Koncesioni i Rrugës së Kombit mund të anulohet

23 Nëntor 2015, 09:38Ekonomia TEMA

Ministri i Transporteve dhe i Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, paralajmëroi dje mundësinë e anulimit të koncesionit për Rrugën e Kombit, nëse ofertat e koncesionarit nuk do të jenë me interes publik.

Deklarata e tij bëhet vetëm 12 ditë pasi vetë ai deklaroi se pagesa për Rrugën e Kombit do të jetë nën 5 euro

“T’i vlerësojmë siç duhet ofertat që janë paraqitur, t’i vlerësojmë ato në thellësinë e tyre dhe të shohim nëse janë me interes publik apo jo. Në qoftë se nuk do të jenë me interes publik, sigurisht që nuk jemi të detyruar që atë rrugë ta japim me koncesion. Gjithmonë ekziston mundësia e anulimit të tenderit në qoftë se kjo nuk ka interes publik”, u shpreh, të dielën, ministri i Transporteve teksa po inspektonte punimet në autostradën e papërfunduar Tiranë – Elbasan.

Prej vitesh Rruga e Kombit ka qenë synim për t’u dhënë me koncesion, por interesi nga kompanitë ka qenë i vogël, ndërsa anulimi i koncesionit do të bëhet nëse tarifat janë të larta dhe rëndojnë në xhepat e qytetarëve.

4 komente në “Koncesioni i Rrugës së Kombit mund të anulohet”

  1. Taqua says:

    Ne linje me gjithe karagjozat ministra te LSI-se ,Po ky haxhinasto thyen rekord personal per idiotsirat qe nxjerr nga goja .do te mbuloj mutin me shurre ,kujton qe njerzit nuk Kane kujtes.

    1. Argita_B says:

      Mesazhi i thejshte per pjesemaresit ne tender, kush nuk jep komisionin e duhur, dhe pse ka eleminuar kompanite e tjera dhe eshte i vetmi qe mund ta meri ate koncesion, mund te bllokohet nga qeveria.

  2. gegetoske says:

    Koncensioni do ta marre ai qe ……. MBUSH XHEPAT E KOKLOPE-Ilir Meta!

  3. koco says:

    Detyrimisht te Anullohet.? perse ky aktivitet 100% fitim prures i garantuar per buxhetin e shtetit duhet te jepet me Koncension ? Perse , Perse , Perse ??? sigurisht per afera per Korupsjon.?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje