Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes prezantoi Shpenzimet Kapitale të Projektbuxhetit të vitit 2016 në komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave ku ju pergjigj pyetjeve rreth disa problemeve qe dalin nga ky projektbuxhet.
Si ka mundësi që çdo program buxhetor nis me rikonstruksion godine dhe blerje makinash? Nga Fondi i Zhvillimeve të Rajoneve të paktën 3 miliardë nga 10 miliardë janë përdorur për qëllime të ndryshme nga ai i Fondit të Zhvillimit të Rajoneve? A nuk është denatyruar Ky fond. Kështu do të vazhdojë me të njëjtat parime?
Fondi i Zhvillimit të Rajoneve është politikë e drejtpërdrejtë në mbështetje të zhvillimit rajonal. Pra lokale dhe rajonale. Është një çështje këndvështrimesh. Ju e shikoni sheshin e një qyteti jo aq të rëndësishëm ndërsa ne e shohim sheshin e një qyteti si pjesë e përmirësimit të jetës së qytetarëve të atij qyteti. Shëtitoret që i referohemi si shëtitore janë pjesë e rëndësishme e jetës së njerëzve të një qyteti. Pjesa e rrugëve, po të marr Gjirokastrën si shembull, por mund të marr dhe qytetet të tjera si Korça apo Tirana. Gjirokastra, unë nuk besoj se ka denatyrim, përkundrazi, shkon në atë drejtim që është deklaruar dhe aty ka një komitet ku bëjnë pjesë jo vetëm anëtarë të qeverisë por dhe anëtar të komunitetit të bashkisë, ku merren vendime qoftë për programet, qoftë për projektet. Dhe, ju e dini shumë mirë se natyra e fondit të Zhvillimit të Rajoneve është konkurrim projektesh. E vërteta që mund të ndaj me ju është se kemi trashëguar dhe nuk është se e kemi zgjidhur plotësisht mundësinë për të bërë projekte super të saktë. Tani kemi parashikuar brenda Fondit të Rajoneve një shumë për, po i referohem si programi i aktiviteteve të qyteteve dhe ndërkohë, për të ndarë informacion me ju, besoj se shumë shpejt do të kemi fituesit e 26 planeve të qyteteve, pra 26 qytetet me planet e tyre të zhvillimit, ku do të përputhen me projekte konkrete që do të konkurrojnë nën çatinë apo nën kuadrin e Fondit të Rajoneve. E theksoj që është çështje këndvështrimesh. Kjo qeveri e beson që ai është një fond shumë i rëndësishëm dhe aty ku investohet janë investime shumë të rëndësishëm, qoftë në ujësjellës, qoftë në kanalizime, qoftë në rrugë hyrëse, akse, rrugë rurale, pra ne besojmë që ai program shkon në drejtimin e duhur dhe më duhet të them personalisht që mendoj programin më të suksesshëm.
Porsa i përket pyetjes së parë, makinat, e para janë jashtëzakonisht shumë pak. Mund edhe t’i numëroni. E dyta, unë i numërova listën e projekteve për të treguar që ka një burime programesh dhe rikonstruksionet, nuk besoj se ndërkohë që një shkolle i bie çatie nuk do të duhet ta bëjmë. Duhet ta bëjmë. Nuk besojmë se një ambient çerdhe që po degradon nuk duhet bërë. Duhet bërë. Pra, ky është këndvështrimi i qeverisë dhe i imi personal, por e theksoj që Fondi i Zhvillimit të Rajoneve për mua është llogaria më e suksesshme në aspektin e implementimit dhe të efektit. 0.3 për qind e investimeve është për rikonstruksion.
Çfarë standardesh plotësojnë projektet e vitin 2016? Sa efektive do të jenë ato?
Ne kemi trashëguar në buxhetet tona edhe projekte të cilat janë hapur financiar me 5 apo 10 për qind dhe ajo shprehja “janë lënë rrugë rrugëve” është jashtëzakonisht shumë e vërtetë. Hapur për arsye elektorale apo dhe jo elektorale, rrugë të kategorisë së tretë apo të parë dhe nuk mbarohen dot. Nga niveli i mundur për shkak të kuadrit makroekonomik të investimeve publike, përtej këtij niveli, janë kërkuar projekte 52 miliardë, 520 milionë dollarë projekte të tjera mbi këto që mban dot buxheti i shtetit. Pra, gjithmonë ka kërkesa shtesë. Mund të zgjedhës të bësh një hile, të marrësh 100 projekte, ti hapësh nga vetëm 5 për qind dhe të dukesh sikur ke hapur shumë. Mund të bësh dhe një gjë tjetër q kemi bërë, që të marrim projekte të trashëguara, sidomos ato që janë prioritare, që janë në favor të zhvillimit ekonomik të vendit, ti mbarojmë të gjitha dhe në avancisë sigurisht të fusim dhe projekte të reja.
Porsa i përket cilësisë së projekteve, unë dua të jem shumë i drejtpërdrejtë, nuk është se trashëguam një cilësisë jo fort të mirë dhe për një ditë e rregulluam atë. Por ne kemi një logjikë tjetër. Për projektet prioritare jemi duke punuar me ministritë e linjës, ajo që quhet rendi i prioritetit të projekteve të investimeve. Është një ndërmarrje jo fort e thjeshtë, sepse ministritë e linjës bëjnë presionet e tyre sepse e shohin sektorin si më të rëndësishëm si sektorin tjetër. Shumë projekte kanë rezultuar projekte të bëra jo mirë, që janë kosto në buxhetin e shtetit.
Rruga Tiranë-Elbasan,rezulton se po të iknim me projektin e bërë në fillim nuk do të arrinim kurrë ta bënim. Me ato para dhe me atë projekt nuk e bëjmë dot. Projekt i bërë keq. Nuk e bëjmë dot. Dua ta ndaj me qytetarët, është një projekt i bërë keq, që nuk i mjaftojnë paratë e dhëna, do gati 50 milionë të tjera euro. Duhet ta themi të vërtetën. Nuk besoj se ka të bëjë me qëllimin e keq sepse nuk besoj të ketë qenë qëllim i keq. Unë besoj që ka qenë një keqmenaxhim i projekti, i bërjes së projekti në radhë të parë, i nxitimit për ta përdorur atë projekte dhe ja ku jemi. Gati 50 milionë euro të tjera për të përmbyllur atë rrugë. Duhen gati 50 milionë euro të tjerë për shkak se projekti nuk ka qenë i bërë mirë. Ky është fakti. Pra, është një betejë që vazhdon ajo e përmirësimit. Logjikë të re të stabilizuar brenda buxhetit patjetër që ka.
Porsa i përket efektivitetit të shpenzimeve për vitin 2016, projektet që janë përfshirë për vitin 2016 janë konceptuar me kontribut të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik dhe këtu duhet të ndaloj se ka rritje të konsiderueshme të prodhimin e brendshëm bruto dhe një pjesë e saj vjen për shkak të efektivitetit në investime publike. Debati për efektivitetin e investimeve publike nuk ka për të pushuar kurrë. Të vish të thuash që efektiviteti i investimeve publike është spektakolar është gënjeshtër. Por të vish të thuash që është përmirësuar efektiviteti i tyre në vite është shumë e vërtetë, madje dhe statistikisht. Ka një statistikë që e verifikon këtë gjithashtu. Është rritja ekonomike, 1.1 për qind më e ulëta në 20 e ca vite, përveç ’97. Dhe tani ka filluar 2.1, 2.6-2.7 këtë vit dhe 3.4 është e planifikuar këtë vit. Pra, ka filluar rimëkëmbja e ekonomisë dhe këto dy vite kanë shërbyer për të korrektuar të gjithë ato që ne i morëm dhe që i konsideronim në këndvështrimin tonë diku mirë, diku jo mirë. Solla shembullin e një projekti, por ka shumë projekte si ai.
Pse nuk hiqni dorë nga shpenzimet e tepërta të qeverisë? Pse duhet të rriteshin me 343 për qind ato të kryeministrisë, ndërkohë që u bini në qafë shpenzimeve publike?
Investimet publike janë në rritje dhe ju numërova 5.1 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto apo 77 miliardë lekë. Përsa i përket kryeministrisë, ka dy programe shtesë nuk është se po ngarkojmë kryeministrinë me shpenzime operative. Janë dy programe shtesë dhe mund ti verifikoni. Nuk janë rritur shpenzimet e kryeministrisë, por janë shtuar dy programe që është kryesisht e-qeverisje dhe dixhitalizim dhe menaxhimi i zhvillimit të administratës publike, që është kërkesë e drejtpërdrejtë e Komisionit Europian.
Kur do mbarojë përfundimisht rruga e Kombit? Kur do mbarojë rruga e Qafë-Plloçës? Kur do mbarojë rruga Tiranë-Elbasan? Kur bëhet lidhja e kontratës për rrugën e Arbrit dhe kur fillon puna? Kur do mbarojë Bypassi i Fierit dhe ai i Vlorës?
Rruga e Kombit ka thithur nga paratë e shqiptarëve gati 1.4 miliardë lekë dhe nuk ka mbaruar. Ka segmente të pambaruara, ka ura të pa bëra, ka sinjalistikë të pambyllur, që diku-diku janë edhe shumë të rrezikshme për trafikun. Megjithatë, ne arritëm, që në debat me Komisionin Europian ta fusim edhe këtë segment brenda atyre që i quajmë segmente të rëndësishme evropiane që lidh Nish-Prishtinë-Durrës. Në një llogaritje shumë paraprake që ka bërë Komisioni Europian për ta standardizuar Durrës-Morinë duhet të paktën edhe 160 milionë euro. Siç e dini është tentuar që një pjesë e kësaj rrugë të jepet me koncesion, në mënyrë që të garantojmë mirëmbajtjen. Një rrugë do të duhet të kishte 4-7 për qind të fondeve mirëmbajtje. Ajo rrugë do 7 për qind. E kemi tentuar ta tenderojmë madje u tentua dhe më parë dhe nuk u realizua dot tenderi i koncesionit të mirëmbajtjes. Tani ka një tender në proces, i cili parashikon investime modeste për mirëmbajtje investime. Nuk e dimë si do të dalë por edhe sikur tenderi të mbyllet me sukses prapë ajo rrugë është e papërfunduar dhe kërkon 160 milionë euro minimalisht të cilat nuk i kemi. Ajo rrugë fatkeqësisht ka ngrënë shumë para, përtej kostos normale, dhe do të duhet të haja para të tjera nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Për rrugën Qukës-Qafë Plloç, besoj që këtë vit do të ketë një intensitet punimesh. Është parashikuar rreth 60 milionë dollarë punime vetëm këtë vit. Rruga na bazë të kontratës mbaron për pak më pak se tre vjet dhe shpresojmë se do të ketë një ecuri normale.
Për rrugën Elbasan Tiranë duhen dhe 50 milionë euro për shkak se projekti nuk ishte i saktë. Në këndvështrimin tonë është bërë me nxitim, është një rrugë tejet e rëndësishme, kërkon 50 milionë euro të tjera. Më duhet të them që diskutimet me donatorin janë në zhvillim e sipër.
Rruga e Arbrit është në negociatë akoma. Negociata është në nivel të avancuar. Ka debate teknike shumë të rëndësishme dhe mund të them që po vazhdon diskutimi në nivel teknik për rrugën e Arbrit.
Bypassi i Fierit përveçse ka problematikën e vet për shkak të donatorëve, por që nuk është faji i tyre, problemi konkret aty është dhe për shkak se projekti është bërë më shumë shpejtësi, edhe për shkak se janë zgjeruar fatkeqësisht varrezat e qytetit. Gjurma bie mbi varrezat e qytetit dhe është një problem. Problemi konkret u zgjidh me një projekt të ri të vogël brenda projekti të madh.
Bypassi i Vlorës është i njëjti problem, por me një dimension tjetër. Megjithatë, punimet po ecin në këtë segment.
Po rruga Kardhiq-Delvinë?
Rruga Kardhiq-Delvinë është nga segmentet më të rëndësishëm të jugut. Është projekti më qesharak i bërë nga qeveria e kaluar. Imagjinoni, një lot nga njëra anë, një lot nga ana tjetër, dhe i gjithë mali pa projekt. E ndaj me qytetarët, që Kardhiq-Delvinë është aortë për jugun. Është projekti më qesharak që kemi trashëguar. Pesë km këtej, 2 km këtej dhe një mal i tërë në mes, dhe asnjë lek i planifikuar dhe është prerë shirita për 220 milionë dollarë të pamundur rrugë sepse nuk ka. I kanë bërë me 5 për qind dhe i kanë prerë shiritat e fillimit, shiritat e mbarimit janë për kalenda. Stili që hap një rrugë dhe i lihet borxh i papaguar kompanisë ka mbaruar. Ne do bëjmë ato investime që mund të bëjmë. Ne do bëjmë investime ato që themi, në buxhet, me listë të verifikueshme. A e dini që kemi trashëguar rrugë me 5 për qind të fondit? Çfarë t’i bëjmë? Të rrisim borxhin publik siç e lanë këta, me 5.2 % të PBB? Jo, nuk e bëjmë këtë, do bëjmë ato rrugë që na lejon shëndetshmëria makroekonomike në favor të ekonomisë. Dhe kjo është logjika e buxhetit. Jo më kot e thashë shifrën 520 milionë dollarë kërkesa nga ministritë sipër. Merren projekte, mbarohen, në mënyrë që të ketë edhe kthim ekonomik. Një projekt i nisur dhe i pa mbaruar nuk ka kthim ekonomik. Po nuk mbaroi një projekt nuk ka kthim investimi në ekonomi.
Në vitin 2016 si paraqitet financimi i sektorëve të ekonomisë në raport me atë të ndërtimit të rrugëve?
Bujqësia është sektor prioritet dhe në këndvështrimin tim goxha e financuar mirë në bazë të mundësive. Nevojat janë të shumta. Është shuma e fondit të garancisë gati 1.8 miliardë, ku përfshin qoftë një fond garancie për kreditë për fermerët, qoftë subvencionimin e interesave. Në të njëjtën kohë, ka një shumë të konsiderueshme për investimet në kanalet kulluese vaditëse.
Qe ky buxhet eshge nje kthese e rendesishme per ekonomone e vendit kjo eshte e sigurt. Po punojet per uljen e borxhit edhe per rritjen e investomeve publike edhe private.
Rruget ne kte vend jane shume te rendesishme. Edhe me rendesishme eshte qe ato tr behen edhe jo per fuahata elektorale soc ka ndodh ne 8 vjet te qeverise berisha ku u nisen te ndertlheshin ajo e durres morin edhe ajo e elbasanit. Edhe perfunsimi asnje nuk u perfundua. Edhe i jap te drejte ministrit ahmetaj kur thote qe duhen akoma para per rrugen durrea kukes qe mbi te gjitha duhet teperfundoj sepse ne shume here eshte bere burim aksidenti.
Buqsia eshte nje sektor i rendesishem edhe qeveria duhet ta shoh me kujdes ate sidomos ne pjesen e kanale ujitseve edhe te ndihmes qe per marrjen ekredive nga anaefermerve. Por nje sekfor i rendesishm eshte ddhe turizmi lu qeveria duhet ta shoh me shime kujdds sepse shqiperia i ka kapacitrt per ta kthyer vendin tone te parin perthithjen e turistave.
Shume interesante se si Kljadu behet Mira dhe Mira kthehet ne Liza brenda pak minutash. ha ha ha. Te pakten beni pak pushim mes komenteve ose bejini me me pak patos
Besoj se ky buxhet qe po del tani do i vi shume ne ndihme qytetarve. Edhe ulja e borxhit qe qeveria po shpreh do ja arrij qellimit. Gjithashtu edhe premtimi qe kjo qeveri ka dhen per rritjen prej 3.4 % ka per tu arritur.
Te pakten me aq sa di une , ne gjithe kto vite , ky eshte i veti rast ku buxheti jone parashikohet me suficit. Kjo seshte gje tjeter vecse tregon qe rruga ekonomike qe ka zgjedhur qeveria eshte ajo e duhura , ndoshta jo aq e shpejt sa te gjith do donim por te pakten eshte rruge qe premton shume
Buxheti eshte shume i rendesishem ndaj dhe eshte kaq shume i debatueshem sepse ka te beje me rishperndarjen e te ardhurave, proces i cili prek cdo pjese te shoqerise. Qeveria duket shume e kujdesshme dhe ka treguar se eshte e matur ne kete drejtim mjafton te permendesh likujdimin e bizneseve te cilat kishin filluar pune me interes publik pa mare akoma pagesat per ato pune. Qeveria shleu ne kohe rekord detyrimet ndaj biznesit dhe kjo i vendos ata ne nje mardhenie partneriteti.
politikat ekonomike qe kjo qeveri ka ndjekur der me tani e qe po premton te ndjeke jane me te mirat qe shteti yne ka ndjekur gjith keto vitet e fundit.Me ne fund ekonomia shqiptare po sheh nje drite te bardhe nga gjithe kjo zymti qae ishte zhytur
Reformat e ndermarra ne mjaft sektore, si ajo ne sistemin energjitik, lufta ndaj evazionit fiskal, formalizimi i ekonomise, jane teper te rendesishme. Ka akoma shume per te bere por rendesi ka qellimi i mire.
Ministri me i korruptuar i qeverise Rama. Fatkeqesia me e madhe e kesaj qeverie. Edhe komentet me siper i ka shkruar e njejta dore tmerr.
Po une , tan, jam e njejta dore?! O kec i shtire, e degjove mbreme tek Arjan Cani ministrin? E, vuri karraçull bythes e mos u ndiej ti dhe ata qe jane si ti.
Jeta e more shperblimin zemer? Ik prish leket tani mos u kruaj kot..
Ja e morrën dhe për sot rrogen ciraket e shkronjave!
Ahh kjo rruga e kombit qe plot u vodh prej saj po kurre nuk perfundoi si duhet ! Normale si çdo rruge tjeter qe inaguronte Saliu… te pakten tani po behet pune me hapa te sigurt
Po Sajmir tani behen pune me hap te sigurt: Nuk behet asgje
Ky eshte ministri me debil qe ka pasur shqiperia ndonje here . Me fal z, Rama por se ky ta ka veshtiresuar shume punen dhe reputacionine qeverise.
Qeveri e mashtrimeve.Hajde merre vesh ate 5% e rrugeve qe Partia e tij e aprovoj ne kohen e Sales?Keto mashtrues jo vetem qe nuk kane bere asnje gje edhe pse kane kaluar 2.5 vjet qe kan ardhur ne qeveri por vaxhdojne akoma me mashtrime shjifrash.Mashtrimet e tyre i shkon atje kur deklarojne se kane bere projekte per Kryeministrinte et. qe jane genjeshtar se gjoja keto po bejne Investime? Qeveri Arkaike e Epokes se Gurit.Kane trute e Gomarit qe nuk i duhen as Kafshes jo njeriut me llogjike,keto jane qesharaket e shekullit te 21.Mashtruan duke thene se do lajme Borxhet dhe moren ne ate kohe 600 milione Euro borxhe.Lane vetem 80 Milione Euro dhete tjerat paguajne Rrogat e nenpunesve se nuk jane te zote te mbledhin taksat Progresive?kane dehstuar ne te gjitha drejtimet,Pse qendrojne ne pushtet? jane hajdute e maskarenj dhe jo shqiptar
Ben kujdes me profesionet e lira. Nuk kemi page i kemi te ardhura mos beni budalleqe. E di ti qe ka muaj qe nuk bejme as 10000 leke. Po nje topograf qe ka nje pune ne vit si mund te paguaje 400000 te reja ne vit sig? Vota ime kunder….mos na falimentoni, asistentin tim do e nxjerr ne asistence sociale, paguaje!!! Turp
nuk mund te futen gjithe ne nje thes, jam avokat mesataren e jsm 50000 ne muaj te ardhura, ksm 3 vjet pune. Nuk mund te paguaj vetem sig 30000 lek te reja ne muaj. Jam dhe pa qera punoj ne shpi, po te tjeret. Do e mbyllin ose do red shpenzimet ., ajo plaka 80 vjec qe merte 20000 leke qera nuk do i mari me. Se di cpo behet.
Ky Ahmetaj qe ka dale me kalamallek te mbushe mandjet e njerzve me kujton gjimone ate barcaleten qe babi im eshte aq i madh sa prek rete me dore.
kjo mirqenje qe pritet te ndodhe po na detyron te zhdukemi me vrap nga ky vend