Si do të veprojë tani Moska?

25 Nëntor 2015, 10:02Bota TEMA

Pasi Turqia u kthye në të parin vend të NATO-s që rrëzon një avion rus në më shumë se gjysmë shekulli, pyetja që ngrenë të gjithë është: si do të përgjigjet Moska?

Vladimir Putin e quajti Ankaranë bashkëpunëtore të terroristëve, ndërsa kryediplomati rus Sergei Lavrov anuloi vizitën në Turqi. Si OKB-ja, ashtu edhe NATO-ja i kanë kërkuar palëve të frenohen e të mos e përshkallëzojnë krizën. Turqit thonë se SU-24-ta rus u paralajmërua plot 10 herë për të mos shkelur hapësirën ajrore të vendit, Moska këmbëngul se nuk ka pasur asnjë komunikim të tillë.

Por Ankaraja ka bërë dhe një tjetër pohim, që dëshmon mbase një lloj nxitimi në veprimet e saj: inkursioni zgjati vetëm 17 sekonda. Ekspertët sqarojnë mënyrën e të vepruarit të Turqisë: sipas tyre, kushdo që hyn në hapësirën e 12 miljeve ajrore para hapësirës turke, paralajmërohet. Kur mjeti afrohet me pesë milje, forcat turke përgatiten të ngrenë në ajër gjuajtësit F-16 e japin dhe paralajmërime të tjera. Pas kësaj, kalohet në veprim. Çdo avion që vjen nga Siria e hyn në hapësirën ajrore të Turqisë, goditet e rrëzohet.

Sipas vëzhguesve, nëse Rusia dëshiron ta përshkallëzojë situatën e sigurisë, atëherë do të ketë dhe inkursione të tjera e situata mund të degjenerojë në përplasje jo vetëm mes Moskës e Ankarasë, por edhe mes Rusisë e NATO-s. I gjithë ky acarim vjen në kohën kur sapo kishte nisur të merrte formë një front i përbashkët kundër ISIS-it, ndaj me të gjitha gjasat, mbi të dyja palët në konflikt do të ushtrohet një trysni e madhe diplomatike për të kapërcyer zemërimin e momentit e për t’u përqendruar tek ai që është kërcënimi i përbashkët: militantët islamikë.

E ndërsa konflikti verbal mes Ankarasë dhe Moskës padyshim do të vazhdojë, se sa do t’i vërë vërtet në jetë Rusia kërcënimet për shpagim, kjo ende nuk është e qartë./ TCH

12 komente në “Si do të veprojë tani Moska?”

  1. fitore says:

    Turqia u shembt me keq se Siria . Erdokari eshte dora e Terrorrit .

  2. Janullatos terroristi orthodhox says:

    Do mare masa ekonomike kunder tyrçellinjve, e çmund te bej tjeter.
    Pavaresisht se beqirat oportuniste te shtetit konglomerat Gayreece enderrojne per nje lufte ne menyre qe si hienat te marin “zemren” orthodhokse, istambulin……
    Si gjithmone, edhe kesaj rradhe kane per te mare te gjatin me tre gunga..

  3. enter bithekiri says:

    Nuk ka front te perbashket kunder Daesh. Keto provokime te Rusise ndaj nje vendi te Natos behen jo pa qellim qe te minojne cdo bashkepunim te mundshem. Rusia ta provoje perseri po deshi e te shkele hapesirat ajrore te nje vendi tjeter.
    E ku ishte nxitimi i Turqise se nuk e kuptova?

    1. babo says:

      Qe ta kuptosh o tutkun. Nje ish-gjeneral i US tha : Sikur ne te hidhnim cdo avion Sovjetik qe shkelte hapsiren ajrore tone dhe ata te hidhnin cdo avion tonin qe shkelte hapsiren Sovjetike bota sot mund te mos ekzistonte.

  4. ,Qerosi says:

    Eshte e qarte qe do ti vere, nuk ka dyshim. Si gjithmone Putini ate qe thote e ben dhe ne Rusi nuk ja ben dysh fjalen asnjeri.

  5. babo says:

    Shpagimi nuk vjen ashtu sic e mendoni ju, psh. tja kthej duke rrezu nje avion turk. Shpagim shume me i madh vjen psh. duke forcuar mardheniet me Kurdet e duke i furnizuar me arme ata, apo duke shkepur ne bombardime xhihadistet Turkmene ‘te moderuar’ ne Siri.

  6. ,Qerosi says:

    Veprimet e para nuk lene dyshim per kete: vendosja ne bazen e Latakjas te komplekseve K.A S-400 qe mbajne secila nga 32 raketa qe mund te godasin gjithcka, urdher per te goditur cdo objektiv qe mund te jete kercenues per aeroplanet Ruse, anullimi i te gjithe prenotimeve turistike kur ne Turqi pushonin mesatarisht 3 meleond turiste Ruse ne vit, ndalimi i importit te mishit te pulave nga Turqija dhe keto jane vetem 24 ore mbas incidentit.

  7. arjani says:

    SI DO VEPROJE MOSKA?
    Pse o lufte eshte ajo, lufta e vertete behet ketu te tema e MEROS,
    nga nje ane jane xhihadistet e ERDOGANIT nga ana tjeter jane putanat e
    JANULLATOSIT , kjo eshte lufte e vertete , ketyre luftetareve islamik
    { te ERDOGANIT , JANULLATOSIT) po tu vrasesh vellane edhe gjithe fisin te thone faleminderit , po tu ”shashe” JANULLATOSIN , ERDOGANIN te
    ”therin” te ofendojne me liber shtepie kjo eshte lufte , rrofte gazeta tema qe qeteson shpirtat e pleqeve qe sjane per gje tjeter ne klete bote vetem per te komentuar te TEMA , po iku ERDOGANI dhe JANULLATOSI si do veje halli ? gjithe bota do shuhet , rrofteeeeeeee pi–i.

  8. Arianiti says:

    Po Tueqia e tregoi qe eshte vend qe ndihmon terroristet. Deri tani nuk ka bombarduar asnje makine e nuk ka vrare asnje terrorist te ISIS por arriti te rrezoje nje avion rus e te vrase nje pilot dhe nje marins rus me ndihmen e rebeleve terroriste qe mbeshtet. Rusia dhe Putin nuk me pelqejne fare por te pakten ata nuk ndihmojne terroristet islamike ne Siri dhe nuk i armatosin e nuk blejne naften e tyre sic ben Turqia. Turqia po kthehet ne nje vend islamik nen pushtetitn e Edoganit dhe kjo eshte nje kembane alarmi per tere Europen.

  9. ilir says:

    turqia pretendon se ne 17″ e ka paralajmeruar 10 here avionin rus ,dhe ne 17″ ka folur me kryeministrin turke per 5 minuta kan mare vendim ta godasin,(per turqit matematica eshte si menyra e te shkruajturit),pore e verteta eshte se turqit kishin me dite te tera qe e paralajmeronin rusin ,dhe jo 17″ose 5 minuta,turqia me mbeshtetjen e nato dhe usa kan 2 muaj qe e paralajmerojne rusin ,rusi nuk duhet te bente gabimin qe te shkaterronte auto cisternat e bilalit(djalit te erdakanit) nuk e ka mare veshe rusi qe bilali do te ankohej tek babi,apo tek kunati (ministri i ri i energjitikes) ,qe fatkeqsisht quhet berat,i bini se na prishi trafikun ,ku do gjejme nafte gati falas si na i jepnin vellezrit tane , ISIS ,ne shkembim te armeve qe nai dhuronin vellezrit tan( usa nato ) pore nje gje ka harruar erdokani ,qe e con te ter boten ne nje lufte atomike ,dhe harrone erdokani qe dhe sikure te dali i gjalle nga lufta do ti ngelet nje turqi kimike ,dhe me njerez te te perveluar nga rrezatimet

  10. WEB says:

    D.m.th gjithe ky sherr per koqet e bilalit ?

  11. enter bithekiri says:

    @Qerosi

    Dmth nuk do bleje me pula e? Pse cfare beri Turqia qe ta meritonte nje ndeshkim te tille? Nato duhet ti bjere Rusise per kete pergjigje kaq te ashper, “nuk do blesh me pula ti buce e keqe, na pra bum bum bum”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje