Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri shoqëruar nga Administratori i OSHEE-së Adrian Çela promovuan sot një prej shërbimeve më të reja të kompanisë në fushën e Kujdesit ndaj Klientit.
OSHEE ka filluar vendosjen në qendra publike dhe tregtare të paisjeve të quajtura “Infokioska”. Ato janë konceptuar si ‘sportele’ vetshërbimi që garantojnë një sistem të sigurtë, transparent, të shpejtë dhe efektiv. Përmes këtyre paisjeve elektronike, qytetarët në kohë reale munden të njihen me faturat e energjisë, të paguajnë faturat online, të njihen me statusin e ankesë/kërkesave të tyre ose të depozitojnë një të tillë. Kjo pajisje praktike dhe lehtësuese për abonentët, mundëson marrjen e informacioneve në kohë reale, duke evituar rradhët e gjata pranë Qendrave të Kujdesit ndaj Klientit (KNK).
Ministri Gjiknuri deklaroi se përmirësimi i situatës financiare të sektorit dhe të vet kompanisë përkthehet në shërbime më të mira për qytetarët.
“Shërbime më të mira për sa i përket furnizimit me energji që kërkon kohën e vet, vite dhe investime. Pse jo edhe me pak para, të përmirësojmë bazën e shërbimit me klientin. Konsumatori shqiptar, sa më shumë i bashkohet formalizimit të tij në sistem, aq më tepër kërkon shërbim cilësor. Qëllimi ynë është pikërisht që të ofrojmë shërbime alternative dhe korrekte përmes formave moderne online”, theksoi ministri.
Sipas tij, është me shumë rëndësi që qytetarët të fillojnë ta ndjejnë kompaninë si të tyren. “Në fund të fundit, duhet të jetë e qartë se kjo është kompania e të gjithë shqiptarëve. Të gjitha masat e qeverisë shqiptare kanë patur për qëllim që qytetarët shqiptarë ta ndjejnë veten si aksionerë të kësaj kompanie, të këtij aseti kombëtar. Çdo pagesë e tyre e rregullt përkthehet në investime për furnizimin dhe përmirësimin e shërbimit”, u shpreh ministri.
Administratori i OSHEE-së sqaroi se gjatë këtij viti janë hedhur hapat e para për modernizimin e shërbimit ndaj klientit dhe viti 2016 do të shënojë një ndryshim edhe më të dukshëm.
“OSHEE e ka në fokusin e saj gjithnjë e më tepër përmirësimin në mënyrë të dukshme të marrëdhënies me klientin. Gjatë këtij viti kompania mori disa nisma për krijimin e kompanive alternative për shërbimin e pagesës si përmes telefonit, pikave të këmbimit valutor etj. Në këto sportele ka rritje të ndjeshme të veprimeve nga abonentët. Vetëm në muajin tetor u regjistruan 120 mijë pagesa nga sportelet ndërsa nga shkurti janë mbi 820 mijë pagesa në formë elektronike”, u shpreh Çela.
Infokioskat, sqaroi Çela, si produkti më i ri po vendosen së pari në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. “Synimi është që brenda Janarit të shtrihemi në të gjithë territorin e Shqipërisë. E nismë me këto tre qytete pasi këtu kemi filluar edhe me shërbimin online në të njëjtën kohë. Në këto sportele qytetarët mund të marrin informacion për faturën, të paguajnë direkt faturën me kartë krediti, të marrin informacion për ankesat e tyre ku kanë ngelur. Në këtë formë rritet transparenca dhe punonjësi i kompanisë është përpara një monitorimi edhe më të madh”, sqaroi Çela.
OBOBOBO FILLUAN KETA GENJESHTARET KETA 1 VIT QE NUK RREGULLOJNE GABIMET E MBIFATURIMIT AFROFE MEGJITHESE KAM MBUSHUR TE GJITHE KERKEASAT ME SHKRIM DHE KANE BERE VERIFIKIM E TYRE PER GABIMIN QE KANE BERE.
BOLL ME ME FASDADA E GENJESHTRA O QELBESIRA.
TE VJET INAT TA THUASH POR SALI SERB BERISHA KA TE DREJTE … JU JENI TE PAFTE DHE ME TE KEQINJ.
Prisni,prisni se akoma nuk keni pare gje ju!
Ne cdo fund viti OSHEE e ka patur zakon qe te MBIFASTUROJE klientet me shifra marramendase per te dale me plan te realizuar!
Ose ben te kunderten,kur eshte mire:I le ZERO,faturat per dhjetorin qe t’i vjele ne janar!!!
Këto broçkulla OSHEE-ja dhe ministri që na e mburr le t’i mbajnë për vete. Qytetarët-klientë të rregullt nuk vuajnë më tepër nga pamundësia për t’u informuar apo për të paguar diku; ata vuajnë nga padrejtësitë që u bën OSHEE, e cila u jep porosi faturistëve të vetë të verbër që të mbifaturojnë klientët, të cilëve u thuhet: paguani, nëse ankesa është e drejtë atëherë sasia e tepërt do t’u zbritet në faturat e mëpasme. Pra OSHEE, kur ka nevojë të na paraqitet me bilanç pozitiv i bën klientët me dhunë kreditorë të saj. Ja kjo OSHEE-ja e vërtetë dhe kjo është e vërteta mbi të mirat e saj në adresë (kurriz) të klientëve. Për këtë palaçollëk, hajdutllëk e sjellje të dhunshme, prej gangsteri ndaj qytetarëve përgjegjësinë në radhë të parë e ka Ministria dhe kuvendi, sepse të parët propozojnë e të dytët miratojnë ligje kundër klientëve. Nëse është vërtet aq e dashuruar me qytetarin-klient të OSHEE-së Ministria e kuvendi le ta sanksionojnë me ligj që mbi faturimet apo të tëra shkeljet financiare e të tjera që i bëjnë në dëm të qytetarit t’i paguajnë punonjësit përkatës, që nga faturisti, përgjegjësi i tij më i afërt e deri lartë (vetë faturistët thonë se na kanë dhënë urdhër për të vënë fatura aforfe-pa shkuar fare te sahati, apo mbifaturime); ashtu siç parashikohen penalitete për klientët debitorë, kundër të cilëve ngrihet më këmbë policia, gjë për të cilën nuk jam kundër, le të çohet policia edhe te kçta abuzues të veshur me pushtet, le të parashikohen penalitete financiare edhe për këta abuzues të pështirë, le të parashikohen dëmshpërblime për klientët e dhunuar nga OSHEE, si për sorollatjet, për shkatërrim psikologjik, për dëmtim të shëndetit në përgjithësi për shkak të stresit që u shkaktojnë, e të tjera; atëherë po, atëherë do t’i besonim se janë me të drejtën dhe, edhe me qytetarin e rregullt.
Bravo OSHEE-se. Sa me shume permiresim te sherbimit te klientit pasi kjo eshte nje pike e dobet qe kerkon te adresohet sa me shpejt. Po ecet ne rrugen e duhur pavaresisht nihilisteve pd-iste qe vetem helm hedhin. u shijonte kohae rrumpalles ku nuk paguanin asnje lek dhe benin si garipa. tani qe u kerkohen leket per energjine qe harxhojne u duket sikur po jua vjedhin. komplet legena.