Qeveria shqiptare duket se është e vendosur që të shkojë në Arbitrazh me kompaninë kanadeze “Bankers Petroleum”. Ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri la të kuptohet në Komisonin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese se ndasitë mes palëve janë të thella.
“Ne, nga auditet e kryera nga agjencitë e specializuara, kemi gjetur që ka kosto të fryra dhe ky është thelbi i konfliktit, që ka vajtur në Arbitrazh. Arbitrazhi nuk është gjë e paparashikuara, është në marrëveshje. Pra palët do e zgjidhin përmes ekspertëve dhe Arbitrazhit. Pala shqiptare po merr të gjitha masat për t’u mbrojtur dhe ka rekrutuar një nga kompanitë më në zë ndërkombëtare për të mbrojtur interesat e shtetit shqiptar”, deklaroi Gjiknuri.
“Bankers” akuzon se shteti shqiptar nuk po zbaton vendimin e Arbitrazhit që detyron Tatimet të zhbllokojnë llogaritë e saj në Shqipëri. Zoti Gjiknuri nuk komentoi mbi këtë çështje, por i quajti të papranueshme kërcënimet e kompanisë për mbylljen e prodhimit.
“Mbarëvajtja e prodhimit është shumë e rëndësishme. Nuk duam që asnjë kompani të lëshojë mesazhe të tilla që nuk duam, apo që do të krijojë probleme në prodhimin e naftës pasi kjo do të ndikonte në ekonomi. Nuk mund të pranojmë këtë gjuhë pasi nuk është e përshtatshme për ne”, shtoi ministri i Energjitikës.
Konflikti mes Qeverisë dhe “Bankers” kulmoi kur Tatimet bllokuan llogaritë bankare të kompanisë kanadeze pasi kishin marrë autorizimin nga gjykatat shqiptare për të mbledhur me forcë 75 milionë Dollarë. Ky është një detyrim që shteti shqiptar pretendon se kompania e ka shmangur, duke raportuar shpenzime më të larta se ato reale, për të ulur normën e fitimit dhe rrjedhimsiht duke shmangur pagesën e taksave, sikundër parashikohet në marrëveshjen koncesionare.
Por “Bankers” e çoi çështjen në Arbitrazh ku arriti të sigurojë një urdhër mbrojtje, që detyron autoritetet shqiptare të zhbllokojnë llogaritë deri në vendimin përfundimtar të Arbitrazhit. Deri më tani autoritetet nuk e kanë respektuar urdhërin e Arbitrazhit dhe një ditë më parë kompania tha se pas të mërkurës do të fillojë uljen e prodhimit në fushën e Patos-Marnizës deri në ndalimin e plotë të tij./ TCH
Nje palo kompani qe kercenon nje shtet duke dale hapur dhe thote: “Prodhimin e pasurise tende une do ta ndaloj”.. Te dali Shelli apo British Petrolium dhe te kercenoj Ameriken ose Angline me kete gjuhe.. Ta provoj njehere.. Pa mbaruar ekoja e deklarates, nuk egzistojne me si kompani..
Nuk kercenoi o njeri i trashe por thjeshte deklaroi se ne kushtet e bllokimit te aseteve kompanise i jane krijuar veshtiresi financiare dhe nuk eshte ne gjendje ta transportoje produktin. Cfare ka ketu qe nje budalla si ti nuk e kupton? Apo mos je me budalla se budallai?
Amerika nuk sillet keshtu me kompanite private, e para, dhe e dyta, ne asnje rast nuk do ishte ne gjendje qeveria amerikane te mbyllte nje kompani vetem pse kane mosmarreveshje ne taksim.
E fundit, nuk eshte “prodhimi i pasurise tende”, ngulite ne koke kete o njeqelizor. Shfrytezimi i nentokes i eshte dhene kompanise me koncesion dhe prodhimi i takon asaj. Ajo qe merr pala shqiptare varet nga kontrata por kryesisht eshte te ardhurat qe i vijne ekonomise nga forca punetore si dhe taksat qe ata i paguajne shtetit, taksat qe paguan vete korporata (nqs del me fitim) dhe e fundit ndonje perqindje te caktuar sesi mund te jete rene dakord ne kontrate.
Jane ngritur te gjithe budallenjte duke bertitur “na rropen, na rropen” ne nje kohe kur nuk e keni idene per cfare flisni.
Sonar mos u bej kopetent kur nuk di gje. Vertete qe eshte faji I pales shqiptare qe ka bere nje kantrate roberuese duke marre pergjegjesite panevojshme PeR shpenzimet kapitale qe vetedeklarohen nga pala e Bankersit. Pala shqiptare po diktohet qorrazi nga faturat qe jep Bankersi per shpenzimet kapitale. Ne keto kushte Bankersi eshte nje kompani qe operon me nje komoditet qe as ne vendet me te humbura te Afrikes nuk ndodh. Kjo do te thote qe pala shqiptare mer persiper me shpenzimet e saja mosfalimentimin e kasaj kompani fantazem (qe nuk ka asnje kapital te saj vec fletore dhe lapsa). Kontrate idiote! “Qejf o qejf qe den dervishi pi raki ha tule mishi”. Po Bankersi nuk ka qejf te paguaje as detyrimet financiare te parashikuar edhe nga kjo Kontrate mizerabel. Sidoqofte problemi eshte fare I thjeshte; Le te merret raporti vjetor I te ardhurave,shpenzimet dhe fitimeve qe Bankersi I paraqet aksionereve ne Kadada dhe me te te merret nje kompani asnjanjese audituse. Per bythen e ketyre horrave nga kanadaja po torturohet dhe sakrifikohet biznesi jone I vogel dhe I mesem
Sa per ministrin e energjitikes Gjiknuri bie era korrupsion dhe toni I tij te le te kuptosh se ai ka gelltitur jo nje luge corbe te prishur por ka ngrene pjata te tera ne tavoline bashke me Kryeministrin tone hajdut.
Ti Sonar
Nuk je njeqelizor
Por je I plote nje rrot *ar
Nuk ja ke idene nga biznesi,hajde beje ne skandinavi shmang’jen e taksave,edhe shikon cfare te bejne qeverite.Shpenzimet behen edhe bazohen ne baze te licenses shoku,nuk mund te kesh nje biznes edhe te shkosh per pushime ne maldive apo Bahamas edhe faturen tja ngjeshesh biznesit,edhe ul taksimin pastaj ..bankers nuk mund te shpenzoj me shume ngase fiton sepse perndryshe i binte te falimentoje shoku.Shteti shqiptar shume bukur e ka vene me shpatulla bankers,hajde jeto ne marinez ti edhe shiko cfare behet me ajrin edhe kualitetin.
Ah,tallni… me parate tona.Ju lumte,vodhet sa mundet me Saleshin,tani beni edhe presion.
Ti ormik me mir mos te jesh far.
Ou po per Rapiskanin pse nuk shkuan ne arbitrazh kta moterqirat ??
@Sami dhe Fieraku realist
Une iu pergjigja atij budallait optimist ne lidhje me fjaline “prodhimin e pasurise tende une e ndaloj…” Komentet tuaja jane pa pike lidhjeje. Nuk po them se kompania duhet t’i shmanget taksave, ajo eshte tjeter gje. Prandaj po shkohet ne arbitrazh qe te zgjidhet ajo ceshtje. Bankers thote keto kam pasur shpenzime, qeveria thote nuk i pranojme dhe pastaj vendos gjykata. Sa per kontraten, nuk e di se si e kane bere por nqs ajo i djeg qeverise atehere fajin e ka vete se duhej ta pyeste bythen mire kur e beri.
Edhe njehere, ajo qe shkruani ju nuk ka lidhje aspak me ate qe thashe une.