Gjykata e Arbitrazhit e ka cilësuar si të paligjshëm vendimin e Drejtorisë së Tatimeve për të bllokuar llogaritë bankare të kompanisë së naftës, “Bankers Petroleum”.
Top Channel mësoi se Gjykata e Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë lëshoi këtë të hënë një urdhër ndalimi, i cili detyron Tatimet të zhbllokojnë menjëherë llogaritë e kompanisë kanadeze.
Po kështu, urdhëri ndalon deri në një vendim të dytë që Tatimet të mbledhin me forcë detyrimin e pretenduar prej 75 milionë dollarë nga “Bankers”.
Zanafilla e konfliktit mes kompanisë kanadeze dhe Drejtorisë së Tatimeve është një raport i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.
Raporti, i hartruar pak muaj më parë, kishte dalë në përfundimin se “Bankers” kishte raportuar mbi 300 milionë dollarë shpenzime më të larta nga sa kishte bërë realisht, një manovër përmes të cilës, sipas AKBN, kompania ka ulur fitimin dhe taksat që duhet të paguajë ndaj shtetit.
Pas debateve të forta, AKBN dhe “Bankers” ranë dakord që të pajtonin një auditues të pavarur, i cili do të vlerësonte pretendimet e të dy palëve dhe do të dilte në një konkluzion përfundimtar. Por, pa përfunduar auditimi, në konflikt kanë ndërhyrë Tatimet.
Në bazë të raportit të AKBN, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka kryer vlerësim tatimor mbi “Bankers” duke i kërkuar të paguajë 75 milionë dollarë taksa shtesë, të cilat sipas institucionit ishin shmangur përmes rritjes së shpenzimeve.
Çështja kaloi në Gjykatën Administrative e cila i dha të drejtë Tatimeve dhe menjeherë pas kësaj organi i tatim taksave bllokoi llogaritë e “Bankers”.
Por, tre ditë më parë kompania kandeze e paditi Shqipërinë në arbitrazh, duke kërkuar pezullimin e aktit të Tatimeve, çka është gjykuar e drejtë nga Gjykata e Arbitrazhit, deri në një vendim të dytë.
Made in Albanistan, qe nje pune nuk e bejme te sakte! Sic thashe edhe dje, Bankers po duket gjithnje e me shume si nje investim i mire.
Bankers eshte nje investim qe per Shqiperine nuk solli asnje dobi, pervec prishjes se mjedisit. Pasi e molen mire lopen, po shkojne drejte falimentimit.
Eshte prova e radhes qe Berisha dhe tek-tuk Nano para tij, i kane qepur kontratat e koncensioneve per klientet e tyre aq bukur, sa qe shteti te perdhunohet mengjes-dreke-darke nga koncensionaret dhe mos kete goje te flasi, se po foli ha edhe gjobe nga Arbitrazhi Nderkombetar.
Bankers nuk eshte mina me sahat aq e madhe sa CEZ (qe per fat u mbyll si kontrate), por gjithsesi eshte nje mine qe do pellcet.
Celo
Nuk e di nese po shkojne drejt falimentimit por ajo qe di eshte se aksionet e kompanise sapo kercyen me 8% ne hapjen e tregut. Parashikimi im eshte qe do shkojne te pakten deri ne $6/share. Se cfare behet ne ate pike pastaj ate nuk mund ta di.
në fakt bankers po e vjedh hapur shtetin shqiptar, por duket me ndihmën e miqve që ka në qeveri, që mbushon xhepat e tyre.
Fjalët janë se bankers i detyrohet shetit shqiptar mbi 500 milionë $. Me vëertet bankers nxjerr shum[ naftë në shqipëri, por shumë pak lekë nga kjo neftë mbetet në shqipëri, dmth, të tjerët shfrytëzojnë tepër rëndë pasurinë tonë. Bankers duhet zhdukur nga Shqipëria.
Se as dëmet e shtëpive të fshatarëve nuk ka paguar.
Kjo kpmpani kanadeze po o pi gjakun popullit tone dhe po shkaterron
nentoken tone. Duhet te largohet kjo kuceder nga vendi jone. Asgjr te
mire nuk pati ekonomia jone nga kjo Shtrige….
Ketu i rrjepin investitoret e huaj me rivleresime e gjoba, e kur ata me pas ankohen neper gjykata nderkombetare qe jane teresisht te pavarura leme lesht per shkak se te paaftet e sundojne kete administrate si Brisi e Daeli me shoke
Pse ju vjen cudi o popull???? Kur dihet mire se kush ka interesa mbas kesaj kompanie. Ligjet jane bere posacerisht per te mbrojtur keto interesa dhe gjykatesit jane zgjedhur po posacerist per ti mbrojtur keta personat qe kane interes mbas ketyre kompanive. Qeveria ben sikur po i lufton duke thene se: ja ne u perpoqem por ata te qeverise te kaluar jane shume te poshter por nje dite do e paguajne. Kur dihet mjaft mire qe e vetmja menyre per ti zhdukur keta gjakpires te pasurise te popullit jane vetem dy zgjedhje. Se pari ndryshimi i ligjeve qesharake qe favorizojne oligarket e shqiperise ( ketu futen edhe disa biznesmene pervec politikaneve tane ) dhe se dyti ndryshimet ne drejtesi. Por……deri atehere leket e vjedhura nga populli do jene fshehur aq mire dhe bukur ku do nevojitet edhe nje ndryshim tjeter ne kushtetute edhe keshtu me radhe. Sa naive qe jemi o popull.
More gjakun e popullit nuk e pi por evjedh bashke me Nanon dhe Berishen,me cfare jeton Nano ne Vjene ,me pension apo me 2 autobuzet e Gruas se re?Me cfare ndertohet kulla ne Vicidol ose sarajet e Zenit ne Tirane?As nuk diskutohet qe Bankers do ti japi edhe nje cope Rames nmp Kocos dhe pastaj ska sgje ,njelloj si Frangaj ne plazh.