Pezullohen nga detyra krerët e Doganës në Sarandë, Fier dhe Vlorë

24 Nëntor 2015, 18:09Ekonomia TEMA

Për shkak të mosrealizimit të të ardhurave për 10 mujorin e 2015-s, janë pezulluar nga puna disa persona në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.

Mësohet se janë pezulluar nga detyra kryetarët e degëve Sarandë, Fier dhe Vlorë, si rezultat i performancës së dobët, raporton Dita.

Doganat vijojnë që të krijojnë gropën më të madhe në buxhet dhe zërat kryesor me ndikim janë akciza, renta minerare dhe TVSH-ja në import.

Për 10 mujorin e parë të këtij viti në buxhetin e shtetit mungojnë 10.9 miliardë lekë në krahasim me planin.

Ndërkohë që në nivele shqetësuese mbeten edhe realizimi i investimeve me rreth 22 miliardë lekë më pak se plani.

3 komente në “Pezullohen nga detyra krerët e Doganës në Sarandë, Fier dhe Vlorë”

  1. Gopisti i NSHRAK-ut says:


    ☆☆☆
    Meqë Akilit
    Ju gjet thembra
    Këta “Krerë”
    A kanë Emra?
    ☆☆☆
    Lugano e Zbrazur
    Nuk të ngop
    Këta janë
    Mish për Top.
    ☆☆☆

  2. Gopisti i NSHRAK-ut says:


    ☆☆☆
    Meqë Akilit
    Ju gjet thembra
    Këta “Krerë”
    A kanë Emra?
    ☆☆☆
    Luga e Zbrazët
    Nuk të ngop
    Këta janë
    Mish për Top.
    ☆☆☆

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje