Kryeministri Edi Rama ndodhet në Samiti ekonomik që po zhvillohet në Stamboll të Turqisë. Duke folur për projektin e gazsjellësit, kryeministri u shpreh se ai e vendos Shqipërinë në një vijë strategjike të BE-së.
“Projekti TAP e vendos vendin tonë në një politikë strategjike të BE-së. Shqipëria ka shans të luajë një rol të rëndësishëm në rajon. Kjo është një ndryshim thelbësor. Nuk ka krizë energjetike, por nga injoranca. Duhet qenë bashkë për të rritur horizontin e energjisë dhe të shmangim krizat”, u shpreh ai.
Rama theksoi se, në janar u firmos një marrëveshje për sistemin energjetik me BE, ku është anëtarësuar gjithë rajoni.
“Duam të kemi një sistem politik të modernizuar me një ekonomi që mbështet të varfërit. Jemi duke modernizuar lidhjet me Greqinë dhe Malin e Zi. Po përmirësojmë linjat e interkonjeksionit me Kosovën dhe Maqedoninë. Projekti TAP e vendos vendin tonë në një pozitë gjeo-strategjike të BE-së”, tha Rama.
Për herë të parë, tha kreu i ekzekutivit, “në 25 vitet e fundit kompania e energjisë ka dhënë përftime duke mundësuar për investime në sistem. Tashmë kemi mundësi të plotësojmë 100% të kërkesave, megjithëse kemi prodhuar 32% më pak në 2014-ën, si rezultat i kushteve”.
“Qëllimi ynë është të transformojmë sistemin e energjisë nga barrën më të rëndë në një vetëfinancues, brenda 2018-ës”, tha ai.
Z. Rama akoma ke aluzione tek Turqia. Kur do te ndergjegjesohesh qe Turku ka qene eshte dhe do mbetet armiku jone. Sot ai ska nevoje per ushtare si ne kohen e Gjergj Kastriotit ,por po te hyn me lemosha ekonomike dhe xhami kudo. Cohu nga gjumi dhe mos u be pre e armikut tone 500 vjecar. Ti e di thenien e popullit bishti qenit nuk drejtohet.Larg prej tyre sa nk eshte vone.