Gjashtë vite pas përurimit zyrtar, rritja e faturës për rrugën “Durrës-Kukës” nuk ka të ndalur.
“Ka thithur nga paratë e shqiptarëve rreth 1,4 miliardë deri më sot dhe nuk ka mbaruar. Në një përllogaritje paraprake që ka bërë Komisioni Europian për ta standardizuar segmentin Durrës-Morinë, duhen të paktën edhe 160 milionë euro”, është shprehur ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj.
Qeveria po tenton, që mirëmbajtjen e rrugës t’ia kalojë me koncesion privatit, por sipas Ahmetajt, as kjo nuk ka për ta zgjidhur mungesën e financimit.
“Ka një tender në proces, i cili parashikon investime modeste për mirëmbajtje intensive. Nuk e dimë sesi do të dalë, por po ju them se, edhe sikur tenderi të mbyllet me sukses, përsëri ajo rrugë është e papërfunduar dhe, e theksoj, kërkon edhe 160 mln euro të tjera së paku, të cilat nuk i kemi”, deklaroi ministri Ahmetaj.
* Qeveria pretendon se do të ruajë një nivel të lartë të investimeve publike, edhe pse në të njëjtën kohë bën të mundur uljen e borxhit.
“Do të investohet 5,1 për qind e PBB-së dhe është një sukses i drejtpërdrejtë dhe i koordinuar me uljen drastike të deficitit”, tha më tej Ahmetaj.
Por opozita thotë se shifra e investimeve publike është fryrë artificialisht, pasi qeveria ka përfshirë në të subvencionet për KESH-in dhe fondet, që janë të lidhura me realizimin e të ardhurave nga dividenti, që sipas saj është i pamundur.
“Niveli i investimeve publike është në minimumin historik në raport me PBB-në, i barabartë me atë të vitit 1997, vetëm 4%”, tha ish-ministri i Financave, Bode.
Veç vëllimit, opozita akuzon se qeveria ka cënuar edhe cilësinë e investimeve, duke i orientuar ato në projekte pa efekt për ekonominë.
“Harxhohen 700 milionë dollarë investime publike në vit, një kantier ndërtimi nuk ka funksional në territorin e vendit”, deklaroi më tej Bode.
“83 për qind e investimeve shkojnë në projekte në vazhdim. 17% janë projekte të reja”, u kundërpërgjigj Ahmetaj.
“Struktura e investimeve publike është rritur drejt blerjeve, makineri-pajisje, helikopterë dhe avionë, që nuk lënë gjë në ekonominë e vendit”, replikoi sërish Bode.
“Duhet t’u themi shqiptarëve që po zbatojmë një kontratë të lidhur në vitin 2007-2008, apo pak më vonë, të prokuruar nga ju dhe që duhet zbatuar, përndryshe merr penalitete”, tha kreu i Komisionit parlamentar të Ekonomisë, Erion Braçe.
Shpenzimet e buxhetit të ardhshëm do të jenë mbi 452 miliardë lekë, prej të cilave 417 miliardë vijnë nga të ardhurat, ndërsa pjesa tjetër janë huamarrje./ TCH
Eshte nje rruge qe duhet perfundok.kur sali berisha e inaguroj nuk kishte mbaruar asgje nga ajo rruge. Nuk ka asnje gje qe te quhet nje autostrad me kushte normle por vetem nje autostrade qe kthehet ne burim aksidentesh. Jam dakort me ministrin.
Rruga e Kombit, e sa eshte vjedhur ne ndertimin e saj. 230 Mln euro i mori vetem Lulzim Basha. U perurua per fushate, pa mbaruar ende. I duhej ish kryeministrit Berisha per te perfituar kredo politike me qellim mbajtjen e pushtetit.
Gabimet e bera nga qeveria e djeshme po i vuajme sot. E dime te gjithe se cfare eshte bere me rrugen Durres-Kukes.
Se pari rruga akoma nuk eshte perfunduar pavaresisht se u inagurua.
Se dyti, ne cdo vend te botes kapitaliste per mirembajtjen e rrugeve operojne kompani te cilat paguhen nga ato te cilet kalojne me automjete ne rrugen e Kombit.
Opozita??? Epo ky eshte kulmi? Po si mund te flase opozita kur e di nje Shqiperi e tere se si u pasurua me kete rruge nga taksat e qytetareve, kreu aktual i PD-se, Lulzim Basha. Flet opozita qe tentoi t’ua jepte sapunin per djathe shqiptareve teksa e la kete rruge gjysmake, te paprefunduar. Kesaj i thone mjer PD-ja se populli nuk i ha me keto.
Ja pra si te gjitha rruget qe beri Basha !! Plerat mashtronin popullin me investime super te dobeta
Do Mbaroje ndonje rruge sivjet. Po. Rruga e Elbasanit?