Loja e kuponit tatimor, 8 milionë lekë për 511 fitues

18 Nëntor 2015, 19:30Ekonomia TEMA

Ministria e Financave ka miratuar një fond prej 8 milionë lekë të reja për të shbërblyer fituesit e lojës promocionale të kuponit tatimor.

Geranlida Prodani, Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Financave në një intervistë për TemA TV tregon detajet se si do të organizohet lotaria e kuponit tatimor.

Do të jenë 511 fituese, ku cmimi i parë do të jetë 1 milionë lekë 10 cmime me 100 mijë lekë dhe 500 cmime me 10 mijë lekë.

Prodani garanton transparencë të plotë në këtë lojë dhe përjashton cdo mundësi që kompani private të përfshihen në të. Lotaria e kuponi tatimor do të zhvillohet nga Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Sipas saj, certifikimi i fituesve do të bëhët nga komisioni i vlerësimit që përbehet nga përfaqësues të Ministrisë tatimeve, njësisë së lojrave të fatit dhe shoqatës së konsumatorit.

Prodani nuk ka dhënë shpjegime lidhur me numrat fitues dhe  algoritmin që do të përdoret për përzgjedhjen e tyre.

– See more at: http://www.tematv.al/video/7cvyhZ5F9aeXqHmwRZEN#sthash.i97XgTAk.dpuf

6 komente në “Loja e kuponit tatimor, 8 milionë lekë për 511 fitues”

  1. 4r3 says:

    c’fare jane keto budalliqe te republikes banana. kush bene loja me taksat. c’fare u bene taskat, tap pepsi.

    1. beni says:

      Ju lutem gazetes tema kjo ide e ksaj llotarie esht ideja ime dhe ne saj te ksaj ideje po organizohet kjo llotari qe ndoshta do te ndergjegjsoj shoqerine per kuponin tatimor dhe nje permirsim ne te ardhurat e tv sh ne shtet!
      Kte lloj llotarie e kam kopiuar ne sistemin tatimor sllovak dhe kte ide e dhash nepermjet komentit tim ne gazeten dita dikur megjithate kjo ide u vu e po vihet ne zbatim nga qeveria shqiptare te pakten nje simbol vleresimi per tjetr gje nuk kam nevoje por jo te shperblehen njerez te tjere ne iden time qe shkel te drejten e autorit?
      Nje vleresim sado i vogel do te ish nje kenaqsi dhe vleresim i shtetit per te drejten e autorit e ides se tij!

  2. spitali psiqik says:

    Keta po kopjojne idete ne komentet tona! Si u prish kjo dynja kshu mer aman?!

  3. ardian says:

    Boll se lat nam,dhe kuponin e kthyet lloto .gjeni nje tjeter menyre e jo lloto ……………….

  4. Lymi says:

    Po forta eshte se kuponat duhen nisur me zarf rekomande nepermjet postes. Pra paguani 4 mije leke per rekomandene dhe merni pjese. Me 4 mije leke une blej tete bileta te tjera llotarie.
    E kuptoni hilen. Leket qe do te shperndahen nuk jane nga tatimet, por nga posta.

  5. A says:

    Ky eshte veprim prej sikopatesh dhe pushtetaresh idjot. Cdo bleres nuk ka asnje interes te mbledhi kupona tatimor, sepse ne ane ruaj faturat e energjise elekrike dhe te ujit, ne anen tjeter te ruajme edhe kupona tatimor.
    Kerkojne edhe kuponin ta bejne llotari dhe kazino dhe tallin bithen me disa cmime mizerabel.
    Ne te gjitha menyrat si EDI RAMA dhe SHKELQIM CANI duan fitime, qe per ti nisur kuponat dergohen me poste te porositur rekomande.
    Ne nje ane rrit cmimet, duke filluar nga karburantet te cilat pastaj rrisin cmimet e cdo arsotimenti zingjir, etj.
    Deri tani mendimet, veprimet dhe reformat e qeverise se EDI RAMES jane komplet te deshtuara dhe dashakeqe qe me ja fute sa me teper mases se gjere popullore.
    Klienti dhe bleresi popull nuk ka asnje nje interes qe mbushi xhepat dhe shtepine me copa letrash dhe pusulla, more debil EDI RAMA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje