Ministri i Financave gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë deklaroi se Buxheti 2016 konsiderohet si buxheti i uljeve të taksave dhe uljes së borxhit. Ai e nisi raportimin duke treguar se çfarë sjell ky buxhet.
” Është i orientuar në sens rritje reale ekonomie. Kemi rritje të të ardhurave për 93 mije familje dhe ulje taksash. Reforma e taksës zero për biznesin e vogël nxit punësimin. I jep prioritet edhe bujqësisë, pasi janë parashikuar 1.8 mld lekë fond garancie për fermeret. Nga ana tjetër do të rritet edhe fondi për buxhetin vendor, 8 mld lekë më shumë se në 2016. Shpenzimet kapitale për herë të parë ‘përmbysen’, pasi janë parashikuar më te mëdha se shpenzimet korrente : 58% për investime dhe 42% për shpenzime,të ardhurat e bashkive.”
Cani u shpreh se treguesit kryesorë të ndryshimit që do sjellë Buxheti 2016 janë: të ardhurat rriten me 30,7 mld lekë më shumë; shpenzimet 6.9% më shumë se 2015; deficiti nga 4.1% ketë vit do bëhet 2,12%; PBB pritet të shkojë 1.530 mld lekë, rritjen ekonomike e presim 3,4%.
” Ritmi i rritjes ekonomike dukshëm është në ulje, por ky buxhet pritet që do të rrëzojë ecurinë e 3 viteve të fundit. Arsyet lidhen me tre faktorë: Investimet e huaja( TAP dhe Devoll Hidropower), përmirësimi i bilanceve të bankave dhe përmirësimi i kërkesës së brendshme”- tha Cani.
Reformat që do të mbështesë në vijimësi ku buxhet, tregon ministri rriten me atë kundër informalitetit, aksion i cili solli 14,5 mld lekë më shumë në arkën e shtetit, sipas Canit.
Ai tregon se dixhitalizimi është një tjetër reformë që do mbështetet me 1.8 mld lekë vitin e ardhshëm. Kjo reformë sipas ministrit do të ulë korrupsionin dhe përmirësojë shërbimet publike.
Cani theksoi se për kompesimin e çmimit të energjisë do të ofrohet një fond prej 1.6 mld lekë në buxhet, duke theksuar se reforma energjetikë do të vijojë.
Ndërsa, sa i përket dëmshpërblimit të pronarëve, kreu i financave tha se janë dyfishuar fondet.
Ai përmendi edhe fondin e investimeve publike, për të cilin do të alokohen 76 mld lekë, për projekte, si : Fondi i Zhvillimit Rajonal, për sektorin energjetik dhe për investime në sistemin e kanalizimit dhe ujitjes.
Gjatë komisionit nuk ishin të pakta edhe diskutimet mes deputetëve të opozitës dhe Ministrit Cani.
Deputeti Sherefedin Shehu i drejtoi pyetje ministrit rreth uljes sipas buxhetit të 2016, të shpenzimeve, që sipas tij nuk ishte reale./ Monitor
Me uljen e taksave kjo qeveri tregoj edhe nje here qe eshte ne pushtet per te ndihmuar te gjithe qytetaret shqiptare. edhe per te punuar per ta edhe jo ti rrep dite pas dite ato!
Rrofte shoku Edi dhe partia e Re e Punes
Mjafte me laved se ato nuk epermiresojne gjendjen e rende te shumices se shqiptareve- perjashto te pasurit dhe pushtetaret e pasuruar
keto ne krah bejne politikat fiskale, skandal Arjana Dyrmishi e besuara e Bodes qe deklarojne le te falimentojne profesionet e lira. Turp….
Te lumte zoti Cani, nga ti varet ne se do te kemi shtet shqiptar apo nje shtet rrumpalle.