Kjo foto ku shihet Ismail Qemali ne nje varke qarkullon thuajse në çdo 28 nëntor.
Besohet se eshte shkrepur ne fillim prilli 1913, katër muaj pas shpalljes së pavarësisë.
Më në fund, Ismail beu kishte arritur të dilte nga Vlora e bllokuar prej anijeve greke dhe të vizitonte kryeqytetet e Evropës.
Kishte mundur të largohej me jahtin e një duke francez, i cili donte të bëhej princ i Shqipërisë.
Kjo fotografi tregon ndoshta çastin e largimit nga bregu i Vlorës për të hipur në jaht.
Periudha për të cilën flasim ka qenë ndër më të vështirat në historinë e Shqipërisë: Kosova ishte pushtuar, serbët kishin ardhur deri në Durrës, Shkodra ishte e rrethuar nga Mali i Zi, ndërsa grekët, përveçse kishin bllokuar bregdetin jugor, kishin përparuar deri në Tepelenë.
Ambasadorët e Fuqive të Mëdha debatonin në Londër për të përcaktuar kufijtë e Shqipërisë së re.
Pas mbërritjes në Romë Qemali dhe një intervistë.
Siç e thotë edhe vetë, dalja nga Shqiperia atij i ishte dukur sikur kishte dalë nga një burg i vërtetë, i tillë ishte ankthi që kishte shkaktuar bllokada.
Me poshte, intervista e rralle, kryer nga gazetari Achille De Benedétti, e botuar në gazetën ‘Il Giornale d’Italia’ të datës 2 prill 1913.
Ismail Qemali arriti të largohej pardje nga Vlora me jahtin e Dukës Montpensier. E takova sot në mëngjes në stacionin e trenit tek arrinte nga Bari, ku kishte lënë Isa Boletinin, që ishte pak i sëmurë, bashkë me djaloshin Luigj Gurakuqi, ministër i arsimit. Qemal beu kishte ardhur me dy nga djemtë, që e kanë shoqëruar në të gjitha këto peripeci. Plaku i shquar dukej mjaft mirë. Ishte i gëzuar që kishte mbërritur në Romë pas ikjes nga Vlora.
E pyes se si kaloi udhëtimi…
Ismail Qemali: Shkëlqyeshëm nga çdo pikëpamje. Pak ditë më parë arriti në Vlorë ‘Mekongu’, jahti i Dukës së Montpensierit, me një flamur tregtar anglez. Duka menjëherë më ftoi në anijen e tij të mrekullueshme dhe më pyeti nëse dëshiroja të vija në Itali. Ishte fat i vërtetë. Do të kisha qenë i marrë po të mos e kisha shfrytëzuar këtë rast të rrallë. Për mua kjo do të thoshte të çlirohesha nga një burgim i çuditshëm. Ishte edhe një mundësi për ta ndihmuar pak më nga afër çështjen e vendit tim.
Po grekët, nuk ju kapën?
Ismail Qemali: Jo. Ata na panë shumë mirë. Pastaj, mos harroni se ‘Mekongu’ kishte ardhur nga Korfuzi. Po të kishin dashur të më kapnin do ta kishin patur të lehtë. Unë nuk e fsheha aspak faktin që po nisesha. Një torpedinier grek, i ngarkuar për bllokimin e bregdetit, na vuri re dhe na lejoi të kalonim pa ndonjë problem. Udhëtimi shkoi mjaft mirë. Jahti i Dukës është vërtet i mrekullueshëm dhe jam i gëzuar që arrita të dal nga ky burgim pa asnjë shpenzim dhe në kushte kaq të mira.
Po miqtë tuaj të Vlorës, Shkëlqesi, nuk patën kundërshtim që ju të niseshit?
Ismail Qemali: Ishin ata vetë që më këshilluan të përfitoja nga ky rast i papritur. Ata janë të bindur se çështja shqiptare nuk është në Vlorë, në këtë qytet ku liria u shpall në një lloj burgu, por gjetkë, e sidomos në Londër, ku diskutohet për fatet tona të së ardhmes. U kam lënë udhëzime të qarta miqve të mi të qeverisë, duke i bërë të reflektojnë për pasojat e rënda që do të kishte vendi, në qoftëse do të ndërmerrnin ndonjë akt të nxituar apo nëse do të fillonin ndonjë revoltë. Ata mu betuan dhe jam fare i qetë se bashkatdhetarët e mi do të mbajnë një qëndrim paqësor, ashtu siç i kam këshilluar dhe siç është dëshira ime.
A kanë përparuar më tej grekët?
Ismail Qemali: Jo. Nuk kanë përparuar përtej Tepelenës. Në Tepelenë ndodhi diçka me rëndësi, sepse turqit prenë urën për të penguar pushtimin. Pra, grekët nuk kanë shkuar më tutje se Tepelena. Ata e dinë se Vlora është e paprekshme, sidomos për shkak të vullnetit të Italisë, por edhe të Austrisë.
Po Beratin nuk e kanë pushtuar?
Ismail Qemali: Jo. Në të gjithë sanxhakun e Beratit, nuk kanë shkuar përtej Tepelenës.
Si ishte gjendja në Vlorë kur u larguat?
Ismail Qemali: Shumë e qetë. Nuk ka patur vështirësi të tjera të brendshme, përveç ankthit të bllokadës detare që na ka izoluar dhe na ka bërë të na mungojnë disa elementë bazë të jetesës. Ka ndodhur vetëm diçka që është vërtet për t’u shënuar: ardhja e një oficeri austriak me veshje civile, i shoqëruar nga një prift dhe një marinar.
Si arriti të vijë?
Ismail Qemali: Ai zbarkoi në grykën e Semanit me një anije të kompanisë Lloyd dhe, prej andej, erdhi në Vlorë me një barkë me rrema. Ju e dini se në Vlorë ekziston një element që nuk e dëshiron pavarësinë e pastër të Shqipërisë. Ky element gjithnjë më ka luftuar dhe është përpjekur të më krijojë vështirësi. Oficeri që erdhi tha se ishte në gjendje të armatoste popullatën dhe të na dhuronte armë. Mirëpo unë nuk e pata të vështirë t’i shpjegoja popullit se ne nuk kishim nevojë për makinacione të tilla dhe se mund ta realizonim sigurinë e vendit tonë me besimin tek mbrojtja që na jep Evropa.
Në Itali shtypi ka patur një lajm për këto qëllime të austriakëve në Vlorë…
Ismail Qemali: Atëherë ky lajm nuk qenka i ri për ju. Megjithatë, unë e njoh politikën e Vjenës dhe gjithsesi i jam mirënjohës edhe Austrisë për interesimin ndaj Shqipërisë. Nga ana tjetër kuptoj edhe ndryshimin mes dy politikave, të Vjenës dhe të Romës…
Në këtë pikë, Qemal beu u zhyt në një heshtje diplomatike.
Po vështirësitë që ju krijon bllokada për t’u ushqyer?
Ismail Qemali: Oh, më mirë të mos flasim për këtë. Është diçka që të shkakton ankth. Jam i gëzuar që ndodhem në Itali edhe sepse do t’i kërkoj si qeverisë suaj ashtu edhe ambasadorëve të Fuqive të Mëdha apo ministrit të Greqisë që t’i japin fund kësaj mase kaq të shëmtuar dhe të kotë. Pas 20 ditësh, Vlora do të jetë në uri të plotë. Kemi bërë mrekulli që kemi arritur ta mbajmë popullin gjallë deri tani. Por nuk është e mundur të vazhdojmë më tej në këtë gjendje. Ekzistojnë tashmë arsye humanitare, pët të cilat bllokadës duhet t’i jepet fund. Duke e vazhduar bllokimin e Vlorës, grekët po tregohen të padrejtë, në kundërshtim të plotë me qytetërimin e tyre. Përse duan të trullosin me katastrofën e urisë një popullsi që nuk i bën keq ndokujt me asnjanësinë e saj? Asnjë arsye nuk mund ta përligjë bllokimin e Vlorës.
A nuk është e vërtetë që aty vërtiten trupa të Xhavit pashës?
Ismail Qemali: Janë thjesht ushtarë të çrregullt në gjendje të mjerë, që nuk përbëjnë asnjë shqetësim ushtarak. Xhavit pasha ndodhet në Lushnje afër Shkumbinit në kushte vërtet tragjike dhe nuk mund të ndërmarrë asnjë lloj veprimi kundër grekëve, as t’i dëbojë nga pozicionet që kanë kapur. Të paktën tani, grekët zotërojnë Sarandën dhe të gjitha pikat e bregdetit të bllokuar. Ata kanë deklaruar se nuk do ta prekin Vlorën, sepse ky është vullneti i dy fuqive të Adriatikut, prandaj nuk duhet t’i bien në qafë asaj me pretekstin e bllokadës. Shpresoj të bëj të ditur arsyet humanitare që kërkojnë heqjen e bllokadës.
Pastaj, Qemal beu më kërkoi t’i tregoja të rejat e fundit nga Konferenca e Londrës për Shqipërinë. Përsa u përket kufijve jugorë të Shqipërisë, i shpjegova se cila ishte teza e grekëve, të cilët kërkonin Korçën, Këlcyrën, Tepelenën si dhe Gjirokastrën e Sarandën.
Ismail Qemali: Po kjo është si t’i presësh krahët e këmbët Shqipërisë (thirri Qemal beu). Të shpresojmë se vullneti i Evropës, i cili një ditë do të triumfojë, do të çojë në integritetin e popullatave që janë shqiptare të pastra. Është vërtet e çuditshme që grekët mendokan të marrin edhe Korçën!
Cilat janë marrëdhëniet e tanishme mes Turqisë dhe Shqipërisë?
Ismail Qemali: Janë krejtësisht paqësore. Kemi marrë në Vlorë komunikatën zyrtare të Vezirit të Madh, me të cilën njihet pavarësia shqiptare dhe e drejta e flamurit tonë. Me këtë mori përgjigje fyerja e madhe, që trupat e Xhavit pashës i bënë flamurit tonë në Tepelenë. Qeveria turke nisi një hetim dhe i bëri me dije mytesarifit të Beratit se ajo e njihte tashmë autonominë tonë dhe u kërkoi autoriteteve të fundit turke të mbetura në territorin shqiptar të respektonin emblemën tonë.
A u zgjidh çështja e princit të shtetit tuaj?
Ismail Qemali: Oh! Çështja e pretendentëve të fronit, apo e principatës së Shqipërisë ka rrezik të fryhet tej mase. Pata rastin të takohem me Dukën e Montpensierit, i cili me ndihmën e tij humanitare më nxori nga gjendja e çuditshme në të cilën ndodhesha. Natyrisht, i shpreha atij gjithë mirënjohjen time për këtë akt fisnik dhe i thashë se Shqipëria do ta kishte për nder nëse do të kishte në krye të saj pasardhësin e një familjeje të shquar dhe historike. Por i thashë gjithashtu, për hir të sinqeritetit, se ende nuk ishte koha për të menduar mbi çështjen e princit, e cila do të duhej të zgjidhej më vonë.
Ç’mendoni, Shkëlqesi, mbi çështjen e Shkodrës?
Ismail Qemali: Mund ta merrni vetë me mend. Mendoj se çështja e Shkodrës është tani në rrugën e zgjidhjes. Qëndrimi i Malit të Zi nuk më duket se ka shanse për sukses. Janë mjaft të njohura arsyet se përse Shkodra duhet t’i mbetet Shqipërisë. Fuqitë e Mëdha, të cilat e kuptojnë plotësisht nevojën e një vendimi të tillë, kanë rënë tashmë dakord ta bëjnë Malin e Zi të tërhiqet.
A e keni lexuar telegramin e mbretit Nikollë, i cili flet për kështjellën e krishterimit që duhet t’i kundërvihet islamizmit?
Ismail Qemali: Pikërisht këtu qëndron edhe dobësia e tezës malazeze. Si mund të mendojë mbreti Nikollë të imponojë me armë dhe me dhunë konvertimin fetar të myslimanëve shqiptarë? A e ka menduar ai se duhet të përgatitet për shumë e shumë luftra të përgjakshme? Megjithatë, unë besoj se më në fund Mali i Zi do të tërhiqet përpara vullnetit të Evropës.
Jam i gëzuar, – përfundoi Qemal beu, – që munda të dal nga Vlora për të mbrojtur më tej të drejtat e Shqipërisë në kryeqytetet evropiane, në qytetin tuaj e sidomos në Londër. Me sa duket Peja, Prizreni dhe Gjakova janë të humbura, por ka disa territore që ende mund të shpëtohen. Dhe këtë do të përpiqem të bëj me besimin tek të drejtat e shenjta të popullit tim.
Pas disa ditësh, Ismail Qemal beu do të niset për në Londër. Atje ai do të përpiqet të mbrojë çështjen e paqes jo vetëm në interes të vendit të tij, por sadopak edhe të Evropës, e cila, në çështjen shqiptare, mund të shohë dështimin e përpjekjeve të saj për ruajtjen e paqes. Ai po fillon kështu një pelegrinazh politik nëpër kryeqytetet e Evropës, ku Roma është etapa e parë e rëndësishme. / Dita
zanati I shqiptarit te vjeter esht ,varkari!
sot esht moderrnizu ne skafizem.
jem zhvillu pra!!!!!!!
Në atë kohë patriotat dogjën pasurinë për atdheun ndërsa tani po djegin atdheun për tu bërë të pasur.
Te gjithe popujt e ballkanit luftuan.
Turkoshqiptaret, me urdher te mames turkomongoli, edhe pavaresine e kane te dhuruar.
Deri sa u ngritendirekt mbas saj bertisnin DUM BABEN.
Nisu per Qipro se keni shume ‘probleme ‘ atje!
Adriatik, ke nje emer te bukur shqiptar dhe vazdimisht flet me perbuzje per shqiptaret. Pamvaresine e kemi fituar me gjak e sakrifica, por ti si pinjoll i konvertuar ne grek, kete nuk ke si ta kuptosh. Ne fakt, greket e kane pamvaresine e tyre te dhuruar nga ata qe ti i perbuz, … shqiptaret. Ishin shqiptaret Marko Bocari me Kolokotronin ato qe udhehoqen revolucionin e ashtuquajtur “Grek” kunder Perandorise Otomane. Them e “ashtuquajtur” se greket qe moren pjese ne te ishin pakice perpara shqiptareve qe ju dhuruan pamvaresine. Lexo ca historine qe ka shkruar bota, dhe jo ate perrallen qe te tregojne greket dhe do e marresh vesh te verteten.
Persa u peket turmave te dervisheve te Haxhi Qamilit qe therrisnin “dum Baben”, ato ishin mbeturinat e pushtuesve turq dhe jo shqiptaret.
PROBLEMI I MADH ME SHQIPTFOLESIT ME GJAK TE PRISHUR TE IKIN TURQI SERBI GREQI VETEM MOS NA RRUAJN SHUME
thoni dhe flisni cfare te doni,jo se keta nuk kan kontribuar per shqiperine,por kufinjte e ligjshme shqiperise ja vuri vetem enver hoxha,qe i tha kujdo kush guxon dhe prek kufinjte tone do te jet ne gryk te pushkes,dhe askush per 45 vjet nuk guxoi askush ta provonte,te tjeret kan qene leva,edhe keta qe qeverisin sote jane flak kashte.rroft vepra e enver hoxhes.
Njerez te tille , nuk lind me nena !
Ja ky eshte burre shteti. Jo si keta spurdhjaket e sotem qe vec te vjedhin dine
haaa!
isa bolja time duket tamom si skafist,kurse is qamili osht bosi I mafjes.
po kalojn detin se perndiqen nga policija.
akoma me Qemali ju!!!??? eshte Ismail Vlora
Po mos ishte Austria edhe Italia qe deshin te formonin nje shtetet kukull ne Ballkan, e mbi te gjitha po mos ishte aleanca ballkanike (Greqia, Bullgaria, Mali i zi, Serbia) qe te perzente Turqit nga ballkani sot nuk do kishte Shqiperi. Hajt Tung !
Po te kishte halla koqe do quhej xhaxha. Ti qenke i lodhur fare.
Fotaqi,
po te mos ishte Rusia, Franca, Anglia, s’do kishte as Greqi, as Serbi apo shtete te tjera Ballkanike. Ne rastin e Greqise, po te mos ishin alvanitasit, sic i quani ju shqiptaret, nuk do kishte Greqi. Le te flasim ate qe eshte e vertete se po te ishte per popujt ballkanike, Turqia do ta kishte edhe sot Ballkanin vilajetin e saj.
Per fat te keq, trimeria dhe sakrificat nuk pijne uje para superfuqise ushtarake dhe Turqia ne krahasim me ne Ballkanasit ka qene dhe eshte superfuqi.
Kur shqiptaret luftonim nen udheheqjen e Skenderbeut, ku ishit ju trimat e Greqise, Serbise apo Ballkanasve te tjere? Apo fshiheshit mbas fustaneve te grave sic e keni zakon. Se zaten, ju gjithmone keni qene trima mbas ferres, tamam si cakejte.
Lajeni gojen para se te flisni per ne shqiptaret.
Hajt Tung !
o fotaqi po mire sipas teje po mos te ishin arvanitasit I bie mos te kishte shtet grek sot.po mos te ishte koalicioni anti-nazi I bie qe te gjithe te ishim ne nje shtet te vetem raihun e 3.o fotaqi meso istorine e vertet jo interesat 300 euro te janulles.
abdurashid
Jam dakort me ato qe thua, por kete e kam per ata qe besojne se shteti Shqiptar u krijua vetem nga trimeria e Shqiptareve kurse shtetet e tjera u krijuan nga forcat e mdhaja te cilat e copetuan Shqiperine. Po mos ishin ato forcat e mdhaja nuk do kishte shtet shqiptar. Ska gje te keqe.
o Fotaq !
nuk e kam zakon te replikoj ‘hajdutshe’, por ,ti ,miku im ,nuk kupton dot bazen e thenies se shtetin shqiptar e bene patriotet shqiptar !
Po , te mos luftonin arvanitasit ne Greqi dhe ta ‘gudulusnin’gjithmone turkun ,ashtu sic e bente edhe Skendr-bej ne Shqiperi ne kohen e tij te arte,atehere ,turku do te ishte akoma ne Ballkan !
Nuk merr persiper asnji lloj fuqije nderkombetare te vere dore ne nji komb qe lengon dhe nuk leshohet ne kembe ne sulm ,ma aq sa fuqi qe ka…..boll te ngrihet !
Kjo ka qene fuqija e patrioteve shqiptare ,paperkulshmerija !
po te mos ishte rusia, anglia dhe france qe financuan luften e greqise
dhe sidomos arnautet e greqise qe lane delet dhe dolen ne mal qe te benin pushke,
dhe me parate e rusise dhe europes krijuan nje shtet mercenaresh qe te perzinte turqit dhe myslimanet,
pa keto edhe fotaqi do quhej Fethim sonte dhe dhe do linte mjeker cjapi.
Muhabet leshi… Cfare u tha e cfare u be mbeti me ata qe e bene dhe e thane… Ismaili ishte nje shqiptar gjithsesi!
Isa Boleshtini e paska keputur gishtin e mesit… Nje tufe me matrapaze jane te gjithe keta te mbledhur bashke. Plehra! Gjysmene vendit e lane pertej kufinjve, e sakrifikuan. Palaco!
Nuk ka lindur akoma ai bir shqiptari i vertete qe te mbroje me ssakrifice e perkushtim trojet e vendit te vet. Shqiptaret jane te shpelare nga cdo ndjenje patriotizmi te vertete. Shqiptaret nuk dijne cfare eshte patriotizmi se jane neperkembur si lecke si bythe lepires te pushtuesit qe s’paten kellqe ta zbythin. Bota e mori dhe vazhdon ta marre per shaka Albanistanin… Mish per top, shesh per pershesh…
Burra si Skenderbue, Ismail Vlora,Isa Boletini, Cerciz Topulli,Avni Rustemi nuk i vijn me ketij Kombi,Shqiptar si populli atehershem nuk ka me Shqiperia,sot ka Politikan Kurva dhe Shqiptar qe behen Grek,Serb dhe Turq per nje kothere buk e nje pencion shesin dinjitetin dhe nderin e tyre prandaj sot Shqiperia ndodhet ne kete situat,dhe sa per enver hoxhen kufijt ai i gjeti gati madje i dhurroj serbis kosoven ne 4,per tu ber ai udheheqes i Shqiperis me mbeshtetjen e Titos…
Qe ne ditet e para te ekzistences se tij, ky shtet ka pasur nje armik te betuar, grekun e qelbur.
Si gjithmone skaf me pavarsine ..skaf me droge ,,ky zanat nuk harohet vazhdon ende e ksaj dite,,gjithsesi gezuar pavarsine.
edi rama duhet ti nderoj kta figura me titullin “varkaret e pavarsise”!
do knaqeshin edhe skafistat sepse indirect do shperbleheshin moralisht per mundin e tyre ne punet per konsolidimin e ekonomis shqiptare.