Papa niset në Afrikë. 007-at francezë paralajmërojnë: Rrezik i lartë!

25 Nëntor 2015, 14:19Bota TEMA

Në Kenia, Ugandë dhe Republikën e Afrikës Qendrore, si mesazher i paqes.

Ky është udhëtimi që ka nisur sot Papa Françesku.

Nga të katër anët kanë mbërritur paralajmërme për Papën, mbi të gjitha për fazën e fundit në Bengui, por duket se për momentin, udhëtimi nuk do të pësojë asnjë ndryshim, edhe pas sulmeve terroriste të Parisit.

Dhe pikërisht nga Parisi kanë ardhur paralajmërimet më të fortë.

007-at francezë kanë lajmëruar edhenjë herë Vatikanin për rrezikun shumë të lartë, sidomos në etapën e fundit të vizitës së tij, në Bengui.

Republika e Afrikës Qendrore është në paqëndrueshmëri të thellë dhe kryeqyteti konsiderohet i pasigurtë, për shkak të luftës civile dhe përplasjeve fetare.

Për më tepër, muajin e ardhshëm do të zhvillohen zgjedhjet presidenciale, që kanë si objektiv t’i jepet fund kësaj periudhe tranzicioni të vështirë që zgjat prej dy vitesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje