Kompania “C.E.C Group sh.p.k” ka reaguar pas një lajmi të botuar në gazetën Tema lidhur me përzgjedhjen e saj “Hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor për Bashkitë: Vlorë, Himarë, Sarandë, Konispol”. Kompania thotë se procedura e tenderimit të përmendur në artikull është ende në fazën e vlerësimit dhe akuza dhe shpifje të tilla po bëhen qëllimisht për të ndikuar tek anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave. Kjo është totalisht e palejueshme dhe e kundraligjshme, pasi ndikon në dhënien e vendimit përfundimtar të komisionit dhe cënon imazhin e kompanisë tonë.
Më tej njoftimi thotë se bashkimi i kompanisë “C.E.C. Group sh.p.k” me Erald –G sh.p.k. nuk jane kompani pa eksperience ne fushen e projektimit “Firma “C.E.C Group sh.p.k” është një kompani me qendër në Tiranë dhe me pronarë z. Vangjush Mbriçe dhe z. Anduen Mbriçe. Kompania është krijuar në vitin 03.06.2011. Ndërsa shoqëria “Erald-G sh.p.k” ka pronar dhe administrator z. Gëzim Islami dhe është krijuar që në vitin 10.06.2006. Persa i perket eksperiences se puneve te ngjashme kompanite C.E.C Group shpk dhe Erald-G jane nga firmat lider ne fushen e projektimit dhe mbikeqyrjes ne Shqiperi.”
Edhe pse nuk përmedn dot asnjë punë të ngjashme si kjo q ëpo fiton, njoftimi thtoë se disa grekë që ata kanë partner ndërkombëtarë janë specialistë me eksperiencë dhjetëravjeçare dhe në vende të ndryshme, si Greqi, Itali. Francë, Irlandë, Belgjikë etj, dhe përshkruan Cv e tyre.
Në lajmin e saj gazeta Tema ka ngritur dyshimet se kualifikimi i bashkimit të dy kompanive të mësipërme është ndikuar nga zoti Kokdhima dhe një zëvendësministër i qeverisë, dhe se kompanitë e tjera janë shumë herë më lart sa i takon performancës së tyre, punëve të ngjashme dhe partnerëve ndërkombëtar.
Ky ZV/Ministri mos eshte gje Gjon Radovani? dhe njeriu me eksperience kunati i tij emigrant nga Italia?
Na vdiq klientelizmi ne kte vend!!!
petriti
mos e vrisni mendjen te gjitha kompanite jane te lidhura me edi ramen ai i shperndan punet klienteve te vet shihni atelier 4 etj kudo jane ata
Ore Keta te Atelier 4 HALLALL i kemi degjuar dhe boll, po si per studio Arkitekture ama, po keta Mbriçet nga Maqellara dhe Kuçova sikur s’na i ka zene veshi ne keta 20 vite, qe jetojme ne Tairon.
Mos jane si ajo kompania e dializes se Beqes, qe adresen e kishte ne nje fshat, fshat te Beratit. Te shkojne ata te fiksit ne nd 1 fshat te Maqellares se mbase ja gjejne skuten, se by law duhet ta kene te shkruar online tek ekstrakti i QKR-se. Prestigjoooz mer jahuuu….from Maqellara with llove, po deshe edhe nga fshatrat e Gerqise.
Emo me mire keshtu ne fund te fundit se tenderin e fitojne keta, leket i merr Padroni, stil i ri ky i Qeverise Rama, hame mishtin e pime mushtin dhe ketyre te lodhurve, qe vene letrat u hedhin kockat te lepine. Fundi fundit projekti eshte treçerek i gatshem nga dhenduri i Saliut keshtu qe çfare do bejne keta Mbriçet.
Me keto men qe paske ti plako, keta cunat qenkan me shume fat qe nuk paskan njohje me ty. Se me kete prodhim gazi qe paske ti mjere kush te rri afer. Reagimi i tyre eshte shume transparent dhe e ka pergenjeshtruar ne cdo rresht shkrimin e gazetes. Drejtuesve te CEC Group i them bravo i qofte per ate ca bejne duke ngritur nje nga firmat me cilesore ne tregun e konsulences ne shqiperi. Vazhdoni shihni punen cuna mos u ndikoni fare nga tregu i thashethemeve te njerezve pa pune.
Po meqe paskan kohe te lire nga kjo pune ti fusin ndonje rocke motres tate
Jo eshte ban ki mun dhe djali xhajes se vet, po mos ja thuaj njeriu,
Reagim shume korrekt i kompanise, konciz, profesional dhe ligjor. Ne ndryshim nga bagetia pa tru qe ben reagime pa lidhje neper forume. Me shume prevalon nenvleftesimi ndaj provincave sesa gjykimi profesional ndaj kompanise ne fjale. I uroj suksese stafit te CEC Group sepse vertet e meritojne, jane profesionist dhe te palodhur ne punen e tyre.
Nuk late njeri pa bere pis me budallalliqet tuaja. Futja shkrimeve kot e me kot, mer nje procedure vendosi disa emra personash publik, sipas inatit te castit, dhe u be superskandali. Me sa di une kjo firme ka mbrapa presidentin Obama dhe ndikimin e Angela Merkel per te mare nje pune te qelbet ne shqiperi, ku vlerat e konsulences jane ku therret qameti.
Cudi e mesme. Ky gjysllyksi Radovani eshte djali i halles se Jozefina Topallit. Kjo monster ne vitet qe ne pushtet ishte PD -ja mbahej si i persekutuar. Si tille ky ne bashkepunim me antikomunistin tjeter, Zef Nikolle Cuni bene planin rregullues te Shkodres ( kuptohet me influencen Jozefina Topallit ). Pasi ndryshoi meseleja ( 2013′ ), ky birbo erdhi me nje fryme nga Gjermania dhe u konvertua nga i persekutuar ne socialist i thekur dhe bile i oreve te para. Ne bashkepubim me djalin e ” Heroit te Punes Socialiste Nikoll Cuni ( qe xhaxhi Enveri e rrasi ne burg per kontrabande ), Zef Cuni kane marre persiper cdo objekt ku mund te vidhen para. Kane arritur qe vjedhin edhe ne rikonstruksionin e varreve ( sic eshte rasti i varrit te te Nderuarit Kol Idromeno ). Turp per keta lemashe, pa shtylle kurrizore e pa dinjitet kombetar.
Hajt mo ta gezojne kta birçet, duken firme me kapacitet. Ja pafte hajrin bregu i Jonit ketyre strategeve.
Kur bie llafi per Gjon sepse me kujtohet ai filmi me termoçiftet “Gjon Vusha, Gjon Vusha”
E çhyn deputeti ne keto pune! lereni te mendoj per hallet e popullit te Vlores, Himares, Sarandes, tashme edhe te Gjirokastres dhe Permetit, etj Ahhh po jane, qe jane keta strateget le te merren dhe me Gjirokastren dhe Permetin dhe ku te kete nevoje atdheu.
Perse nuk e publikoni te gjithe reagimin e kompanise, por merni vetem copa qe ju interesojne juve me aspak profesionalizem? Per transparence ky eshte linku me pergjigjen e plote te kompanise.
http://cecgroup.al/Members.html
Kjo eshte pergjigja e plote, jo kjo e juaja:
Firma “C.E.C Group sh.p.k” shpreh keqardhje dhe njëkohësisht indinjatë ndaj një lajmi tërësisht të pavërtetë dhe keqdashës të publikuar dje në të përditshmen “Tema”, ku shkruhej se komisioni për “Hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor për 26 Bashki, me objekt “Hartimi i Planit të Përgjithshëm Vendor për Bashkitë: Vlorë, Himarë, Sarandë, Konispol” ka vlerësuar me më shumë pikë të vetmen kompani e cila nuk ka partnerë ndërkombëtarë.
Ky është një shantazh i hapur ndaj kompanisë tonë si dhe ndaj anëtarëve të komisionit, nisur nga fakti që procedura e tenderimit të përmendur në artikull është ende në fazën e vlerësimit dhe akuza dhe shpifje të tilla po bëhen qëllimisht për të ndikuar tek anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave. Kjo është totalisht e palejueshme dhe e kundraligjshme, pasi ndikon në dhënien e vendimit përfundimtar të komisionit dhe cënon imazhin e kompanisë tonë.
Më tej artikulli vijonte me shpifjen se bashkimi i kompanisë “C.E.C. Group sh.p.k” me Erald –G sh.p.k. jane kompani pa eksperience ne fushen e projektimit duke dhene idene e kompanive lokale, si dhe duke u shprehur per te paverteta sikur kompania C.E.C Group sh.p.k është një kompani me bazë ne Kuçovë. Kjo është tërësisht shpifje, pasi firma “C.E.C Group sh.p.k” është një kompani me qendër në Tiranë dhe me pronarë z. Vangjush Mbriçe dhe z. Anduen Mbriçe. Kompania është krijuar në vitin 03.06.2011. Ndërsa shoqëria “Erald-G sh.p.k” ka pronar dhe administrator z. Gëzim Islami dhe është krijuar që në vitin 10.06.2006. Persa i perket eksperiences se puneve te ngjashme kompanite C.E.C Group shpk dhe Erald-G jane nga firmat lider ne fushen e projektimit dhe mbikeqyrjes ne Shqiperi.
Krejt ne mënyre abuzive artikullshkruesi bën dhe lidhje te paqena me persona publik me te cilët kompania C.E.C Group sh.p.k apo drejtuesit e saj nuk ka patur ndonjëherë kontakt ne gjithë aktivitetin e tyre.
Lidhur me partnerët ndërkombëtarë, bashkimi i shoqërive “C.E.C Group sh.p.k” dhe “Erald-G sh.p.k”, kanë si staf kryesor personat e poshtëpërmendur:
1- Drejtor Projekti / Udhëheqës grupi Arc. Stavros Tsetsis
2- Koordinator Projekti / staf kryesor Arc. Paolo Ceccon
3- Planifikues Urban / staf kryesor Arc. Thanos Vlastos
4- Ekonomist Urban / staf kryesor Alkis Papadimitriu
5- Planifikues / Inxhinier transporti Theodoros Vakas / Ing. Dhimitraq Konomi
Të gjithë këta persona janë specialistë me eksperiencë dhjetëravjeçare dhe në vende të ndryshme, si Greqi, Itali. Francë, Irlandë, Belgjikë etj.
Nëse do t’i referoheshim eksperiencave të secilit prej personave të stafit nuk mjafton një shkrim dhe as dhjetë të tillë. Vetëm z. Stavros Tsetsis,i cili ka punuar si koordinator dhe bashkëpunëtor i kryetarit të bordit në Parlamentin Europian gjatë viteve 1985-1989, ka shërbyer si Kryetar Bordi për Transportin dhe Urbanistikën në Bashkinë e Athinës në vitin 1995 si dhe këshilltar në shumë rajone, prefektura, bashki dhe investime privatë në shumë vende të Europës, ka udhëhequr punën për hartimin e masterplaneve, ndër të tjera:
a-Plani i Zhvillimit të Atikës Perëndimore
b-Plani i Zhvillimit të Athinës Perëndimore
c-Masterplani i periferisë së Athinës, përfshirë Aeroportin Ndërkombëtar.
d-Masterplani i Spatës, Atika
e-Plani i ristrukturimit dhe ripërtëritjes së Athinës II
f-Masterplanin e tri zonave/lagjeve kryesore të ishullit Rodes në Greqi
g- Masterplanin e Mikonos (Greqi)
gj-Masterplani i ishullit Tilos
h-Plani i Zhvillimit të Janinës
i-Plan Biznesi i zonës së mbrojtur të Mesologjisë
j-Plani i Zhvillimit Turistik të Delta Peinos, Larissa.
Z. Tsetsis është gjithashtu autor i 16 librave dhe monografive që flasin për politikat e përbashkëta të transportit Europian, politikat kohezive të Bashkimit Europian, inovacionet urbane në Europë, Politikat e Zhvillimit Territorial Europian dhe autor i më shumë se 200 artikujve dhe botimeve të ndryshme.
Për të dhënat dhe punët e secilit anëtar të stafit mund t’i vëmë në dispozicion publikut, gazetës apo personave që hedhin baltë mbi punën tonë, CV-të apo çdo lloj informacioni të nevojshëm, pasi eksperiencat e tyre janë shumëvjeçare dhe vlejnë të përmenden e jo të fshihen.
Edhe njëherë shprehim keqardhje për shpifje të tilla që cënojnë rëndë imazhin e kompanisë tonë dhe të personave të përmendur në artikull. Ne jemi të hapur me publikun për çfarëdolloj informacioni mbi kompaninë tonë dhe ushtrojmë aktivitetin konform rregullave dhe ligjeve të shtetit Shqiptar.
Informacione më të detajuara mund t’i gjeni edhe në faqen tonë zyrtare: http://www.cecgroup.al