Pas dështimit Financat rrisin taksën e policave të sigurimit nga 3 në 10 %
Nga Teuta Shamku
Ajo që ka ndodhur në vitin 2015 me çmimet e policave të sigurimit të automjeteve, është një rast i pastër abuzimi nga kompanitë e sigurimit me klientët e vet.
Grabitja e 10 milionë dollarëve nga xhepat e qytetarëve, për fat të keq u bë me bekimin e qeverisë.
Në janar 2015, financat hoqën TVSH-në 20 % për policat e sigurimit, me shpresë të reflektohej në çmim të ulur për konsumatorët.
Por, se çfarë ndodhi gjatë këtij viti, e ka formuluar shumë më mirë ministri i Financave Shkëlqim Cani, gjatë raportimit në komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave.
Me një argument krejt të kundërt nga të vitit të kaluar, Financat kanë vendosur që taksën për primin ta rrisin nga 3 % që ishte vitin e kaluar, në 10 % në paketën fiskale 2016.
Pas dështimit të plotë gjatë vitit të kaluar, është e çuditshme se si financat ende shpresojnë se nuk do të ketë rritje të çmimit për policat e sigurimit të automjeteve për qytetarët.
Gjatë 2015, kompanitë e sigurimit i gjetën mekanizmet mes tyre për të fiksuar çmimin, duke shkelur konkurrencën dhe grabitur qytetarët.
E gjithë kjo u bë nëpërmjet brokerave të cilët shesin policat e sigurimit, një çështje kjo të cilën TemA TV do ta ndjekë në vazhdim.
Ky mekanizëm është në lulëzim të tij dhe do të jetë edhe në 2016.
– See more at: http://www.tematv.al/video/Bf1QjKPrO5ypW8M9r0Gb#sthash.ni4TZLgw.dpuf
Ah sa mmire do te ishte sikur ky te te ishte problemi i vetem i tregut te sigurimeve. Po per sa kohe te jete Enkeleda Shehi dhe Violanda Sigal Theodhori keq e me keq do shkoje puna.
Ju te Temes ju pergezoj per inisiativen, por merruni i cik me Projektin (amendimet) per Ligjin 10076 “Per sigurimin e detyrueshem ne sektorin e transportit” qe tashme eshte shperndare per mendime ne ministrite e linjes dhe shume shpejt do te miratohet ne parlament. (http://amf.gov.al/pdf/fokus/40_P%C3%ABr%20disa%20shtesa%20dhe%20ndryshime%20n%C3%AB%20ligjin%20nr.%2010076,%20dat%C3%AB%2012.2.2009.pdf)
Qellimi i vetem e AMF-se me keto ndryshime ligjore eshte: Qe komanite e sigurimit te paguajne sa me pak deme (dhe mundesisht ti afrohen zeros). Aktualisht raporti prime deme eshte 25% dhe demet e papaguara (borxhet) ndaj vikitimave te aksidenteve jane mbi 13 miliard Lek.
Kush mund te me thote se ca benin ndryshe, SUDJA, XHAFERI, VEFA and co.
Piramida.
qe eshte shkruar me germa shqip, ky shkrim, jam i sigurte, por nuk e kuptoj, ne shqip, si mund te shiten policet ???? eshte shkruar “policet e sigurimit ” disa here, ma spjegon kush, cfare policesh jane keta? qe shiten dhe blihen me rritje nga 3%, ne 10%
treg skandaloz
A jane kontrolluar ndonjehere pasurite e pronareve te sigurimeve? Cfare dividentesh kane paguar. Po deklarate te ardhurash jane bere. Me keto meru Edi.
NJE VIT ME PARE NE NJE SHKRIM KAM ANALIZUAR KOMPANITE E SIGURIMEVE TE AUTOMJETEVE NE SHQIPERI ,DHE KAM DALE ME KONKLUZIONIN SE ATY KA VETEM KORRUPSION E VJEDHJE NUK KA KONKURENCE TE LIRE ,POR LIDHJE MAFIOZE MES KOMPANIVE PER TE VJEDHUR QYTETARET SHQIPTARE, NJE NDER TE METAT E SHUMTA ISHTE MOSNJOHJA NGA SHQIPERIA E SIGURIMEVE TE AUTOMJETEVE QE QYTETARET SHQIPTARE BEJNE NE VENET KU BANOJNE NEPER EUROPE, DHE KESHTU NJE QYTETARE QE SHKON NE SHQIPERI PER 3 APO 4 DITE psh PER FESTA TE VITIT TE RI ,I DUHET TE PAGUAJ SIGURACION MAKINE JO ME PAK SE 50 EURO, DHE KJO GJE BEHET ME BEKIMIN E SHTETIT SHQIPTARE, PRA SHTETI POSHTERON DHE VJEDH QYTETARET E TIJE, shtet i thanshin.
Po INSIG qe eshte prone e shtetit pse nuk e uli cmimin e policave te sigurimit? Apo dhe shteti vete ja futi qytetareve si privatet. Ky Cani mashtruesi del e thote kompanite private nuk reflektuan, jo more, e verteta eshte qe gjetet nje menyre per te vjedhur qytetaret me ligj e per te kaluar parate te privati.
Tani e rriten taksen 10 % dhe kompanite do rrisin policat e sigurimit e prap do e haje dhe me shume populli. O hajdute!!!