Një ditë pasi Sherif Merdani deklaroi live në emisionin Opinion se kompozitori Agim Krajka ishte spiun ka reaguar bashkëshortja e kompozitorit, Ami Krajka. Në një intervistë për Opinion.al, znj.Krajka thotë se Sherif Merdani është keqkuptuar. “Krajka ka qenë vetë i persekutuar dhe kemi jetuar me frikë”, tha ajo.
Znj. Krajka a e keni dëgjuar deklaratën e z.Merdani mbrëmë në emision?
Po po e kam dëgjuar dhe më erdhi vertet shumë keq. Agimi nuk ndodhet këtu është në SHBA tek fëmijët, ai u habit shumë kur i tregova çfarë ka thënë Sherif Merdani.
Dua të sqaroj se ai (Merdani) u keqkuptua. Para një muaji erdhi një gazetare , ajo e keqpërdori fjalën e Krajkës. Nis nga ai shkrim u fry. Është treguar pak naiv Sherif Merdani në atë që tha në Opinion.
Znj. Krajka, Sherif Merdani nuk përmendi asnjë shkrim, tha qartë më ka spiunuar Krajka, madje tha edhe pseudonimin e tij në dosjet e sigurimit?
Jo nuk është e vertetë. Ne kemi qenë vetë familje e persekutuar. Agim Krajka përgatiste festivalet dhe u mbajt i izoluar. Për 15 vite ai nuk është lejuar të dilte jashtë shtetit. Po të ishte spiun, ai s’do kishte vetë frikë nga sigurimi i shtetit. Ne rrinim nëpër dritare me frikën e arrestimit….
Pse thoni se ishit të izoluar, si ishte ky izolim?
Krajka ishte i survejuar në çdo moment. Për 15 vjet nuk ka dalë jashtë shtetit, që prej festivalit të 11. Shikoni edhe një detaj tjetër: Për 15 vite Enver Hoxha nuk e ka përmendur asnjëherë. E kishin frikë Krajkën ata (komunistët).
Si e kishin frikë?
E kishin frikë sepse këngët e tij mund të shkaktonin revolucion në popull.
Cila ishte lidhja e Krajkës me Alida Hiskun, ka folur për historinë e saj?
S’kemi pasur lidhje me Alida Hiskun, as nuk ia dimë historinë. Këngëtaret e Krajkës kanë qenë Parasheqevi Simaku dhe Irma Libohova.
Me çfarë merreni sot znj. Krajka?
Unë kam punuar në Opera në kohën e komunizmit, sot bashkë me Agimin kemi një studio të vogël ku përgatisim fëmijë në muzikë. Përpiqemi të punojmë edhe pse tani jemi në moshë. Ndërsa fëmijët i kemi në SHBA.
Se kujt i intereson kjo loje vec Saliut me keta krymba,qe jo vetem nuk i sherben te ardhmes,po as per te shikuar te shkuaren?
Pse po hedhin uje te piste ndaj njeri-tjetrit pikerisht tani?
Jam i bimdur se fijet i luan Saliu per te shmangur vemendjen nga litari qe po i mblidhet anes qafes qenit.
Agim Krajka mbetet nje gjeni ne zhanrin e kompozimit te musikes se lehte,ndersa si informator ai ka bere detyren para organeve te sigurimit.Nuk ka asgje per tu habitur,I till ishte sistemi dhe sado i talentuar te ishe po te te kapnin ne gacke do ju sherbeje per te miren e Partise dhe udhheqjes.
të qënit i persekutuar nuk është një pashaportë ndershmërie!!
nuk është alibi e pakundërshtueshme për të mos qënë spiun!!
këtë e them si princip!!për ju personalisht zonjë nuk ja kam idenë!!
dhe nëse është e vërtetë ajo që ka thënë nastradini që këndon,nuk keni qënë as të parët e as të fundit!!për mua nuk ka rëndësi,për të vetmen arsye se nuk sjell asnjë dobi për situatën e sotme!!as për vëndin as për mua!është thejshtë një qemane nastradin që dëgjohet në moment dhe të ngrë nervat!!
Ndonjehere anetare nga familje te deklasuara punonin per sigurimin, si shkembim kishin ca “mini privilegje” qe te tjere te kategorise se tyre as qe i enderronin dot. Me kete nuk dua aspak te pergjithesoj. Ata qe kane vuajtur e dine me te vertete sec ishte persekutimi (mos u kthefshin me ato kohe). Di dhe rastin e nje familjeje te deklasuar qe femijeve iu doli e drejta e studimit. Flas per vitet ’70. Te kete qene valle rastesi? Ashtu sic i kontrollinin dosjet me lupe ne dore, veshtire se u shpetonte gje. Po kete kukuvajken qe me del ketu dhe ben si viktime nuk po e durokam dot. Per 15 vjet s’ka dale jashte shtetit :O Thagme!!!! Teta vete paska punuar ne Opera, lere mo, qenka rropatur! Sic e thashe dhe me siper, mjere ata qe lane rinine burgjeve dhe mjere familjet e deportuara neper humbetirat e Shqiperise!Keta qe jetuan mes gjithe te mirave, dolen te persekutuar. Kurse ata qyqaret, s’marrin dot as statusin dhe parate qe u takojne!
Te persekutuar vertet paski qene,moj zonje,njera ne Opera e tjetri ne Ansamblin e Kengeve e Valleve dhe ne festivalet e RTSH-SE,kur te tjere te persekutuar kane bere burg e internim,apo ju eshte dashur te jetojne neper rrethe,larg familjeve qe i kishin ne Tirane…
Po t’a kesh degjuar mire sqarimin e Sherifit,duhet te kesh degjuar se ai tha:po ai mund te me kete spiunuar,sepse vete ka thene se,beja here pas here relacione,tecilat mi kerkonte sigurimi i shtetit.Cfare ishin keto relacione te Agimit?Me sa di,relacionet i bente pergjegjesi i Ansamblit,apo drejtori i RTSH-se,ndersa relacionet per sigurimin i benin “Belinet”.Prej ketu del dyshimi i Sherif Merdanit se,mund te jete spiunuar prej Agimit…
Ky eshte problemi numer nje i hapjes se dosjeve
Sepse shumica e spiuneve jane shtirur si te persekutuar
Dhe shoku krajka nqs ishte vertete i persekutuar si pune do bente maksimumi pastrues komunalje dhe jo kompozitor
Ha ha ha …kane qene te persekutuar se nuk kane dale 15 vjet jashte shtetit…… ha ha ha …jepu kestin e peste edhe ketyre O Edi Rama….
Me gjithe mend e ke ti Ami?
Po ti artist i merituar ke qene i persekuruar?
Aman se na hapet barkun.
Hipokrite e kameleone.
Turp per ju te dy.Vemje,
Per ata qe nuk e dine A.Krajka ka drejtuar orkestren e Ansamblit te Kengeve dhe Valleve.Ka kompozuar por dhe ka vjedhur kenge sic ishte rendom tradite kur kerkoheshin kompozime me urdher nga lart.Nuk e ka dashur muziken folklorike shqiptare edhe pse e ka perdorur sipas interesit dhe ka perfituar shume prej saj.
Ramadan Sokoli nje patriot dhe studiues i morfologjise se folklorit muzikor beri burg por gjithe jeten i tha muzikes shqiptare dhe vdiq ne mjerim …….
Me vullnet e ka bere punen e spiunit dhe nuk ka qene i persekutuar.Ka qene i besuar i Partise ka dale jasht shtetit me Ansamblin ne te gjithe boten.
Pas ’90 iku ne USA ku punoj si muzikant i rendomte neper lokale italiane te New Yourk-ut.
Eshte nje instrumentist i shkelqyer ndoshta me i miri qe kemi si fizarmonicist por nje njeri i vogel qe per interes shet edhe kockat e te atit qe ka qene nje emigrant dibran ne Tirane dhe ka lene emer te mire nder tiranasit e vjeter.
Tipa si ky e benin punen shume mire dhe me deshire ne komunizem edhe me mire se komunistet…..
Agim Krajka ka qene spiun, dhe hajdut, duke vjedhur motive bullgare e rumune dhe adaptuar ato sikur te jene shqipetare. Paramendoni qe Agim Krjaka nuke ka asnje mik/shok.
Nuk do hyj ne jeten e Krajkes si person.I dal zot si koleg.Po te mos ishte krijimtaria e tij ,muzika shqipe do te ishte me dekada prapa.Muzike per 6 filma,16 he re vendin e dyte ne 26 festivale te RTSH-sepse nuk krijonte per partine por vetem rinine.Udhehoqi Ansamblin shteteror per me shume se tre dekada dhe kontriboi ne te gjitha zhanret e muzikes.Instrumentist qe lind njehere ne 100 vite.Per ata qe thone se ka “vjedhur” nga vendet e Ballkanit do ju pyes:emeroni nje.Peramendoni muziken shqipe pa te.Nuk ka qene spiun e kete e phojne te gjithe koleget qe kane punuar ne ansambel.Nje gje ehte e vertete.Ai nuk ka pasur asnje shok po -spiun jo.Me ne fund anjeri nuk eshte i persosur.
“komunistet kishin frike nga krjajka se kenget e tij do shkaktonin revolucion ne popull” o te vrafte damllaja ty, agimin tend dhe revolucionin….degjon ca thua !!!???
ata qe hengren dhe pine si ducja ne komunizem, dhe ben gjithe pislleqet ne emer te tij(se ishin pisanjoze si njerez)sot dalin te persekutuar dhe mezi paskan mbijetuar pa dale jashte shtetit per 15 vjet..
budallalleku nuk paska limit….
Ahahahahahaha!
Enveri kishte frike Krajkën se kenget e tij do te benin revolucion!!!! WTF!
U mor vesh qe e paska gelltitur lugen e corbes se prishur.
Naten!
Edhe nexhmije hoxha dhe ismail kadare na kane dale te presekutuar te shkretet kane vuajtur shume gjat komunizmit