“Bankers Petroleum” kërcënon se do të ndërpresë prodhimin e naftës në Patos Marinzë për shkak se qeveria nuk po zbaton urdhërin e Gjykatës së Arbitrazhit për zhbllokimin e llogarive nga Drejtoria e Tatimeve.
Përmes një njoftim zyrtar, kompania kanadeze ka deklaruar se, bllokimi i llogarive nga Tatimet e ka vënë në vështirësi për të financuar operacionet e saj, raporton TCH.
“Bankers” thotë se javën e kaluar ajo eksportoi vetëm 85 për qind të sasisë së prodhuar, pasi nuk mund të financonte më tepër transportin për shkak të bllokikmit të llogarive nga Tatimet.
Kompania bën të ditur se ka vijuar prodhimin me sasi të reduktuara dhe paralajmëron se, nëse autoritetet shqiptare nuk do të zhbllokojnë llogaritë ajo do të vazhdojë reduktimin e naftës së prodhuar deri në ndalimin e plotë të operacioneve të saj.
Rreth një javë më parë, pas një vendimi të Gjykatës së Apelit, Tatimet bllokuan llogaritë e “Bankers Petroleum” për të mbledhur me forcë 75 milionë dollarë taksa, që kompania pretendohet si i ka shmangur.
Por menjehërë “Bankers” kërkoi një pezullim të këtij akti nga Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë. “Bankers” thotë se edhe pse Gjykata e Arbitrazhit nxori urdhër që autoritetet të zhbllokojnë llogaritë e saj, shteti shqiptar nuk po e zbaton këtë urdhër.
Grupi kanadez i nxjerrjes së naftës thotë se, do të presë deri të mërkurrën dhe pastaj do të ndërpresë plotësisht aktivitetin e prodhimit deri në zgjidhjuen e kësaj çështjeje.
Zoterinje te kompanise Kanadeze, ju duhet ta kishin mesuar qyshe ne krye te heres qe ketu sundojne komunistet, atehere cfare kerkoni? Ketu slogani i pergjithshem eshte arrestim, burg, konfiksiim pasurish,llogarish, lufta kunder biznesit eshte detyra paresore e qeverise, demokracia nuk mund te vije nepermjet komunisteve.
Nuk e di se me c’fare lupe ke vezhguar ore “vezhgues” ose si thote populli: “Me ate me xham apo pa xham e pe”.. Leri sloganet ore mjeran se kjo kompani ka zhvatur popullin shqiptar qe kur kjo kompani ka futur kthetrat ne PASURINE POPULLORE TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE.. Sa taksa kane paguar keta more mjeran per 15 vjet aktivitet dhe sa mijera ton nafte bruto kane nxjerre ?!?! Keta kane dale me humbje deri ne vitin 2014 kur u audituan.. Ne vitin 2014 dolen me fitim kur fucia u be me 40 dollare.. Po nga viti 2008 e deri ne 2012 kur fucia ishte 80 dollare si na dolken me humbje.. Leri more ngjyrat partiake e komunistet e burgjet e arrestimet.. Kthellohuni more dhe leri ndjenjat partiake SE PO VJEDHIN PASURINE TIME E TE TENDEN me vite dhe su ka hyre gje ne kembe.. C’fare gjykimi arbitrazh kane fituar ata ?!?! ASGJE S’KAN FITUAR…PALLAVRAT E TYRE TE DUKEN SI VIKTIMA.. Nuk e kupton qe kane bere nje kercenim te drejperdrejt duke e kthyer kete ceshtje ne Siguri Kombetare ?!?! NAFTA ore vezhgues eshte siguri kombetare dhe mos u merr se c’fare thote nje kompani mediocre qe e ka me 1.40 dollare sharing por shif pasojen qe do le.. Nje kompani te bllokon NAFTEN TENDE A E KUPTON ?!?! Dhe pse ?!?! Per 75 miljon dollare taksa TE VERTETUARA.. A e di se sa miljarda dollare te ka konfiskuar ne toke per ato 75 miljon dollare te felliqura..?!?!
Nje qytetari optimist- Me vjen keq qe je kaq i ceket qe e shikon gabimin te kompania Kanadeze dhe nuk e shikon te korrupsioni i shtetit shqiptar qe eshte rrumpall dhe nuk di te beje nje kontrate se nuk e le korrupsioni. Ne teresi kontratat me te huajte jane korruptive, mjafton te shikojme kontraten e aeroportit te Rinasit,ku shteti shqiptar vendosi ne marrveshje qe per 25 vjet nuk jep asnje license tjeter per aeroporte. Besoje se eshte e mjaftueshme per te gjykuar se kush e sundon kete vend, e t’i leme menjan perrallat qe fajin e kane te huajte.
Shteti nuk zbaton vendimin e arbitrazhit nderkombetar, dhe pastaj presim te vijne investitoret.
keshtu eshte kur qeveris Koqo Kokdhima dhe po e djeg ARMO , ALBETROL dhe sefundi Bankers
Bankersi ti ler shantazhet Po Te shkoj te paguaj Taksat e Tatimet si cdo kompani Shqiptare. Boll e kan vjedhur kte popull. Te hetohet pasuria personale e Leonidha Cobos. Pavarsisht rroges prej 500 mij dollar ne vit qe mer te Bankers nuk ka mundesi te kursej robi 20 milion usd. Apo e ka mesuar dhe kte xeni me giten per metodologjin e kursimit nga paga mujore.
Vetem be shqiperi bejn pordh kta! Paguani taksat dhe mos beni der der kot! E vetmja kompani nafte qe del me humbje!!!
Kompani te tilla duhet te shporren nga shqiperia se po vjedhin gjithe pasurite me te rendesishme te vendit.Shqiperia duhet te marre vet ne dore shfrytezimin e fushave te naftes..