Fraza befasuese e Papës: Përdorni kondom!

1 Dhjetor 2015, 13:34Lifestyle TEMA

Papa Françesku ndodhet prej ditësh në udhëtimin e tij në Afrikë ku së fundmi ka rrëzuar edhe një prej tabuve të fundit të ngelura të Kishës Katolike: përdorimin e kondomit.

Një gazetar e ka pyetur nëse ka ardhur koha që Kisha të pranojë se duhet përdorur kondomin për të parandaluar HIV/AIDS-in.

“Pyetja më duket shumë e vogël dhe e pjesshme. Të mbrosh jetën apo raportin e hapur seksual? Është njësoj sikur të flasësh nëse duhet përdorur një manikotë kur ke një plagë të vogël. Dakord, duhen shëruar plagët e vogla, por për momentin ka plagë më të mëdha. Plaga më e madhe është padrejtësia sociale, shfrytëzimi i ambientit, kequshqyerja, puna e keqpaguar gati skllavërore apo mungesa e ushqimit dhe luftërat. Është si pyetja që iu bë Jezusit: nëse është e drejtë të shërosh njerëz gjata Shabatit. Duhen luftuar njëherë padrejtësitë e mëdha më pas të merremi me gjërat e vogla”, ka thënë Papa.

Një përgjigje diplomtaike e Papës që lë të hapur mundësinë që Kisha të pranojë se përdorimi i kondomit mund të shpëtojë jetë, një pozicion që e ka kundërshtuar fort për vite me radhë.

3 komente në “Fraza befasuese e Papës: Përdorni kondom!”

  1. europian kam te drejten time! says:

    jezusi zbatoi ligjin e moisut, shihet qarte ne ungjill qe jezusi respekton mosiun dhe ligjet e tij! jezusi ne ungjill thote se nese besoni moisuin duhet te me besoni dhe mua!

  2. Askush says:

    Ne ato qe ka thene Papa ,fraze qe gazetarit I duket maja e azbergut eshte dicka e Vogel ne realitetin e krijuar.
    Kam degjuar nje histori rreth mbretereshes se Anglise qe u habit me njerzit qe protestonin per buke,nuk kishin Buke per ti vene familjes ne tavoline.Dhe ajo e habitur tha se ne qofte se nuk kane Buke le te hane biskota .
    dhe per gazetaret nuk ka rendesi qe vidhet tere dyqani , rendesi ka nese u vodh kalemi qe perdor arketarja.

  3. grida says:

    Njerzimi duhet te perparoje ne kete shekull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje