin të krishterët që kolonizuan Amerikën, krijuan perandori tregtare që u shtrinë në të gjithë globin dhe nisën procesin e industrializimit. Deri në shekullin 19, me Indinë që sundohej nga Raxhi britanik, dhe Perandorinë Otomane Islamike të tallur në kryeqytetet perëndimore si “i sëmuri i Europës”, myslimanët nuk mund të mbyllnin më sytë përpara shkallës së madhe të rënies së tyre. Ishin ata tashmë, të nënshtruarit, dhe tashmë qytetërimi i Islamit u ngjante kundërshtarëve të tij, po aq i prapambetur, sa kishte qenë dikur Krishtërimi.
Që nga ditët e para të fesë së tyre, myslimanët kishin qenë të prirur të merrnin për të mirëqenë se e vërteta e tij manifestohej prej suksesit që kishte në botë. Si rezultat, të nënshtruar nga të pafetë britanikë dhe francezë, shumëkush në botën myslimane shihte nga epoka e artë e Kalifatit për të gjetur frymëzim.
Epoka e Muhamedit dhe pasardhësve të tij, që e kishin parë Islamin të ngrihej nga errësira e shkretëtirës, në një perandori globale, lartësohej tashmë si modeli që duhej ndjekur. Në dekadat e fundit, pakënaqësia ndaj ndërhyrjeve të vazhdueshme të Perëndimit në vendet myslimane, si Afganistani dhe Iraku, vetëm sa e kanë shtuar joshjen nga e kaluara e lavdishme.
Sot, sipas një sondazhi, dy të tretat e myslimanëve në të gjithë botën dëshirojnë të shohin rikthimin e një Kalifati. Ata nuk i kundërvihen perandorive në vetvete – thjeshtë perandorive jo Islamike.
Kështu që, nuk është për t’u habitur, që al Kaeda dhe ISIS janë kaq të fiksuara në periudhat e historisë, që për shumicën e perëndimorëve janë të errëta.
Që Kostandinopoja ka qenë një qytet mysliman për pothuaj 600 vjet, që Kryqëzatat kanë marrë fund kohë më parë, dhe që Europa nuk e quan më veten si Krishtërimi, këto gjëra vështirë se zënë vend në ndërgjegjen e xhihadistëve.
Në mentalitetin e tyre, Mesjeta nuk ka marrë fund kurrë. Rreziku i kësaj mënyre të menduari është fatkeqësisht dhe brutalisht i dukshëm – një botë në të cilën, të rinj që vriten në një koncert rroku mund të mallkohen si “Kryqtarë”, është një botë në prag të çmendurisë.
Nuk janë vetëm jo-myslimanët që rrezikohen nga kjo nostalgji imperialiste. “Ose jeni me Kryqtarët”, i ka paralajmëruar ISIS-i myslimanët europianë, “ose jeni me Islamin”. Ambicia e tij është të terrorizojë Perëndimin që të kthehet kundër qytetarëve të tij myslimanë, dhe ta bëjë të pamundur për ta që të jetojnë këtu si të barabartë. “Sepse pastaj, myslimanët në vendet e Kryqtarëve do të dëbohen dhe braktisin shtëpitë e tyre, dhe do të shkojnë të jetojnë në Kalifat”.
Vështirë se historia mund të shfrytëzohej më brutalisht.
Askush nuk duhet të vërë në dyshim natyrën e rrezikshme të kujtimeve me të cilat po luan ISIS.
Dhe ëndrra e xhihadistëve për një rikthim tek një botë e ndarë dhunshëm mes dy rivalëve – në një “Shtëpi të Islamit” dhe një “Shtëpi të Luftës” – nuk ngjan më aq fantazi, si dikur.
Hija e të kaluarës po bëhet më e errët mbi Europë, dhe mbi botë.
* Tom Holland është autor i “Hija e Shpatës dhe MIjëvjeçari”
Daily Mail-Bota.al
Pa dyshim, nje shkrim i njeanshem por nejse…
Jo bre ! Kjo e ketijee ishte njw filozofi Heheh
Lexoni librin “Kronikat e Tursun Pshes”, qe te kuptoni se si u perhap Islami ne Shqiperi dhe Ballkan.
pra edhe ne kete analize del qartesisht se feja nuk eshte thjesht nje besim qe mund ta ndrroj dikush sipas qefit[varianti i beqirave sunite] por ajo eshte ADN e nje njeriu,kombi apo shteti.E thene ndryshe feja tregon se kemi te bejme me gjaxore[ne rastin myslimon] dhe paqsore[ne rastin kristian],teper e dukeshme kjo edhe ne bashkebanuesit shqipfoles ne Albanistan.
Ne i kemi bere balle sulltanve kur ra kostandinopoja per 50 Vjet, ju greket e kishit bithen e cpuar atehere dhe e hapet rrugen. Ne ka ndonje vend sot qe ka kontribuar per krishterimin ai eshte shqiperia. Jo me kot Skenderbeu u caktua nga Papa per te udhehequr ushtrine e re te Krishterimit. Po keto nuk mund ti dije nje komb qe ka bashkepunuar edhe me Nazistet. Ik meso historine KaraTGfs
Skenderbeun e perdoren vegel! Ai ishte musliman . Padyshim !
Koqet mi hongshi
A thua i ke “hallall”?
Hajde rrene hajdeeeee!
Duam vetem nje zot,por jo edhe fete,besimet dhe sektet gjakatare qe vrane dhe po vrasin me miliona njerez duke bere genjeshtra per dicka qe nuk shifet e as nuk preket.Edhe sot keto besime jane amorale,terroriste dhe gjnocidale ndaj popujve me besime te ndryshme genjeshtare.Ne keto besime dhe sekte te djallit,kane hyre trafikantet,rrugacet,te pamoralshmit,kriminelet,mafiozet dhe bejne cka te duan,sepse mafiozve politikaje u nevojiten votat e ketyre monstrave genjeshtare.
I nderuar tfgs-tfgs1 secili prej nesh ka te drejte te shpreh mendimin e tij, pa tone e mesazhe raciste e diskriminuese. Nuk e kuptoj arsyen tende ne menyren e te shprehurit kundrejt personave me fe te ndryshme nga ajo e juaja.Ndoshta e ben sepse je nje psikolog e do te njohesh reagimet e komentuesve, ndoshta jeni thjesht nje provokues pra mund te jesh shume gjera ose thjesht nje hic, nejse kjo eshte puna jote. Sa per informacion kur thuani se -feja nuk eshte nje gje qe nderrohet sipas qejfit jam dakort- por duke preferuar te shkruash ne shqip mendoj se jeni shqiptar mbi te gjitha. Mos harro se shqiptaret perpara se te ishin Sunite sic preferoni ti therrisni, kan qene te krishter dhe per shume shekuj kemi nderruar shume here fene nga krishtero katolike ne ate ortodokse, pra me qejf a pa qejf e kane nderruar. Jeni dakort deri ketu? Dhe nuk besoj se e kane nderruar fene thjesht pse Venedikasit ose Bizantinet i kercenonin por sepse po ta marrim shtruar kishin interesa ekonomike. Me pas na erdhen ato Osmanllinjte qe me shpat por dhe me ligje na bene qe te kthehemi ndershekuj ne Musulman pjesen mete madhe te popullates. Por edhe keto jo te gjithe u kthyen nga frika por per te mos paguar “harac”. Nuk thon kot se Skenderbeu lindi Ortodoks u rrit Musulman e Vdiq Katolik. Pra i nderuar tfgs/1 mos harro se shqiptaret me duket e paskan nderruar fene, me shume per interes se sa per represionit e pushtuesit. Sa per fe paqsore mos harro persekutimet e kishes ku nga 1490 e deri 1800 shkaktuan mbi 100000 viktima gjat inkuizicionit. Mos harro shih Andaluzin e Spanjes ku bashkejetesa e Islamit ,Hebraizmit dhe Krishterimit sollen nje periudhe te arte deri me ripushtimin e te gjithe Gadishullit Iberik nga Mbreterit e Spanjes. E them kete se cdo fe ka patur periudhat e saj te erreta e te arta. Nese kthehmi tek shqiptaret nuk ve faj Romes pse na pushtoj, Venedikasve, Bizantineve, Serbeve dhe Bullgareve e deri tek Turqit qe na kan mbajtur per 500 vite, sepse me sa di une para tyre ne nuk ishim Sunite por akoma nuk kishim as vetdije qe te quheshim komb, Ilir na kan quajtur Greket e Romaket, Epir e Albania na kan quajtur gjithmone nga jasht e ne kurr nuk e kemi ditur. Normal perderisa nuk kemi dokumenta, nuk kemi nje shkrim Ilir qe ta tregoje, kemi nje meshar si te vetmin dokument, ne nje periudhe kur princat Kristian te Arberit luftnon mes tyre dhe cafre pretendondi tfgs/1 qe sot eshte faj Suniteve pse jemi katandisur keshtu. Them katandisur per ju se per mua i gjithe kjo histori i ka sjell Shqiptareve gjen me te cmuar, ate te bashkejeteses fetare. Mos harro se nje Tirane ne periudhen e fanatzmit fetar i hapi dyert veriut dhe jugut duke i dhuruar dhe tokat per te ndertuar Kishat, dhe ketu fanatizmi fetar nuk ishte vetem i Suniteve por dhe i katolikeve e ortodokse, dhe kurr nuk eshte rregjistruar nje vrasje per motive fetare. Fanatizmi ekzistonte brenda komunitetit. Mos Harro Cajupin (ortodoks) e madh me 14 dhender, nuk ishte Hoxhe ai qe donte te vendoste doren mbi mekat por Prift. Nuk vendoste ne loje musulmanet por burrat ortodoks qe nga grate presin. Pra nuk ceshtje suniti apo krishteri por ceshtje komoditeti. tfgs ndoshta dhe ti nje dite mund te detyrojne te nderrosh fene dhe kurr mos thuaj kurr. Mos e ul Shqiperine se nuk Abanistan se po qe eshte per faj te personave qe ngjallin percarje nen pseudonime e komente. Nese flet shqip e komento ne gazete shqiptare duhet te pranosh realitetin se vetem ketu te komentojne se ndoshta ne vende te tjera do ishe thjesht nje numer i pa vlere. meso te respektosh e mos paragjyko se historia te tregon te kunderten. Nuk vendosem ne nivel te disa komentusve qe te shajn sepse nuk ka nevoje. Jeto ne injorancen tende dhe mos trazo shqiptaret e fese shqiptaria. Nuk jetoj per te shar ne komente, por shum here shoh komentet e juaja qe kerkojn te percajn nje popull qe prej 2000 vitesh ka mbijetuar nga percarja fetare. Te fala mik im i trishte
Pema njihet nga frutat, thote Krishti. Shihni frutat e Islamit dhe vleresoni pemen.
Islami i vetmi i verteti
I ke pire ilaçet per sot,o trim?
kush eshte krishti? e keni bere dhe mesian grek tashti! ske faj ti jo te ke pjerdh janullatosi ne vesh!
Varu kkkk te dyja jane Fe jevgjite nga Lindja e Mesme ne shqiptareve sna duhen te tilla ideologji jevgjitesh mire e kishte Hitleri kur thoshte Feja e gjermanit edhe Gjermania Respekt