Tatimet bllokojnë llogaritë e Bankers, i bien aksionet 17 per qind ne burse

20 Nëntor 2015, 16:57Ekonomia TEMA

Banker Petrolium ka paralajmëruar se do të çojë në Arbitrazh qeverinë shqiptare.

Kjo, duke qenë se Tatimet kanë bllokuar llogaritë e saj.

Bankers Petroleum Ltd. ka aplikuar për një vendim bllokimi në Dhomën Ndërkombëtare të Tregëtisë (ICC) për të siguruar mbrojtje ndaj zbatimit të vlerësimit mbi taksat i bërë publik më parë, deri në arritjen e një konkluzioni nga një palë e tretë audituese ndërkombëtare, siç është rënë dakord.

Bankers gjatë ditëve në vijim, pret të marrë një vendim në favor të tij për një bllokim të masës nga ICC, si vijueshmëri e fazës paraprake të aplikimit.

Më 19 nëntor, 2015, Bankers ka marrë njoftimin se departamenti i taksave shqiptare ka pezulluar përdorimin e llogarive bankare shqiptare të kompanisë që përdoren për të paguar furnizuesit lokalë në një përpjekje për të mbledhur një shumë prej 75 milionë dollarësh, një shumë e rritur kundrejt vlerësimit të deklaruar, prej 57 milionë dollarësh, për shkak të interesit dhe gjobave të aplikuara.

Bankers nuk mban një ekuilibër të rëndësishëm në llogaritë e tij bankare shqiptare dhe aktiviteti në fushë në Shqipëri vazhdon si zakonisht. Edhe pse nuk ka një njoftim formal mbi lëshimin e ndonjë vendimi nga gjykata e apelit shqiptare, Bankers supozon se gjykata e apelit shqiptare ka hedhur poshtë urdhrin e gjykatës shqiptare të lëshuar më 1 tetor, 2015.

Bankers do të informojë rregullisht tregun mbi vijëmësinë e procesit në ICC.

Vijueshmëria e procesit të auditimit ndërkombëtar nga pala e tretë vazhdon në përputhje me Termat e Referencës të nënshkruara më 25 Shtator 2015 me Agjensinë Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN). Një urdhër i ICC-së do të lejojë që procesi në tërësi të trajtohet në mënyrë të pavarur, në përputhje me parimet e pranueshme ndërkombëtare. Bankers pret që qeveria shqiptare do të pajtohet me çdo vendim ndërkombëtar dhe do të mbështesë rezultatin e procesit të auditimit të palës së tretë”, thuhet në një deklaratë të Bankers.

Kjo kompani prej muajsh është në një betejë me Tatimet, për shkak të përplasjeve për taksat që duhet të paguajë.

. Gjatë gjysmës së ditës së sotme, në bursë u tregtuan mbi 5.8 milionë aksione të kësaj kompanie, nga 261 milionë aksione të emetuara nga kjo kompani.

Vlera tregtare e kompanisë, e llogaritur si shumëzim i çmimit të aksionit me numrin e aksioneve, ra në rreth 450 milionë dollarë sot.

Çmimi i aksioneve të Bankers në bursë është përgjysmuar gjatë vitit të fundit për shkak të rënies drastike të çmimit ndërkombëtar të naftës.

6 komente në “Tatimet bllokojnë llogaritë e Bankers, i bien aksionet 17 per qind ne burse”

  1. arian says:

    duhet bllokuar edhe bytha e tfgs

  2. ILIRET says:

    Te paguani dhe me nje kembe bile. Keni 15 vjet aktivitet ne Shqiperi dhe paguani taksa sa nje dyqam lagjeje.
    Ulni ato rrogat e atyre Lonave qe keni administratore sepse marin me shume se presidenti i Kanadase dhe ShBA te mare se bashku.
    Sikur ajo nafte te administrohet ne rregull, populli shqiptar nuk ka nevoje te merret me asnje pune tjeter. Po deri me tash asht vjedh se bashku me pushtetaret e radhes te cileve ju dergohet thesi me pare.
    Budalla ishte xhaxhi Veri kur thoshte nafta can bllokaden!!!???

  3. Qamushi 21 says:

    545 milione usd ne vit por birat e kurvave ne bashkepunim me kurvat rrisin shpenezimet ne 542 milione usd dhe …..loja vazhdon,por nuk eshte vetem Bankersi jane te gjithe koncesionet e NAFTES E KROMIT miqte e deputeteve dje dhe sot qe po bejne kerdine….Shqipetaret nuk do te kishin nevoje te emigronin dhe te jetonin ne varferi neqoftese kjo pasuri do te shperndahej. Hugo Caves dje dhe Maduro sot moren ne dore kete pasuri perzune multinacionalet dhe se rruajne per bllokaden…ps.E keni pare gje Ed Shalesin..se ai i bo gjonat me lezet..i pelqen ceku i naftes..

    1. kiu says:

      Harroje europen, ameriken, shengenin dhe vizat. Do ndertojme socializmin e forcat tona dhe do hajme patate per buke e gjelle. Sa per info venezuela megjithese ka pasurite me te medha te naftes eshte nje nga shtetet me te varfera ne bote dhe ata emrat qe permende ti jetojne si mbreter njesoj si ne kohe te dulles. Po ti se paske haberin nga kjo pune. Rrofte diktatura e proletariatit!!!

  4. valbona says:

    ketu ska per te ardhe bisnes i huaj ne jete te jeteve,po ci moret ju te huajt per budallenj ata sa vene ne vendet e tyre ame bejne diskriminimin e hajduterise qe behet ne shqiperi njehere me cez tjetren me rugen e elbasanit me kurumin me bankers e shume investime te tjera qe qeveria i le te ushtrojne aktivitetin e tyre per ca vjet pastaj u nderpret llogarite bankare ose nuk paguan per rruge te mbaruara ose i zhdep ne gjoba pa patur ndonje arsye

    1. Vera says:

      Valbona ndoshta nuk e kupton qe mospagimi i taksave eshte krimi me i rende dhe i denuesheme ne Kanada USA UK etj.

      Bankeres Petroleum prej shume vitesh ka bere biznes pa taksa pasi ka paguar nen dore qeveritaret e korruptuar Shqiptare dhe u ka paguar rroga marramendese drejtoreve te vete shuma milona dhe qiindra miliona dollareshe.

      Qeveria ka bere veprimin e duhur pasi zonje hidh nje veshtrim ne Zonen ne Jug mbi Kalabri ku British Petroleum ka asset e veta burime naftembajtese me koncesion ajo zone lulezon sepse BP ka rregullat e veta te governance jo si hajdutet e Bankeres. Edi Zonja qe Drejtori i meparshem Abi ka qene nen hetim nga Qeveria Amerikane per krim financiar ne Shqiperi.

      Investitoret e burimeve natyrore apo edhe ish Cez nuk vijne ketu per te bere para por kane detyrim te paguajne taksat pasi ky vend ka qeveri sado qe keqe te jete eshte qeveria e Shqiptareve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje