Avokatura e Shtetit reagon per çështjen Bankers: Po përgatitemi për Arbitrazh

24 Nëntor 2015, 19:15Ekonomia TEMA

Avokatura e Shtetit ka reaguar pas njoftimeve se Bankers ka fituar çështjen në arbitrazh me Drejtorin e Tatimeve. Avokatura e shtetit sqaron se gjyqi në arbitrazh nuk ëhstë zhvilluar dhe se bëhet fjalë vetëm për njëurdhër të përkoshëm deri në zhvillimin e gjyqit.

Avokatura e Shtetit është njoftuar për Urdhrin e Përkohshëm të Trupës së Gjykimit në Arbitrazh, në çështjen e arbitrazhit Bankers Petrolium Albania ltd kundër Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, të përfaqësuar nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore dhe Shoqërisë Albpetrol sh.a. Institucionet përgjegjëse shqiptare dhe Albpetrol sh.a po e shqyrtojnë Urdhrin dhe do të marrin të gjitha masat për mbrojtjen e të drejtave dhe të interesave të ligjshme të shtetit shqiptar në çdo forum gjykimi.”

Bankers Petrolium është gjobitur rreht 50 milion euro nga Drejtoria e Tatimeve dhe vlera e saj në bursë ka rënë ndjeshëm pas kësaj gjobe, e cila ka të bëjë me evazionin fiskal lidhur me cështjet e transportit dhe probleme të tjera.

1 komente në “Avokatura e Shtetit reagon per çështjen Bankers: Po përgatitemi për Arbitrazh”

  1. nini says:

    Kusur mos i lini kesaj kompanie ,qe rropi naften shqiptare ,duke shkaterrur fshatra dhe demtuar gjithe zonen Patos Marinez . Hidhni ne gjygj Bankersin , si qeveri Nano qe firmosi nje koncension qe nga kushtet e kontrastes eshte komplet ne dem te shqiptareve .Nese dikush firmos ,duhet te pergjigjet . Kjo eshte kompani mshtruese ,qe per te mos paguar taksat fryn artificialisht investimet . Peshqesh nga qerveria e. korruptuar e Nanos .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje