Ekspertët e terrorizmit thonë se në Ballkan gjatë 15 viteve të fundit është krijuar një rrjet i fortë i grupeve islamike radikale, sidomos në Shqipëri, Kosovë dhe Bosnje Hercegovinë.
Kështu shkruan sot gazeta kroate “Jutarnji list”, në një reportazh të gjatë në lidhje me kërcënimet terroriste në Ballkan.
Duke cituar burime anonime nga shërbimet sekrete kroate, gazeta shkruan se, mes myslimanëve në Shqipëri dhe në Kosovë “ka më shumë radikalë se në Bosnje”.
Sipas kësaj gazete, në vendin tonë dhe në Kosovë ekziston mundësia që të ketë edhe konflikte lokale mes ekstremistëve dhe banorëve vendas.
Sipas “Jutarnji list”, ndryshe ndodh në Bosnje, ku komunitete islamike janë shumë më të bashkuar në dënimin e ekstremizmit dhe të terrorizmit. Situata të tilla janë edhe në Maqedoni, ku shqiptarët që janë në minorancë (25 % e popullsisë) dhe bashkëpunojnë me grupe nga Shqipëria.
Më e rëndë situata është në rajonin e Sanxhakut që ndan Malin e Zi, Bosnjen dhe Serbinë shkruan gazeta kroate. Sipas saj, këtu ka disa grupe radikale sidomos pas transferimit në këtë zonë të disa liderëve radikalë boshnjakë vehabitë.
Ndërsa në Kroaci ku jetojnë rreth 60 mijë mysliman, ka disa prej tyre që janë ekstremistë, por sipas shërbimeve sekrete ata janë në kontroll të vazhdueshëm. Këtu nuk ka të dhëna që mund të bëjnë të mendosh se mund të ndodhë ndonjë sulm terrorist.
sunits sunits,mega problem………..
Gayreek asiatic gypsys, super duper mega problem..,..
shume te drejte kane kroatet, veten vish ajazi me zagarete shikut nuk i sheh keto mjekerroshet, ne populli i shihim perdite…o Enver ku je, cohu dhe shiko c’beri qeni yt i keq sali berisha
kudo dhe kushdo po shikon dhe kupton por me cudit qe qeveria shqiptare sikurse dhe ato paraardhese nuk po e kuptojne dhe vazhdimisht mbyllin veshet dhe syte para nje katasrofe qe po i afrohet shqiptareve. zgjohuni nga gjumi dhe reagoni