Cani: Me FMN, debat për taksat. Vendimin e merr qeveria

20 Nëntor 2015, 15:55Ekonomia TEMA

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani pranoi se heqja e taksës së biznesit të vogël nuk është dakordësuar me FMN-në, por vetëm diskutuar, pasi sipas tij vendimet i merr qeveria shqiptare.

“Nuk kam thënë asnjëherë që ne zbatojmë 100 për 100 atë që thotë FMN-ja. Ne negociojmë, gjykojmë dhe vendosim. Ka edhe çështje të tjera për të cilat ata thonë jo, por ne kemi këmbyer mendimet dhe ne kemi marrë vendimet. Kemi një listë me 100 propozime, për të cilat 50 kemi rënë dakord dhe për 50 jo dhe ne vendosim në fund”, deklaroi Cani.

Deklaratën Cani e bëri gjatë prezantmit në komsionin pralamentar të ekonomisë së paketës fiskale, të cilën opozita e kundërshton. Ish-ministri i Finacave, Ridvan Bode tha se megjithë heqjen e taksës për biznesin e vogël, në total barra fiskale rëndohet për qytetarët.

“Qeveria vjen me një gosti të re të shtruar, duke thënë se këtë vit do ta mbajë dorën, 26 mln dollarë shtesë rritje taksash do të ketë. Kaq është neto, pasi janë 40 milionë dollarë taksa të vëna, por 13 mln dollarë, thotë qeveria, i hiqen biznesit të vogël”, deklaroi Bode.

Por për ministrin Cani, rritja e disa taksave është e parpërfillshme pasi shtimi i të ardhuarve do të vijë nga miradminsitrimi.

“Më duket e tepërt që të merremi me këtë. T’i biem shkurt, kur të doni e si të doni t’i marrim me radhë taksat, një më një dhe t’ua jap sa ishte efekti i parashikuar, sa është ai real dhe do të shihni se buxheti i shtetit nuk do të marrë të ardhura nga kjo lëvizje në këtë paketë fiskale”, tha Cani.

Paketa fiskale për vitin e ardhshëm parashikon heqjen taksës për biznesin e vogël dhe uljen e tatimit mbi xhiron për biznest nga 5 deri në 8 milionë qarkullim në vit./ TCH

1 komente në “Cani: Me FMN, debat për taksat. Vendimin e merr qeveria”

  1. ILIRIA says:

    Ne qofte se i doni te miren ketij kombi dhe ketij populli fukara ju si pushtetare dhe administrues te te gjitha pasurive kombetare duhet patjeter qe te mendoni per popullin e varfer duke ulur cdo lloj takse dhe cdo lloj cmimi te produkteve qe varen nga shteti si energjia, uji, sherbimet spitalore, sigurimet shoqerore, taksat lokale, doganat, naften e vendit etj.etj ne menyre qe te paguajne te gjithe pjesen qe ju takon sepse sa me te uleta te jene aq me shume te ardhura do te kete dhe nuk do te kete favorizime ca te nenes e ca te njerkes dhe pa ryshfete dhe pa korrupsion dhe te gjithe te ndergjegjesohen per pagesen e takses dhe mire administrimin e saj ne te mire te me te varferve dhe te shtetit por jo te disa pushtetareve te pa ngopur ne euro dhe ne prona qe s”dihet se ku i fituan sukur kane fituar llotarine me miliarda euro nga shitja e pasurive kombetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje