Lajmi i bllokimit të llogarive bankare të kompanisë Bankers Petroleum dhe pasiguria e krijuar pas vendimit të administratës tatimore për të ekzekutuar një faturë tatimore prej 75 milionë dollarësh, solli një shitje masive të aksioneve të Bankers Petroleum në Bursën e Torontos duke sjellë edhe rënien me mbi 21 për qind të vlerës së kësaj kompanie në bursë gjatë ditës së premte.
Sipas të dhënave të Bursës së Torontos, aksionet e kompanisë filluan të shiten që në mëngjes me publikimin e lajmit, duke sjellë edhe rënien drastike të vlerës nga 2.1 dollarë për aksion që qe në mëngjes në 1.6 dollarë për aksion rreth orës 11. Në orët e mesditës, vlera e aksioneve pësoi një rritje të lehtë deri në 1.75 dollarë për njësi, por pasdreke, aksionet ranë sërish duke e mbyllur ditën në nivelin 1.65 dollarë për aksion, rreth 21.4 për qind më pak se sa çmimi i hapjes së bursës.
Vlera tregtare e kompanisë, e cila matet si shumëzim i çmimit për aksion me numrin e aksioneve të emetuara, për rrjedhim ra në 431 milionë dollarë, rreth 80 milionë më pak se sa në fillim të ditës.
Bankers Petroleum konsiderohet një kompani me rrezik të lartë dhe vlera e aksioneve të saj në bursë ka pësuar luhatje të forta përgjatë të gjithë historisë së kompanisë, e ndikuar kryesisht nga rënia ose rritja e çmimit të naftës në tregun ndërkombëtar. Në ditën e saj më të mirë, rreth vitit 2011, aksionet e Bankers kushtonin gati 10 dollarë për njësi dhe vlera tregtare e kompanisë llogaritej në mbi 2 miliardë dollarë. Pavarësisht kësaj, dita e djeshme shënoi edhe nivelin më të ulët të aksioneve të kësaj kompanie në bursë.
Bankers deklaroi në orën 9 të ditës së djeshme me orën e Torontos se administrata tatimore shqiptare i ka bllokuar llogaritë bankare në Shqipëri dhe se kërkon të ekzekutojë një faturë prej 75 milionë dollarësh detyrimesh tatimore, faturë e krijuar nga një rivlerësim tatimor mbi shpenzimet e njohura si investime të kësaj kompanie.
Por Bankers thotë se tatimet kanë shkelur marrëveshjen e koncesionit me të cilën kjo kompani operon në Shqipëri, marrëveshje e cila thotë se në rast se palët kanë diskutime mbi shpenzimet dhe nuk arrijnë t’i zgjidhin këto diskutime me mirëkuptim, të dyja zgjedhin një auditor të pavarur ndërkombëtar për të kryer vlerësimin.
Aktualisht, Bankers dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore janë në procesin e përzgjedhjes së auditorit të pavarur. Rrjedhimisht, veprimet e administratës tatimore janë konsideruar të paligjshme nga Bankers, e cila njoftoi se do të ankimojë çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.
Po keni rene dakort per nje auditim te pavarur dhe do ta zgjidhni ate kompani deri ne momentin ku do mblidhni placka, dreq e shejtan dhe ta lini territorin shkretetire.. C’do dite qe kalon beni biznes dhe e keni rrjepur ate vend ku keni dalur “deficit” per 8 vjet rrjesht dhe cuditerisht vjet dolet profit ne vitin ku cmimi ra me shume se gjysma e fucis se naftes.. Imagjino sa para kane bere ata per 8 vjet ku nafta ishte pothuajse trefish I cmimit te fucis.. Kjo kompani 95% te aksjoneve I ka ne rrjepjen e Shqiperise dhe 5% white color bonus and compensation .. Ajo falimenton po ta debosh.. Eshte gjynah qe nje kompani mediokre si kjo ku cmimin e aksjoneve e ka me $1.56 per cope operon ne nje lum nafte ne vendin e vetem te Ballkanit..
Nje kompani me vleren 400 milion euro ku vleren kryesore te saj e ka nga koncesioni i pasurise shqiptare ju prezantua shqiptareve si kompani serioze! Kanadezet paskan 8 vjet qe humbin para dhe vazhdojne te punojne ne Shqiperi!! Nje kompani qe krijohet ka per qellim te fitoje para, nese humb per 8 vite rrjesht ajo duhet te shpalle falimentim pasi kush ja mbulon shpenzimet!
moza kalia dhe banda e kontrolloreve te vip .sigurisht qe shume zhurme per cfare?? ju e dini te gjithe: momey money money…always money, sunny, funny ettcccc e bete lesh arapi vendin dhe s po nxirrni gje ne krye pervese… sigurisht xhepave me money .
Kompani ,I thencin.Kater persona qe punonin te nje komapani tjeter ,bene nje marreveshje me qeverine shqiptare dhe ngriten nje kompani fallco qe I vajti vlera 2 milliard dollare.Punon vetem ne shqiperi dhe zv/presidenti/ bashkepronari shqiptar hyri ne biznes me nje investim te barabarte me ca rroga mujore te Albetrolit.Korrupsion alla shqiptar
Qenka rast i mire per te blere aksione te lira te Bankers dhe per ti cash-in sapo te fitoje ceshtjen ne arbitrazh.
Ne fakt, menjehere pas ketij komenti u futa te shikoj grafiket e Bankers dhe me te vertete qe duket rast i mire per te blere. Vlera e aksioneve ra nga 2.1 ne 1.57 dhe u mbyllen ne 1.65 me nje volum prej afro 8 milione aksione. Mesa duket kjo ishte shkundja e fundit qe i behet tregut perpara se te filloje ngjitja perpjete.
bankerska arritur edhe 46 cent ne dhjetor 2008, dhe $9.73 ne 4 mars 2011, ose thjesh $1000 u ben $21152. nuk iken bankers nga shqiperia o milet. do zoti ulet dhe ca se do na nderoje me ndonje lek te madh.
ja ku e keni dhe rezultatin e arbitrazhit
http://www.prnewswire.com/news-releases/icc-issues-stop-order-injunction-of-albanian-tax-assessment-in-favour-of-bankers-petroleum-552991261.html
me keto cmendurira qe bejne brisida me shoke kushedi cfare shumash do detyrohemi te paguajme. rrezik ato miliona qe i kerkon brisida bankersit do ti paguajme ne tek bankersi