Zhbllokohet “Rruga e Arbrit”, finalizohet marrëveshja me kompaninë kineze

26 Nëntor 2015, 16:13Ekonomia TEMA

Nga Kina, kryeministri Edi Rama, njoftoi finalizimin e marrëveshjes me kompaninë kineze “China State Construction”për vijimin e punimeve në Rrugën e Arbrit.
Kompania kineze ka fituar të drejtën e ndërtimit të 26.94 kilometrave në Rrugën e Arbërit nga 65 km që është gjithsej.

Pavarësisht se marrëveshja me kompaninë kineze është miratuar në parlament diskutimet ishin bllokuar për shkak të kërkesës së kompanisë drejtuar Bankës Botërore për rishikim të fondeve si pasojë e terrenit të vështirë.

Por marrëveshja e arritur në Kinë i jep fund këtij ngërçi. Kostoja e këtij segmenti vlerësohet rreth 36 miliard lekë.

Një tjetër marrëveshje e rëndësishme e arritur me Kinën është edhe ndërtimi i Korridorit të Kaltër.

Në këtë marrëveshje do të përfshihen në vijim edhe Bosnja e Kroacia si palë të interesuara për projektin.

Pjesë e diskutimeve ka qenë edhe pjesmarrja e sa më shumë kompanive kineze në projektin e zonës së Lirë Ekonomike të Spitallës.

Përtej këtyre projekteve të cilat janë drejt finalizimit, kryeministri kinez Li Keqiang shprehu interes për infrastrukturën portuale në Shqipëri si dhe sektorin e bujqësisë, sidomos sa i përket importit të produkteve shqiptare e posaçërisht vajit të ullirit.

Në kuadër të Samitit Ekonomik Kinë-Europa Qendrore dhe Lindore, kryeministri Edi Rama mori pjesë edhe në takimin që Presidenti i Republikës Popullore të Kinës, Xi Jinping zhvilloi me kryetarët e qeverive të vendeve pjesëmarrëse në Samit./ Ora

9 komente në “Zhbllokohet “Rruga e Arbrit”, finalizohet marrëveshja me kompaninë kineze”

  1. Të fala nga Shkupi says:

    Bohet Shqipëria Reale me rrugën e Arbërit.
    Rroftë Edi Rama, Rroftë KOMBI SHQIPTAR

  2. zambi says:

    Ne baze te kontrates, Kinezet kane nje target per xhiron ditore dmth nje numer minimal makinash qe duhet te kalojne. Ne rast se kjo sasi makinash nuk kalojne, shteti do kompesoje kompanine me leke kesh per fitimin e munguar.

    1. kismeti says:

      cdo gje eshte me llogari dhe me risk.

  3. kismeti says:

    ja dhe nje tjeter lajm i mire…

  4. dulla says:

    rruga e kombit ka fluks te pa pame ,edhe rruga e arberit do te kete fluks si e kombit, na rrofshin rruget me emra me peshe te madhe??????????,ky ven ka pjerdh me kohe e vakt,edvini pastro paret

  5. Xi Jinping says:

    O Tema, po botoni lajm te rreme.

    Lexoni faqen e FB te Edi Rames, qe te kuptoni tamam lojen e fjaleve.

    Nuk ka firmosur asgje per Rrugen e Arberit

  6. Arber says:

    Ky eshte lajm. Rrofte Shqiperia Etnike!

  7. visi says:

    Uroje te jet lajm i vertet. Besoj kur te filloj puna.

  8. Uji i ftohte says:

    Kjo rruge do te jete teper e frekuentuar,nese Edi Rama e ben Rrugen e Arberit mandati i tij si kryeminister do te zgjas me shume se mandati i z.Merkel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje